Tambëloriz ose Sytlijash është ëmbëlsirë që përgatitet duke zier oriz me qumësht (ose e përzier me ujë) dhe përbërës të tjerë si sheqer, kanellë, vanilje dhe rrush të thatë.

Fırın sütlaç turke, e gatuar

Variantet përdoren si për ëmbëlsira ashtu edhe për darka. Kur përdoret si ëmbëlsirë, zakonisht kombinohet me një ëmbëlsues si sheqeri. Ëmbëlsirat e tilla gjenden në shumë kontinente, veçanërisht në Azi, ku orizi është një element kryesor. Disa variante trashen vetëm me niseshtenë e orizit; të tjerat përfshijnë vezët, duke i bërë ato një lloj krem vanilje.[1]

Referime

Redakto