Telnet
Shërbimi i internetit Telenet është paramenduar për përdorimin e një llogaritësi nga largësia me ndihmën e komandave të gjuhëve ose sistemeve operuese. Teleneti është si paraardhës i shërbimit Teleworking. Me këtë shërbim përdoruesit e kompjuterit personal mund të futen (Login) në llogaritësin e lidhur në internet (llogaritësin Host). Hyrja është e lejuar vetëm për emrat e regjistruar të përdoruesve që posedojnë fjalët kalimtare të regjistruar. Pas futjes në llogaritësin ata me anë të komandave Shell mund të japin komanda për sistemet operative, të startojnë programe e gjera të tilla.
Përdoruesit e kompjuterëve personal nuk kanë të bëjnë direkt me qendrën e llogaritësve shërbyes (Server) në internet, nuk bien në kontakt me Telenet. Mirëpo ka edhe sisteme operuese për kompjuterët personal si MS Windows ose Macintosh që kanë të integruar programet Telenet-Clients. Këto programe bëjnë të mundshme punën nga kompjuteri personal në llogaritësin Host. Për të punuar me llogaritësit Host duhet pasur njohuri mbi urdhëresat e sistemit operues të llogaritësit përkatës.
SSH (Secure Shell) është një variant i Telenet-it, dallimi qëndron në faktin se me SSH të gjitha regjistrat e të dhënave kodohen. Kjo është me rëndësi sepse që nga momenti i futjes ne llogaritës, kodohen emri i përdoruesit si dhe fjala kalimtare e tij. Sidomos kur kemi të bëjmë me ndryshimin e fjalës kalimtare ose të emrit të përdoruesit, gjë që në praktik ndodhë shpesh. Edhe këto të dhëna qarkullojnë në tërë rrjetin dhe me pak njohuri mund të kapen në ndonjë stacion dhe të shikohen, po kur ato janë të koduara humbin interesin për spiunët. Disa klient të Telenet-it modern, në ndërkohë ofrojnë edhe protokollin SSH.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Telnet për ndryshe nga programuesit shihet si një protokoll rrjeti qe perdoret ne Internet. Dokumentat pershkrues IETF STD 8 (RFC 854 dhe RFC 855) thone:
- Objektivi i protokollit TELNET eshte te ofroje nje mbeshtetje pergjithesisht te mjaftuesme per komunikim, dydrejtimesh dhe te orientuar ne byte ( tetë Bit).
Zakonishtë përdoret per ti ofruar perdoruesit nje sesion login nga distanza te tipit komande rrjeshti midis host ne internet.
Gjithashtu, telnet
është edhe emri i nje programmi qe nje perdorues mund te perdori per te nisur nje sesion telnet me nje host ne largësi; programi telnet
implementon pjesën klient te protokollit. Klientët telnet janë te diponueshëm ne shumicën e sisteme Unix prej shumë vitesh dhe për cdo llojë kompjuteri.
Detajet e protokollit
RedaktoTelnet eshte nje protokoll klient-server bazuar ne TCP; klient lidhen me anen e portes 23 me serveri. Nepermjet programit telnet mund te vendosime nje lidhje me cfaredolloje sherbimi te nje serveri internet. Nje perdorim i shpeshte i telnet eshte lidhja me porten 25 (ne te cilen zakonisht gjendet nje server SMTP) per qellime debugging te nje server poste.
Protokolli Telnet mund te ndahet ne pjesen kryesore dhe nje seri ndihmesish. Pjesa kryesore pershkruhet tek RFC 854 dhe RFC 855 te IETF, qe jane te bashkuara ne STD 8, dhe pershkruajne karakteristika baze te protokollit dhe menyren se si te realizohen ndihmesit.
Me poshte do te shpjegojme qe Telnet nuk eshte i sigurte prandaj duhet te evitohet. Perdorimi i tij ne rrjetet publike sjelle risqe te medha Siguria.
Siguria
RedaktoKa tre probleme kryesore te lidhura me Telnet, prandaj ai eshte nje zgjedhje e keqe per sistemet moderne nga ana e sigurise:
- Tek daemon telnet jane gjetur gjate viteve shume pike te dobeta dhe shume te tjera egzistojne akoma sot.
- Telnet nuk ben kriptografi te dhenave te derguara nepermjet lidhjes(madje as password-eve) dhe eshte mjaft e thjeshte te kapen te dhenat e shkembyera dhe perdorimi per qellime keqberese te password-it.
- Telnet nuk ka nje skeme per njohjen(autentikimin) fakte qe do te bente te sigurte dhe te papergjueshem komunikim midis dy paleve .
Per keto shkaqe duhet te perdoret nje protokoll i sigurte si SSH, i cili doli ne qarkullim ne vitin 1998. SSH ofron te gjitha funksionet e telnet sebashku me nje kriptografi te sigurte.
Perdorimi
RedaktoKlientet telnet perdoren per te "folur" me sherbimet e tjera. Telnet sherben edhe per qellime debug te sherbimeve te rrjetit si serverat SMTP e HTTP, sepse edhe shume e lehte dhenia e komandave drejt serverit si dhe mbikqyrja e pergjigjeve. Telnet mund te perdoret edhe si klient IRC , sigurisht kur kemi te dhenat e duhura per kete protokoll.
Shpesh here me Webmail ka probleme hyrje ne mailbox personal, ky problem nuk egziston per Telnet, i cili ne disa raste te bllokimit te mailbox per shkak memorie, mund te na japi nje ndihme konkrete ne shuarjen e postes dhe lirimin e memories qe sjell riaktivizimin e mailbox .
Nje tjeter fenomen interesante i Telnet eshte posta elektronike, dhe mundesia per dergimin e email anonim ose fallso (fake email). Ne rast se nuk perdoren proxy prokuroria nepermjet organeve policore eshte ne gjendje te gjej derguesin nepermjet adreses IP te tij.
Shtresa e aplikacioneve | BGP · DHCP · DNS · FTP · GTP · HTTP · IMAP · IRC · Megaco · MGCP · NNTP · NTP · POP · RIP · RPC · RTP · RTSP · SDP · SIP · SMTP · SNMP · SOAP · SSH · STUN · Telnet · TLS/SSL · XMPP · |
---|---|
Shtresa e transportit | TCP · UDP · DCCP · SCTP · RSVP · ECN · |
Shtresa e internetit | IP (IPv4· IPv6) · ICMP · ICMPv6 · IGMP · IPsec |
Shtresa e linqeve | ARP · RARP · NDP · OSPF · Tunnels (L2TP) · Media Access Control (Ethernet· MPLS· DSL· ISDN· FDDI) · Device Drivers · |