Tërmeti në Mal të Zi

Ndodhi më 15 Prill në ora 06:19 me një magnitudë 6.9. U ndje më së shumti përgjatë vijës bregdetare Malazeze dhe Shqiptare.

Tërmeti i 1979-ës në Mal të Zi ishte tërmeti më shkatërrues në territorin e sotëm të Malit të Zi, atëherë pjesë e RSF të Jugosllavisë.[2]

Tërmeti në Mal të Zi, 1979
Tërmeti në Mal të Zi is located in Earth
Tërmeti në Mal të Zi (Earth)
Data 15 prill 1979
Madhësia 6.9 Mw [1]
Thellësia 12 km
Vendndodhja e epiqendrës 41°59′N 18°59′E / 41.98°N 18.98°E / 41.98; 18.98
Shteti apo rajoni i prekur Mali i Zi, Shqipëria
Të mbytur 136 të vdekur, 1,000+ të plagosur

Tërmeti

Redakto

Tërmeti, që ishte 7.0 në shkallën Rihter[2][3] dhe IX[3][4]shkallën e Merkalit, ndodhi rreth 15 km nga bregdeti i Mali të Zi ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit, më 15 prill 1979 në ora 06:19[3] ose 06:30[4] UTC (07:19 ose 07:30 në kohën lokale).[2][3] Dridhja zgjati për dhjetë sekonda[4] dhe është ndjerë kryesisht përgjatë bregdetit malazez dhe atij shqiptar.

Qyteti i vjetër i Budvës, një nga trashëgimitë kulturore të Malit të Zi, u shkatërruar rëndë. Nga 400 ndërtesa në Qytetin e vjetër të Budvës, 8 mbetën të padëmtuar nga tërmeti. Bedenet e shekullit 15 të qytetit të vjetër u dëmtuan gjithashtu rëndë. Manastiri Praskvica, i vendosura në mes Miloçerit dhe Shën Stefanit në Komunën e Budvës, vuajti në masë të madhe.

Muret rrethuese të Tivarit të vjetër kishin pësuar shumë pak dëme nga tërmeti, në krahasim me Akuaduktin e Tivarit i cili u shkatërrua plotësisht. Herceg Novi, qyteti më i ri në bregdetin e Malit të Zi, pësoi dëme të rënda.

Kalaja e Ulqinit, një tjetër trashëgimi kulturore e Malit të Zi, u shkatërruar pothuajse tërësisht. Kulla shekullore e Balshajve në Ulqin gati u shemb si pasojë e tërmetit.

Më shumë se 450 fshatra janë rrafshuar me tokë.[3] Përveç kësaj, shumë fshatra në rajonet e Crmnicës, Gërbalit, Krajës dhe Pashtroviqit ishin në rrezik të kolapsit total. Më tej në brendësi të Malit të Zi: Cetina, Danilovgradi, Nikshiqi dhe kryeqyteti i Malit të Zi Titogradi (sot Podgorica) u dëmtuan në masë të vogël.[4]

Sipas një raporti të UNESCO-s në vitin 1984, një total prej 1,487 objektesh janë dëmtuar, gati gjysma e të cilave përbëhej nga ekonomi familjare dhe një tjetër dyzet për qind e përbërë nga kisha dhe pronat e tjera të shenjta. Vetëm tridhjetë për qind e 1,487 objekteve të dëmtuara janë shkatërruar tërsisht.[4] Deri në fund të katastrofës, 101 njerëz kishin vdekur në Mal të Zi[2][3] dhe 35 në Shqipëri dhe mbi 100,000 njerëz kanë mbetur pa strehë.[4]

Shiko dhe

Redakto

Referimit

Redakto
  1. ^ "Strong-Motion Records of Earthquakes in 1979, Ambraseys, N., Smit, P., Sigbjornsson, R., Suhadolc, P. and Margaris, B. (2002), Internet-Site for European Strong-Motion Data, European Commission, Research-Directorate General, Environment and Climate Programme". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2009. Marrë më 1 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d (Montenegrin): Crnogorski zemljotres ukroćen u Skoplju, Vijesti
  3. ^ a b c d e f Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. ^ a b c d e f Stampa:En icon Earthquake: The Conservation of the Historic Monuments and Art Treasures, 1984, UNESCO[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

Redakto