Teknologjia në Kosovë hasi vështirësi të shumta përgjatë zhvillimit të saj. Teknologjia në Kosovë u zhvillua diçka më shumë me hapa të shpejtë pas vitit 1999 (pas mbarimit të luftës). Ky zhvillim vazhdon akoma edhe në ditët e sotme. Disa nga degët që u zhvilluan pas luftës, janë: teknologjia e informacionit, 3D printimi, programimi, etj. Organizata dhe kompani të ndryshme kontribuan dhe akoma vazhdojnë kontribojnë në zhvillimet e këtyre teknologjive.

Teknologjia e informimit dhe e komunikimit

Redakto

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK) në Kosovë ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe shumë të lartë që nga viti 1999 (menjëherë pas mbarimit të luftës së Kosovës).[1] Kompanitë kosovare para 10 viteve mund të thuhej se ishin joekzistente, ndërsa sot kompanitë kosovare në fushën e teknologjisë së informacionit ofrojnë një fushë të gjerë të shërbimeve të TIK. Kosova njihet per popullatën më të re në Evropë,[2] të cilët kanë njohuri te avancuar mbi këtë fushë.[3]

Sot, institucionet e arsimit publik dhe privat në fushën TIK, nëpërmjet programeve të certifikuara të mësimit nga kompani të tilla si CISCO[3] dhe Microsoft, ofrojnë edukim për mijëra kosovarë të moshave të ndryshme. Kërkesa për kësi lloj trajnimesh është e nevojshme dhe po rritet cdo herë e më shumë.[4]

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka dhënë asnjë licencë UMTS dhe i ka dy operatorë të autorizuar të rrjetit celular. Kosova nuk ka dhënë licenca as për qasje fikse pa tela, dhe as nuk e ka bërë teknologjinë neutrale në brezin 900 dhe 1800 MHz.[5] Mendohet se janë rreth 1,200,000 konsumatorë të Telekomit të Kosovës.[sipas kujt?] Që nga marsi i vitit 2007, licenca e dytë GSM i është dhënë IPKO - Telekom Slovenije. Aktualisht IPKO ka rreth 300,000 përdorues.[6] Pas Marrëveshjes së Brukselit, Kosova ka kodin e saj të thirrjeve telefonike: +383. Para kësaj detyre, operatorët e rrjetit në Kosovë përdorën +377 (Monako, Vala) ose 386 (Slloveni, Ipko).[7] Disa prej kodeve përdoren akoma.[8]

Infrastruktura e sektorit të TIK në Kosovë është ndërtuar kryesisht nga rrjeti i mikrovalëve, kabllot optike dhe koaksiale (DOCSIS). Industria e telekomit është e liberalizuar dhe legjislacioni është futur duke miratuar parimet rregullatore të Bashkimit Evropian (BE) dhe duke nxitur konkurrencën. Disa nga ofruesit kryesorë të internetit janë PTK, IPKO, Kujtesa dhe Artmotion.[7]

Histori e shkurtër e TIK ne Kosovë

Kompanitë e para të TIK në Kosovë mund të gjenden që në fillim të vitit 1984, këto kompani, ku kryesisht u fokusuan në sistemet radio telekomunikuese dhe audio-video, ndërsa në fillim të viteve te nëntëdhjeta u krijuan më shumë kompani, kryesisht të specializuara në shitjet e kompjuterëve personalë. Industria e TIK në Kosovë lulëzoi pas vitit 1999 me krijimin e shumë kompanive të reja ndër të cilat eshte edhe IPKO, e cila tani është një nga ofruesit më të mëdhenj të telekomunikacionit dhe një nga investimet më të mëdha të huaja në Kosovë.[9]

Telekomunikimi ne Kosovë

Qe nga viti 2004 janë lëshuar 86 leje telekomunikimi , te cilat jane raportuar nga Autoriteti Rregullator i Elektronikës dhe Komunikimit Postar ne vitin 2011.[10]

Licensat Numrat
Ofruesit e Shërbimeve të Internetit 38
Shërbimet me vlerë të shtuar 29
Shërbimet Ndërkombëtare të Telekomunikacionit 6
Telekomunikacioni Ndërkombëtar i Peering (Lidhjes) 6
Shërbimet e Telefonisë Fikse 3
Shërbimet e telefonisë celulare 2
MVNO (Operatori te Rrjetit Virtual) 2

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)

