Teatri Popullor Krahinor
Teatri Popullor Krahinor i njohur ndonjëherë edhe si Teatri Popullor i Kosovës ka qenë teatri i parë profesional në Kosovë. Fillimisht ka funksionuar nën emërtimin Teatri Popullor Rajonal dhe është themeluar në kryeqytetin historik të Prizrenit.
Historiku
Redakto1946 - 1999
RedaktoTeatri Popullor Krahinor i Kosovës (në fillim me emrin Teatri Popullor Rajonal) u themelua në tetor të vitit 1946 në Prizren. Ky ishte institucioni i parë teatror profesionist në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë shpejt, disa muaj pas themelimit, ky teatër u transferua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artistët amatorë, entuziastë e idealistë të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesionistë nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ndërkohë që, në vitet ’60, ansambli i tij pasurohet me kuadro të reja profesioniste. Deri në vitin 1989 ky teatër i ka realizuar mbi 400 premiera me rreth 10.000 repriza, të cilat në Kosovë dhe në hapësirat e ndryshme të ish Jugosllavisë janë përcjellë nga mbi 3.200.000 spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramaturgjisë kombëtare, botërore dhe ish jugosllave. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, janë vlerësuar me tone të larta nga kritika e atëhershme dhe janë nderuar me çmime të ndryshme artistike. Kështu, p.sh., në vitin 1967, shfaqja “Erveheja” e Ahmet Qirezit ne regji te regjisorit Muharrem Qena është nderuar me Çmimin e Regjisë më të Mirë në Festivalin e Dramës Jugosllave “Sterijino Pozorje”. Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, në këtë teatër janë realizuar edhe shfaqje në gjuhën serbe. Bukur shpesh, sidomos pas vitit 1981 e këndej, ky teatër ka vepruar nën presion të rëndë politik nga sistemi dhe regjimi komunist jugosllav.
Në vitin 1990, regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem shkollor universitar paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës.
Pa mëdyshje momenti më i ndritur në historinë e Teatrit Popullor Krahinor ishte shfaqja “Erveheja” (1966) në regji të Muharrem Qenës, e punuar sipas dramatizimit të Ahmet Çirezit të poemës romantike me të njëjtin titull të Muhamet Çami-Kyçykut me muzikë të Rexho Mulliqit. Në “Ervehe” kanë luajtur: Melihate Ajeti, Xhevdet Lila, Shani Pallaska, Istref Begolli, Ragip Logja, Ahmet Spahiu, Xhevat Qena, Matej Serreqi, Adem Mikullovci, Shaban Gashi, Malo Gami, Naxhije Deva.[1]
Aktorët e dramës shqipe
RedaktoAbdurrahman Shala, Muharrem Qena, Katarina Josipi, Agim Shala, Melihate Ajeti, Istref Begolli, Nexhmije Pagarusha, Matej Sereçi, Shani Pallaska,Xhevdet Lila, Krist Berisha, Xhevat Qena, Adem Mikullovci, Leze Qena, Hadi Shehu,Gani Jetishi, Shaban Domi, Naxhije Deva, Malo Gami,Lumnie Sopi, Faruk Begolli, Meribane Shala, Ragip Logja, Ahmet Spahiu, Xhevat Qorraj, Dibran Tahiri, Ali Ahmeti, Hazir Myftari, Enver Petrovci, Ramadan Mala, Drita Krasniqi, Drita Boshnjaku, Kumrije Hoxha, Avdush Hasani, Skender Tafaj, Çun Lajqi, Safete Rugova, Igballe Qena, Selman Lokaj, Bislim Muçaj, Asllan Hasaj, Ekrem Taraku, Enver Kaçaniku, Veton Osmani, Belgjyzare Fejza,Luan Jaha, Afrim Kasapolli, Hysni Sylaj, Xhejlane Godanci, Shirine Morina,Selman Jusufi, Fatime Lugiqi-Ademi, Hisnije Muqaj.
Shih edhe
RedaktoBurimi
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2011. Marrë më 13 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)