Teatri Migjeni
42°04′08″N 19°30′40″E / 42.068911°N 19.511164°E
Teatri Migjeni ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Teatri ka më shumë se 80-të vite që funksion dhe ka realizuar mbi 300 premiera.
Shoqëritë teatrore
RedaktoNë lëvizjen teatrore Shkodra ka një traditë të pasur, të lakmueshme e rrezatuese. Kështu, në hapësirën kohore, deri në themelimin e teatrit profesionist, lindën dhe shfaqën portretin e tyre artistik shumë shoqëri, si: "Shkolla Fretnore" (1861), Kolegji Saverian (1905) me grupet deputuese: "Seminari papnuer", "Kongregacioni i Zonjës Nunciatë", "Oratoria e Zemrës së Krishtit", "Rrethi bamirës i Sh'Jozefit", "Orfanotrofi i zemrës së Krishtit"; e më vonë shoqëritë: "Leka", "Iliria" (1931), Shkolla e Motrave Stigmatine (1878), Shoqëria "Rozafat" (18.02.1918), "Shoqëritë: "Mustafa pasha" me kryetar Ibrahim Gjyrezin e "Vaso Pasha" me kryetar Hilë Mosin, të cilat u shkrinë dhe morën emrin "Vllaznia" (1919-1935); "Gëzimorja" (Shirokë, 1922), "Populli" më vonë u quajt "Shkodra" (1923), "Grupi i Gjon Krajnit" (1923), "Atmja e lirë" (1932), "Djelmnia Antoniane" (1933) në përbërje të cilës më vonë: "Rrethi i Don Boskos" e "Scuola Cantorum" (1935); "Malet tona" (1934), "Grupi shkodranë" (1936), "Besa" (1937), "Komuniteti bamirës musliman" (1938), "Karnavalet" (1861, ndoshta dhe më parë), si dhe shoqëritë ndihmëtare e punëtore etj. Ky aktivitet i gjërë u zhvilluan ndër shtatë lokale teatrore : Saloni i Kolegjit Saverian kishte 450 vende, i shkollës së Françeskanëve me 300 vende, i shkollës Stigmatine me 250 vende, saloni i shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore) me 400 vende, saloni i shoqërisë "Bogdani" me 350 vende, saloni i shoqërisë "Vllaznia" me 400 vende. Më 23 nëntor 1919 u krijua shoqëria "Bogdani". Për 20 vjet u bë feneri i lëvizjes teatrore në Shkodër dhe njëkohësisht bërthama kryesore e aktorëve profesionistë të teatrit "Migjeni".
Teatri Profesionist, 29.11.1949
RedaktoTeatri i Shkodrës, që mban emrin e poetit të shquar Migjeni, si një ndër teatrot më të mira të vendit tonë, ruan traditën më të shëndoshë të shoqërive teatrore. Shoqëria teatrore përbëhej: Andrea Skanjeti (regjisor e drejtor), aktorët: Adem Kastrati, Antoneta Fishta, Ndrekë Prela, Çezarina Çiftja, Ndoc Deda, Paulin Lacaj, Vitore Ujka (Nino), Tef Krroqi; në administratë: Zef Jubani (llogaritar), Palok Kurti (sufler), Pjetër Deda (skenograf), Ejëll Gjusi (stilist-kostumograf), Lec Prendi (arkitekt skene); aktorët me një shpërblim mujor u aprovuan: Zef Jubani, Tinka Kurti, Çesk Vuksani, Qazim Lila, Lin Gjonej, Gjovalin Çarkaxhia, Cin Lufi, Mark Bushati, Muhamet Ulqinaku, Halim Kali, Zef Maka, Zef Mirashi, Marie Buçi, Ndoc Harapi, Rrok Sheldia.