Redakto

ARKEP është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga ligji për Komunikime Elektronike, nga ligji për shërbimet postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria[11]

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit ARKEP, Implementon akte ligjore dhe miraton akte nënligjore për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe bënë monitorimin e implementimit të këtyre akteve Përmes liberalizimit të tregut, u ofron konsumatorëve më shumë zgjedhje dhe kualitet më të lartë të shërbimeve, çmime më të ulëta dhe mbulueshmëri më të madhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Harton udhërrëfyes për të drejtat dhe obligimet e konsumatoreve, të cilat publikohen në ueb faqen e ARKEP njofton konsumatorët me kohë për zhvillimet dhe ndryshimet në sektorin e Komunikimeve Elektronike, monitoron dhe inspekton ofruesit e shërbimeve të Komunikimeve Elektronike dhe atyre postare shqyrton ankesat e konsumatorëve dhe zgjidh mos-marrëveshjet në mes ofruesve të shërbimeve dhe konsumatorëve

Spektri frekuencor

Redakto

Spektri i radiofrekuencave përfshin valët elektromagnetike në diapazonin e frekuencave 9 kHz deri 3000 GHz, të cilat përhapen në hapësirë pa nevojën e linjave të veçanta, dhe si burim i kufizuar natyror me rendësi publike paraqet nje indikator esencial ne zhvillimin tregut te komunikimeve elektronike ne Republikën e Kosoves ne shume sfera te rëndësishme si: komunikimit pa tel si Wi-Fi ose telefonin Mobile, shfrytëzimi ne lëmit e transportit, transmetimeve radio difuzive , sigurinë publike, hulumtime, mbrojtjen e mjedisit dhe energjisë, shkence dhe edukim etj.[12]

Spektri frekuencorë (kanalet) do të menaxhohet duke u bazuar në Planin Kombëtar të Radio-frekuencave dhe Planin për përdorimin e radio-frekuencave (kanaleve), plane te harmonizuara konform politikave kombëtare dhe ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave

Te gjithë operatoret dhe ofruesit e shërbimeve te komunikimeve elektronike te cilët dëshirojnë te shfrytëzojnë resurse frekuencore janë te obliguar qe te aplikojnë per te drejtën e shfrytëzimit te tyre, ne ARKEP para fillimit te aktivitetit te tyre konform legjislacionit primar dhe sekondar ne fuqi.

Planifikimi i spektrit

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit, me qellim  që të siguroj përdorim të frytshëm, efektiv, dhe perqendrim te  mbrojtjes dhe  shfrytëzimit të duhur  të spektrit frekuencor ka harmonizuar dhe përshtatë Tabelën Ekzistuese te Radiofrekuencave për Kosove me Planin dhe Tabelën Kombëtare të Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit të Spektrit Radiofrekuencor për Republikën e Kosovës.

SHPËRNDARJA DHE SHFRYTEZIMI I BREZIT

1.1 Brezi i frekuencave 1920-1980/2110-2170 MHz përfshinë kapacitetin frekuencor prej 2x60 MHz dhe është paraparë që të shfrytëzohet me ndarje duplekse frekuencore (Frequency Division Duplex - FDD). Brezi 1920-1980 MHz shfrytëzohet për linjën ngritëse (Uplink) kurse brezi 2110-2170 MHz shfrytëzohet për linjën rënëse (downlink). Diferenca në mes të frekuencave transmetuese dhe marrëse për Stacionet bazë (FB) dhe ato të lëvizshme (ML) është 190 MHz.

1.2 Brezat e frekuencave 1900-1920 MHz dhe 2010–2025 MHz janë paraparë që të shfrytëzohen me ndarje duplekse kohore (Time Division Duplex - TDD).

1.3 Shpërndarja e brezit të frekuencave 1900-1920 MHz, 2010–2025 MHz dhe 1920-1980/2110-2170 MHz në blloqe është paraqitur në mënyrë grafike në Figurën 1.[13]

 
Figura 1 - Shpërndarja e brezit të frekuencave 1900-1920 MHz, 2010–2025 MHz dhe 1920-1980/2110-2170 MHz të ndara me blloqe frekuencore nga 5 MHz


1.4 Brezi i frekuencave 1920-1980/2110-2170 MHz për shërbime mobile të radio komunikimeve ndahet në 12 blloqe të çiftuara të radio frekuencave me gjerësi 2 x 5 MHz, kurse brezi 1900-1920 MHz dhe 2010– 2025 MHz ndahet në 7 blloqe të pa çiftuara të radio frekuencave me gjerësi 5 MHz.

