Tavë peshku me perime 2
Lyejmë tavën me vaj dhe rreshtojmë në të peshqit. Sipër i vendosim me radhë feta djathi kaçkavall, kunguj të prerë në feta, 1 spec të prerë për së gjati, feta domatesh. I hedhim përsipër vaj, verë ose uthull, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë, hudhra të grira, shumë pak ujë dhe i fusim në furrë për të pjekur. Tavën e heqim nga furra me pak lëng.
Masat e perimeve dhe peshkut sipas dëshirës.