Tahnik (تَحْنِيكِ) është një ceremoni islame e prekjes së buzëve të një foshnjeje të porsalindur me mjaltë, lëng të ëmbël ose hurma të shtypura.[1][2] Originally the date was softened by mastication by the pious person and rubbed on the infant's palate.[3] Fjala arabe ḥanak (حنك), shumës aḥnāk (احناك), do të thotë 'qiellzë', nga cila rrjedh fjala taḥnīk (تَحْنِيكِ).[4]

Gjatë jetës së Muhamedit, myslimanët i sillnin të porsalindurit e tyre që ai të bënte tahnik mbi ta.[5][6]

Në librat e mbledhur të hadithit, Sahih Muslim, nga Muslim ibn el-Haxhaxh, Kitab al-Adab (كتاب الآداب) "Libri i Mirësjelljes", përmban tregimin e origjinës së ritualit ceremonial të kryer nga nëna ose babai i të porsalindurit:[7]

“Rekomandohet të bëhet taknik në ditën e lindjes, të merret i porsalinduri te një person i drejtë ose që prindërit t'i bëjnë tahnik në të. Lejohet emërtimi i të porsalindurit në ditën e lindjes dhe rekomandohet përdorimi i emrave Abdullah, Ibrahim dhe emrat e të gjithë profetëve të tjerë, (Paqja qoftë mbi ta).

Enes ibn Malik transmeton:

"Unë e çova Abdullah b. Ebi Talha Ensarin te i Dërguari i Allahut (ﷺ) në kohën e lindjes së tij. I Dërguari i Allahut (ﷺ) në atë kohë ishte i veshur me një mantel leshi dhe i lyente devetë me katranin. Ai tha: "A keni marrë me ju hurmat? Thashë: Po. Ai i kapi hurmat, i futi në gojë dhe i zbuti, pastaj ia hapi gojën foshnjës dhe e futi në të dhe fëmija filloi ta lëpijë. Pastaj i Dërguari i Allahut (ﷺ) Tha: Ensarët i pëlqejnë hurmat dhe ai (Profeti) ia vuri emrin Abdullah."[8]

Taḥnik gjithashtu ushtron muskujt e gojës dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut në gojë - kjo mund ta ndihmojë fëmijën të jetë në gjendje të thithë dhe të marrë qumështin e nënës. Gjithashtu vlerësohet se parandalon hipogliceminë neonatale tek foshnjat e porsalindura.[9]

Referime

Redakto
  1. ^ World faiths, Teach yourself - Islam. By Ruqaiyyah Maqsood. ISBN 0-340-60901-X. Page 173.
  2. ^ "AQIQAH - Islamic Services". Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2009. Marrë më 12 dhjetor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sahih Muslim, Bk25; number 5339: Kitab al-Adab
  4. ^ Hans Wehr Dictionary
  5. ^ "Duties toward your children". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2010. Marrë më 12 dhjetor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Darul Ghufran Mosque » Tahnik". Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2010. Marrë më 12 dhjetor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Islams Women - Manners of Welcoming the New Born Child in Islam
  8. ^ Kitab al-Adab (Book of Etiquette) Ḥadīth 5340 (Book 39; Ḥadīth 5736)
  9. ^ "Effect of Tahneek on Hypoglycemia in Newborn Infants - Full Text View - ClinicalTrials.gov". clinicaltrials.gov (në anglisht). Marrë më 2020-04-07.