1.5 Përcaktimi i frekuencave bartëse, për gjerësi kanali 5 MHz, në brezat e mësipërm të frekuencave përcaktohet sipas Specifikimeve teknike të 3GPP (3rd Generation Partnership Project) të përcaktuara në 3GPP TS 25.104. V9.5.0 (2010-09).

1.6 Një operatori i jepen në shfrytëzim një ose më shumë blloqe të radio frekuencave në mënyrë sukseseve (njëpasnjëshme).

Interkonekcioni është lidhja fizike dhe logjike e rrjeteve publike të komunikimit, të cilat përdoren nga i njëjti apo nga ndërmarrës të ndryshëm, në mënyrë që t'i lejojë përdoruesit e një ndërmarrësi të komunikojnë me përdoruesit e të njëjtit ose të një ndërmarrësi tjetër, ose të lejojë qasjen për shërbimet e ofruara nga një ndërmarrës tjetër. Interkoneksioni është një lloj i veçantë i qasjes, që zbatohet ndërmjet operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit. Interkoneksioni është një nga parakushtet kyçe si për zhvillim efektiv të tregut ashtu edhe për krijimin e një konkurrence efektive dhe të shëndosh[14]

Sfidat dhe ndikimi i pandemis COVID-19 në Sektorin e Telekomit

Shfaqja e koronavirusit (COVID-19) ka sjellë një seri ngjarjesh në të gjithë industrinë e telekomit. Njerëzit dhe bizneset po kalojnë në mjete dixhitale për të menaxhuar ngarkesat e tyre të punës, gjë që ka çuar në një rritje të papritur të trafikut të rrjetit fiks dhe celular dhe kërkesave për qasje.Industria e telekomunikacionit është ndërprerë në masë të madhe, pasi është thelbi i komunikimeve të kërkuara që funksionet e biznesit të sektorit mjekësor, qeveritar dhe privat të funksionojnë pa probleme.

Aksesi i besueshëm dhe me shpejtësi të lartë në internet është çelësi për të siguruar që spitalet dhe institucionet mjekësore të kenë akses në rrjetet globale të informacionit dhe burimet e nevojshme për të luftuar virusin. Lidhja me brez të gjerë tani është absolutisht vendimtare për institucionet arsimore dhe bizneset që të vazhdojnë të ofrojnë shërbime thelbësore. Urgjenca e paparë globale e shëndetit po takson rrjetet dhe platformat në kufi, me disa operatorë dhe platforma që raportojnë rritje të kërkesës deri në 800%.[15]

Përçarja e papritur e operacioneve normale të biznesit të shkaktuara nga koronavirusi i ka detyruar kompanitë të drejtojnë bizneset e tyre në distancë. Ky ndryshim ka rritur kërkesën për lidhje më të mirë të rrjetit dhe mbulim të përmirësuar të internetit, veçanërisht në zonat e largëta ose rurale.

Si rezultat, industria e telekomit (wireless) po përpiqet të ofrojë infrastrukturë më të mirë të internetit për klientët e tyre.

Shumë operatorë të rrjetit celular po ofrojnë mundesinë klientëve të kenëe qasje në të dhëna shtesë pasi bizneset dhe shkollat ​​në të gjithë botën po kalojnë në punë nga distanca, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.Lidhja me brez të gjerë është gjithashtu thelbësore që institucionet arsimore dhe bizneset të vazhdojnë të ofrojnë shërbime thelbësore.Gjithashtu edhe në Kosovë për viitin akademik 2019/2020 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët e përmbyllën më ndryshe se herëve të tjera. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ata e përfunduan semestrin në platformën “Google Meet” e jo si në të kaluarën, në sallat e fakulteteve.Mësimi online në UP ka filluar në kohë rekorde. Vetëm pesë ditë pas ndërprerjes së mësimit të rregullt, inxhinierët e Teknologjisë Informative të UP-së kanë bërë të mundur teknikisht mbajtjen e mësimit.Prej fillimit të aplikimit të kësaj forme e deri ne mbarim te semestëri 2020, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” janë mbajtur 98,475 ligjërata online[16] ,ndërsa deri në përfundim të semestrit 2021 janë mbajtur gjithësej 323,442 ligjerata online sipas publimkit në raportin e Zyrës së Teknlogjisë informative të Universitetit Hasan Prishtina.