Teatri dramatik amator
RedaktoNë vitin 1952, në Shtëpinë e Kulturës ekzistonin dy grupe teatrore me amatorë. Me këto grupe u vunë në skenë pjesët: "Zëvendësimi" (një akt), "Mysafir i shtrenjtë" (një akt), "Mbjell mirë, të korrish mirë" (një akt), "Familja e përbashkët" (një akt), "Mosmarrëveshja" (një akt). Gjithashtu u vu në skenë komedia "NJë pulë ka kënduar si gjel" të Ton Shoshit. Komedi e dobët. Përmban disa aspekte të jetës së malësorëve të Dukagjinit në periudhën 1940-'50 dhe merrej me zhvillimin e ndërgjegjes së këtyre njerëzve. Grupi teatror "Vasil Shanto" vuri në skenë dramën "Dashuri në agim" të A.Gallan. Interpretuan: Ndoc Çikliqi rolin e Stefanit e paraqiti me vërtetësi e sentiment. Violeta Pali në rolin e Varvarës e paraqiti mirë. Po ky grup vuri në skenë komedinë "Fanatikët" të Goldonit përkthyer e vënë në skenë nga A.Skanjeti. Premiera u dha në Tiranë, më 15 shkurt 1955. Interpretuan: F.Martini, Domenika Veli, Violeta Pali, Diamanta Pema, Ndoc Çikliqi, Rrok Ashta, Rrok Sheldia, Shyqyri Bakalli, Çesk Vuksani, Gjovalin Vjerdha. Skenat u punuan nga Franc Ashiku. Me të punoi Çesk Vuksani. U vu në skenë komedia "Fejesa" (shkruar dhe vënë në skenë nga A.Skanjeti). Interpretuan: Ndoc Çikliqi, Kolec Tafrruku, Julka Kakarriqi, Veronika Prela, Domenika Veli, Rrok Sheldia, Rrok Dajçi, Ferdinand Bushati, Gjovalin Çarkaxhia, Gjina Paskali. Me grupin teator të Shtëpisë së Kulturës, regjisori Skanjeti vuri në skenë dramën "Koha e rinisë së baballarëve" të Boris Gorbatov. U dalluan Paulin Preka në rolin e Antonit për temperamentin e tij, Ana Ujka në rolin e vështirë të Natashës. Ajo krijoi një moment mjaft emocional. Rrok Ashta në rolin e Stefanit, Rrok Dajçi në rolin e Ocarit, studenti Fahri Doraci në rolin e Jefimoikut, Kolë Jubani në rolin e Gjegas, Vera Prela në rolin e Dashës, Terezina Preka në rolin e Madamë Olupines, Domenika Veli në rolin e Mariuses etj. Skenografia Lec Fishta, i ndihmuar nga Franc Ashiku e Çesk Vuksani, kontribuoi rrobaqepësja Zina Ashta.
Estradat e para
RedaktoNë vitin 1954 regjisori Skanjeti vë në skenë një numër estrade të titulluar "Estrada në penxhere", këngët ishin të Tonin Harapit e Deto Haxhit, orkestrën e drejtoi Zef Leka. pastaj vuri numrin tjetër të titulluar: "U çua njeri e tha". Përgatitja e pjesëve humoristike e letrare nga A.Skanjeti, zgjedhja e këngëve popullore nga deto Haxhi, kurse Zef Leka drejtoi orkestrën. Në vitin 1955 regjisori Skanjeti vuri dy numra estrade përkatësisht: "E tashi do të dëgjoni" dhe "Estrada pa perçe". Kontribuan shkrimtarët: Tonin Miloti, Jonuz Dini, Ton Shoshi, Frano Gjelaj, Ludovik Pepa. Interpretuan aktorët diletantë (atëherë) Hasan Smaja, Tano Banushi, Paulin Preka, aktorët profesionistë: Adem Kastrati, Tinka Kurti, Prekë Lëkunda, Lec Ndreka, Pistol Soja etj. Orkestrina nën drejtimin e Tonin Zadejës. Në vitin 1958 u krijua estrada profesioniste. Regjisor: Paulin Sekuj. Veç talentit ishte dhe një punëtor i palodhur, një nuhatës dhe studiues konsekuent. Ishte njeri modest dhe i heshtur, që mendohet. Ndoshta pak i ngadalshëm, por sistematik në punë.
Ky artikull nga Teatri është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |