Tahir Efendi Gjakova

poet shqiptar
(Përcjellë nga Tahir Efendi Boshnjaku)

Tahir efendi Boshnjaku i njohur edhe Tahir efendi Gjakova (Llukare, 1770 - Gjakovë, 1835[1] ose 1850) ka qenë myderiz, një ndër bejtexhitë më të njohur, si dhe shejh i tarikatit Bajramije. Vepra më e njohur e tij titullohet Emni Vehbije botuar me alfabetin e Stambollit në Sofie më 1907.

Emri e prejardhja

Redakto

Quhet Boshnjaku sepse, sipas Idriz Ajetit sepse kishte prejardhje boshnjake, ndërsa Kaleshi e argumenton sepse udhëtonte shpesh nëpër Bosnjë dhe Sanxhak. Sipas Mexhid Yvejsit i ka mbetur prej fshatit të vendlindjes. Baba Qazim Bakalli është i mendimit se origjinën e Tahirit duhet kërkuar në Plavë ose në Gusi.

Ndërsa transkriptuesi i veprës së Tahir ef., Hafiz Bajram Agani kumton se prejardhjen familja e tij e ka patur nga Rozhaja.[2]

Biografia

Redakto

Lindi në fshatin Llukare pranë Jeni Pazarit, në familjen e Saraçëve të fisit Kastrat.[3]

Njihej si Efendia i Madh,[1] sepse ishte myderizi i parë në Medresenë e Vogël të Gjakovës si dhe qe shejh i tarikatit Bajramie.[3]

Tahir Efendi Boshnjaku nga Gjakova shkroi vepra fetare dhe laike në gjuhën shqipe dhe turke. E plotë është ruajtur vepra kryesore e tij, "Emni Vehbije sherif", shkruar në gjuhën shqipe por me shkronja arabe në vitin 1835. Ka edhe mendime sipas të cilave kjo vepër është shkruar në vitin 1806. Është libri i parë shqip, me alfabet arab, shkruar në Kosovë. Këtë veprë e transliteroi nga alfabeti arab në alfabetin latin, Ismail Haxhi Tahir Gjakova më 1907 dhe u botua në Sofje prej Shoqërisë «Bashkimi», në shtypshkronjën shqipe «Mbrothësia» të atdhetarit të dalluar Kristo Luarasi.

Vepra "Emni Vehbije sherif" ka 332 vargje. Kjo vepër fetare është më shumë një përmbledhje këshillash, fjalësh të urta e të mësimit islam të mbështetur në librat e shenjët dhe në traditën islame. Tërë kjo ndërlidhet me traditën dhe me gjendjen e popullsisë vendore.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Harry Thirlwal Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World, Columbia, S.C: University of South Carolina Press, fq. 76, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Rexhepagiqi, Jashar (1970). Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918. Prishtinë: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore. fq. 135–136. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Yvejsi, Mexhid (6 qershor 2014). "Tahir Efendi Gjakova". mediaelire.net. Marrë më 8 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)