 
Statistika për mbajtjen e mësimit sipas njësive akademike.

Industria e telekomunikacionit po përshtatet vazhdimisht me ndryshimet e shkaktuara për shkak të krizës COVID-19. Duke qenë shpërndarësi i vetëm i infrastrukturës së internetit në industritë e tjera vertikale, operatorët e telekomit kanë bërë disa ndryshime në operacionet dhe ofertat e tyre për t'i shërbyer klientëve të tyre në një mënyrë më të mirë. Megjithëse pandemia e koronavirusit solli disa sfida, nismat e ndërmarra nga telcos me siguri do të mbajnë partneritetet e tyre të biznesit dhe klientët për një afat të gjatë. Kjo duhet të çojë në një rritje të të ardhurave nga telco gjatë pandemisë COVID-19 dhe më pas kur jeta të kthehet në normale.[15]

Telefonia Mobile

Depërtimi i telefonisë celulare është ndër me të ulëtit nder vendet e “zgjerimit” . Dy operatorë të licencuar të rrjetit celular ofrojnë shërbimet e tyre në konkurrencë me dy MVNO. Tregu, megjithatë, mbetet i përqendruar me degën e lëvizshme në detyrë që kontrollon mbi 65% të tregut. Shërbimet broadband mobile nuk janë të disponueshme pasi që asnjë licencë UMTS nuk është dhënë. Deri më tani, nuk ka plane për të kryer riprodhimin e brezave 900/1800 MHz ose për të caktuar spektrin e frekuencave për broadbandin celular[5]

Emri Data Tipi Vlefshmëria
PTK SH.a/Vala 30/07/2004 GSM 900/1800 MHz 15 vite
IPKO Telecommunications LLC 06/03/2007 GSM 900/1800 MHz 15 vite
Dukagjini Telecommunications sh.a. (D3 Mobile) 24/06/2008 MVNO 15 vite
Dardaphone.net LLC (Z Mobile) 12/06/2008 MVNO 15 vite

Kodi i telefonimit te Kosoves

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, me kodin e telefonit 38, Kosova përdori kodin e formimit serb, 381 për linjat e reja të telefonisë fikse dhe ekzistuese. Me futjen e rrjeteve mobile, PTK miratoi kodin 377 (Monako) dhe IPKO miratoi kodin 386 (Slloveni). Kjo situatë rezultoi me përdorimin shumë të pazakontë të tre kodeve ndërkombëtare.

Në shtator të vitit 2012, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë për zëvendësimin e kodeve të ndryshme në përdorim me kodin e vendit shqiptar 355. Ndërsa kjo iniciativë tërheqi shumë vëmendjen e mediave te ndryshme, ajo nuk u realizua asnjëherë per shkak te polemikave te shumta.[17]

Në janar të vitit 2016, pas diskutimeve politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, u ra dakord që Kosova të merrte kodin e vet të vendit: 383. Ky kod është në dispozicion për të gjithë operatorët celularë dhe fiks, të cilët përdorin kodin tjetër të vendit të telekomit. Kodi 383 tani është caktuar zyrtarisht dhe është në proces të adoptimit.

Interneti ne shtetin e Kosoves

 
Teknologjia kabllore në Kosovë , e paraqitur grafikisht.

Gjithsej ne Kosove jane 38 kompani të licencuara qe ofrojnë shërbime të internetit në Kosovë, 6 prej tyre janë me orientim drejt portës ndërkombëtare. Numri i teknologjive përdoren për të siguruar internetin për përdoruesit përfundimtarë, më popullorja është teknologjia kabllore DOCSIS me 68.95% të tregut, ndjekur nga 25.43% xDSL dhe 5.62% teknologji të tjera si FTTX dhe pa tel.[10]

Technology %
CABLE/DOCSIS 68.95%
xDSL 25.43%
Wireless 4.57%
FTTx 0.64%
Tjeter 0.41%

Në kontrast me vendet e tjera, shumica e pjesës së tregut është në pronësi të operatorëve privatë, me një total prej 74.57%. Operatori më i madh nder ta është IPKO me 51.21% i ndjekur nga Kujtesa me 19.08% dhe PTK me 25.43%.[10]

Operatori Teknologjia e perdorur Numri i perdoruesve (%)
IPKO DOCSIS 73,354 51.21%
PTK xDSL 36,432 25.43%
Kujtesa DOCSIS 27,331 19.08%

Telefonia fikse ne Kosove

Kosova ka shtrirjen më të ulët të linjave fikse në rajon, me vetëm 5.02% në kontrast me vendet fqinje dhe vendet e BE ku normat e penetrimit janë 25% dhe 40%.[10]

Aktualisht janë tre ofrues të licencuar të Telefonisë Fikse në Kosovë:

PTK

IPKO

KONET (linja me qira)

PTK është deri tani ofruesi kryesor me pjesëmarrje në treg prej 94.4%, IPKO ka vetëm 5.6%. Numri i abonentëve ka rënë në 2011 në 86,014 nga 88,372 në vitin 2010, duke shënuar një rënie prej 2,358 ose 2,67% të bazës së pajtimtarit.[10]

Televizioni Dixhital

Transmetimi i televizionit digjital është ende një proces i vazhdueshëm në Kosovë, duke kufizuar fushën transmetuese analoge televizive vetëm në tre kanale kombëtare.[18] Për shkak të këtyre kushteve të gjitha katër kompanitë kryesore të telekomunikacionit në Kosovë tani transmetojnë TV dixhital në media të tjera. Ndërsa IPKO dhe Kujtesa kanë zgjedhur të ripërdorin rrjetin ekzistues koaksial, PTK që ofron shërbime xDSL shkoi për IPTV, Artomotion ofron TV dixhital për përdoruesit e zgjedhur në Prishtinë. IPKO kohët e fundit ka lançuar një zgjidhje IPTV, të përshtatur ndaj klientëve mobil. Aktualisht platforma është në dispozicion në iOS, Android dhe nëpërmjet një shfletuesi të internetit.[19]

Metro WiFi

 
Dyçan i IPKO-s diku ne Prishtinë

Për shkak të mungesës së licencave 3G / LTE në Kosovë dhe kërkesës në rritje për shërbime të lëvizshme me brez të gjerë nga abonentët, të dy ofruesit e telekomunikacionit PTK dhe IPKO u kthyen në rrjetin pa tel municipal (Wi-Fi). Të dy operatorët mbulojnë shumicën e qyteteve të Kosovës dhe destinacionet turistike si Prekazi dhe Brezovica, qytetet e tjera mendohet se do te mbulohen me vone , por primare ka qenë mbulimi i zonave[20] ne te cilat ka zhvillim turistik dhe numër me te madh të popullsisë.[21]

Pika e Shkëmbimit të Internetit të Kosovës (Exchange Point)

Aktualisht, katër ISP-të kombëtare janë të ndërlidhura përmes KOSIX, nuk ka kosto për të kontrolluar [22]

Emri ISP Numri AS
PTK AS8661
IPKO AS21246
KUJTESA AS29170
ITS AS39237
ARTMOTION AS33983

Tregu i TIK

Redakto

Struktura e tregut të TIK në Kosovë është e larmishme në shumëllojshmërinë e aktiviteteve, ndërsa shitjet janë aktiviteti kryesor. [23] 62 përqind e kompanive të TIK kanë raportuar të importojnë mallra për shitje me pakicë, ndërkohë që eksportet e tyre janë minimale dhe rritet pjesa e tregut për të qenë brenda Kosovës dhe mund të arrijë deri në Maqedoni dhe Shqipëri. Qarkullimi mesatar vjetor në sektor është 250,000 euro, me një numër në rritje të kompanive që raportojnë qarkullimin në miliona euro.[23]

Struktura e tregut të TIK në Kosovë

 
Tregu i TIK ne Kosove , paraqitur në menyrë grafike.
Shitjet 33%
Shitje me pakicë 18.7%
Mirëmbajtja dhe Riparimi 17.6%
Zhvillimi i softuerit 13.2%
Konsultimi 7.7%
ISP ISP%
Trajnimi 5.5%
Sherbimet Inxhinierike 4.4%

Kompanitë e Teknologjisë

Redakto

Rol kryesor në zhvillimin e teknologjisë në Kosovë në kohën e pasluftës, kryesisht kishin organizatat e jashtme, organizatat jo-qeveritare dhe ndërmarrjet private. Kompanitë e Teknologjisë që janë zhvilluar gjatë këtyre viteve janë:

