Tërstika
Zgjidhja e Greqisë, Maqedonia Perëndimore
Tërstikë (greqisht: Ακόντιον/Akóntion) është fshat në qarkun i Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Τέρστικα/Térstika.[1]
Tërstikë
Ακόντιον | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Tërstikalli |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Tërstika kufizohet me Prapackën e Sipërme, nga jugu me Gërlenin, nga lindja me Çërçishtin e Grënçin dhe nga perëndimi me Revanin.
Toponimet të fshatit Tërstikë:(Para vitit 1923)[2]
- Ar’ e Derit (Derrit) - arë ku bënte dëm derri në kohën e prodhimit, në L.
- Ar’ e Hoxhës - arë, dikur ka qënë pronë e një hoxhe nga ky fshat, në V.
- Ar’ e Zogut - arë, në L.
- Aurllaica – tokë e punueshme rreth 20 hk, në JL.
- Çereshnovë/a - ara ku ka pasur gështenja, në J.
- De Plepi (Te Plepi) - arë, në L.
- Dë Koriet - pyll me dushk, në V.
- Gërçika - arë afër Mollçinës, në L.
- Gur i Plakut - shkëmb, në L.
- Gur i Shqipes - gur i madh ku ulej shqiponja, në V.
- Izvorçe/ja - ara, në L.
- Koria e Priftit - pyll me dushk, në V.
- Kroi i Çereshnovës - burim uji, në J.
- Kroi i Lajthisë - gurrë uji, në P.
- Kroi i Shabanicës - krua në fshat të cilin e ka pasë ndërtuar gruaja e njëfarë Shabani që s’mbahet mënd, në qendër.
- Krypenicë/a - vend kullotë ku barinjtë shtronin pllaka guri për t’u hedhur kripë bagëtive, në L.
- Lajthitë - pyll me lajthi, në P.
- Lum i Çiflikut – lumë që vjen nga burimet e Llabanicës dhe të Kostinecit, në L.
- Mollçinë/a - arë ku dikur ka pasur mollë, në V.
- Përroi Stilisë - përrua që mban ujë dimër e verë, në L.
- Plloç/i - ara, në L.
- Prapagështënja - ara pas një pylli me gështenja, në P.
- Qepuri/a - një e ngjitur e përpjetë, në L.
- Starallojze - arë, në P.
- Uj i Qelbur - ara, në JL.
- Varret - varret e fshatit, në L.
- Varrniç/i – kodër që ka në krye një pyll me lajthi, në VL.
- Vresht/i - vreshtë, në L.
- Vrim’ e Bubës - vrimë në dhe, ku thonë se dikur ka qenë strehuar një gjarpër i madh i cili hante njerëz e kafshë, në V.
- Xhamia - xhami e fshatit, në qendër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Tërstikë:(Para vitit 1923)[3]
Demirseitër, Hajredinllinj, Hysenmalenj, Sulejmanenj, etj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Térstika - Akóntion
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 509-510. Treguan: 1) Sabri Ago nga Tërstika. 2) Rakip Hajredini, Tërstikalli.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 509.