  • Formon
  • Gjirafa
  • Zombie Soup
  • jCoders

Formon është kompania e parë autoktone shqiptare që merret me prodhimin e 3D printerëve dhe është themeluar nga Rron Cena. Anëtarët e kësaj kompanie besojnë që krijimi është kusht themelorë për përmirësimin dhe avansimin tonë. Kjo kompani ka krijuar 3D printerin e parë të prodhuar në vendin tonë dhe përdoret për arsye sikurse ato edukative poashtu edhe fitimprurëse.[24]

Gjirafa është kompani që synim kryesor ka lehtësimin e përdorimit të internetit. Kompania e Gjirafës qëllimin e saj e arrin me anë të krijimit të platformave të ndryshme sikurse: makina kërkimore në gjuhën shqipe , platforma e reklamimit në Internet, platforma e publikimit të videove etj.[25]

Zombie Soup është kompani e krijimit të lojërave dixhitale. Puna e kësaj kompanie kryesisht bazohet në specializimin e realitetit virtual dhe inteligjencës artificiale. Disa nga produktet e kësaj kompanie janë: Captain 13, Yanone, Wired Pixel, Lab.[26]

jCoders është kompani e themeluar në vitin 2015. Kjo kompani ka si qëllim arsimimin, ndërtimin dhe frymëzimin e gjeneratave të reja lidhur me fushën e teknologjisë.[27]

Organizatat në fushën e Teknologjisë

Redakto

Organizatat që merren me aktivitete për zhvillimin e teknologjisë në Kosovë:

  • BONEVET
  • Prishtina Hackerspace
  • IPKO Foundation

BONEVET është një organizatë jo-fitimprurese e themeluar në vitin 2014.[28] Kjo organizatë është qendra krijuese e parë në Ballkan. Me një mori të klasave dhe kurseve të ndryshme të lidhura me teknologjinë, kjo organizatë ka trajnuar më shumë se 1200 nxënës.[29]

Prishtina Hackerspace është një organizatë bashkëvepruese e themeluar për qellime të zhvillimit të fushave si teknologjia dhe edukimi.[30]

IPKO Foundation është një fondacion me bazë lokale i cili për qëllim e ka të mbështes dhe të zhvilloj gjeneratat e reja në fusha si teknologjia, shoqeria e informacioneve dhe Internetit.[31]

Referime

Redakto
  1. ^ "Strategjia e Kosovës për TI" (PDF). STIKK. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 maj 2018. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Reporti i Kosoves per Populaten me te re". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 qershor 2012. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kerkesat per trajnime ne fushen e TIK rriten" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 nëntor 2013. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 dhjetor 2013. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 nëntor 2018. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ a b "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Kosova siguron kodin telefonik". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Slovenia blen 75% te ISP-se ne Kosove". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2016. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b c d e "Telekomunikimi ne Kosove" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2014. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Historiku - Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare". www.arkep-rks.org. Marrë më 2021-06-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "SPEKTRI FREKUENCOR - Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare". www.arkep-rks.org. Marrë më 2021-06-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "PLANI i Shperndarjes dhe Shfrytëzimit te Brezit Frekuencor 2 GHz per sherbime IMT-2000 dhe UMTS- - Planifikimi i spektrit - Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare". www.arkep-rks.org. Marrë më 2021-06-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Interkonekcioni - Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare". www.arkep-rks.org. Marrë më 2021-06-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b https://techblog.comsoc.org/2020/08/27/covid-19-challenges-faced-by-telcos-and-impact-on-the-telecom-sector/
  16. ^ https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,1144
  17. ^ "Kodi i telefonimit "bashkon" Kosoven me Shqiperi". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  19. ^ "Artikulli GazetaExpress". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "IPKO lanson 60 lokacione me free WI-FI". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Artikulli:Ipko Brezovica". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  22. ^ "Kater ISP kombetare KOSIX". Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2018. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ a b "Statistikat e tregut ne TIK" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  24. ^ "Faqja zyrtare e Formon". Formon. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Kompania Gjirafa". gjirafaVideo. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Faqja zyrtare e kompanisë "Zombie Soupe"". Zombie Soupe. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Faqja zyrtare e jCoders". jCoders Academy. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2019. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "BONEVET". BONEVET. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  29. ^ "Raporti Vjetor 2017 BONEVET". BONEVET. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  30. ^ "Prishtina Hackerspace". Prishtina Hackerspace. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "IPKO Foundation". IpkoFoundation. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)