Tempulli Kamakshi Aman

Tempull i famshëm në Kançipuram
(Përcjellë nga Tempulli Kamakshi Amman)

12°50′26″N 79°42′12″E / 12.840684°N 79.703238°E / 12.840684; 79.703238

Gopurami i hyrjes së Tempullit Kamakshi Amman

Tempulli Kamakshi Amman (në gjuhën tamile: அருள்மிகு காமாட்சி அம்மன் திருகோயில்) është tempull i lashtë Hindu kushtuar Kamakshit, një nga format e hyjneshës Parvati. Gjendet në qytetin historik të Kanchipuramit, pranë Chennait në shtetin indian Tamil Nadu dhe është tradicionalisht i lidhur me Adi Shankaran, një nga gurutë më të mëdhenj Hindu. Tempulli Meenakshi AmmanMadurai, Tempulli Akilandeswari në Thiruvanaikaval pranë Tiruchirappallit dhe ky tempull janë qendra të rëndësishme të adhurimit të hyjneshës Parvati në Tamil Nadu. Tempulli u ndërtua në Stilin Dravidian me shumë gjasa nga mbretërit Pallava, kryeqyteti i të cilëve ishte Kanchipurami. Imazhi i hyjnisë kryesore, Kamakshit, në vend të qëndrimit tradicional në këmbë, është i ulur në një Padmasana madhështore, një pozicion yoge që nënkupton paqe dhe begati. Hyjnesha mban një hark kallam-sheqeri dhe një tufë lulesh në dy krahët e poshtëm dhe në dy krahët e sipërm mban një pasha (litar) dhe një ankusha (hosten). Pranë tufës së luleve gjendet edhe një papagall. Në qytetin e Kanchipuramit nuk ka tempuj të tjerë të Parvatit, përvec/ këtij tempulli që është i pazakontë në një qytet tradicional që ka qindra tempuj tradicional. Ka legjenda të ndryshme lidhur me këtë fakt. Një nga to sipas Kamakshivilasas është se hyjnesha kishte përvetësuar të gjitha format e tjera të Shaktit për ti realizuar një lutje Kamas, engjëllit vedik të dëshirës.[1] Një tjetër legjendë ia atribuon atë pozës Raja Rajeswari të hyjneshës që nënkupton një kontroll absolut mbi tokën nën kontrollin e saj.[2] Legjenda tregon se Kamakshi po adhuronte një Shivalingam të bërë prej rëre, nën një pemë mangoje dhe kështu arriti të martohej me Shivën. Adi Shankaracharya, studiuesi dhe shenjti i famshëm i shekullit të VIII, e rivendosi Sri Chakran në këtë tempull të hyjneshës Kamakshi një strukturë të zgavërt të këtij tempulli. Kjo Sri Chakra shpejt u bë Kamakoti Peethami i famshëm në të gjithë Indinë. Lalitha Trishati Bhashya e Acharyas e konsideron Kamakoti Peetamin si Sri Chakra.

Festat

Redakto
 
Gopuram i Tempullit Kamakshi Amman, që ka gopuramë të veshur me arë

C/do ditë në tempull ofrohen katër shërbime adhurimi. Festa vjetore zhvillohet në pranëverë, në muajin tamil të masit, që bie nga mesi i marsit deri në mesin e prillit. Gjatë kësaj kohe mbahet karroja festive e tempullit (Theri) dhe trapi festiv (Theppami). Festa të tjerë përfshijnë Navaratrin, Aadin dhe Aippasi Pooramin, Sankara Jayanthi dhe Vasanta Utsavami në muajin tamil të Vaikasit. Të githa të premtet e muajit tamil të adit (mesi i korrikut deri në mesin e gushtit) dhe thait (mesi i janarit deri në mesin e shkurtit) konsiderohen të shenjta dhe festohen..

Tempulli Adi Kamakshi Devi

Redakto

Devi në këtë tempull Adi Kamakshi quhet me emra të ndryshëm si Kirtimati, Devagarbha veprat ekzistuese tantrike si Tantrachudamani. Ajo ka katër krahë, ku secili mban përkatësisht një ankusa, një pasa, një abhaya dhe një kapala. Ky përshkrim përputhet me ata ekzistues në veprat e vjetra tantrike.

Kamakshi si Lalitha Maha Tripura Sundari

Redakto

Shri Lalita Parabhattarika kryeson mbi Kamakoshthan në pesë forma: 1. Shri Kamakshi Parabhattarika – Sri Kamakshi është mula devata e Kamakoti pithas së ulur në qendër të shenjtërores së brendshme të tempullit në Kanchipuram e njohur si gayatri mandapam. Sipas Kamakshi Rahasyas, kjo mandapa u ndërtua nga hyjnitë me katër mure që përfaqësojnë katër Vedat dhe njëzet e katër kolona që përfaqësojnë njëzet e katër rrokjet e formulës së shenjtë të gayatrit. Shrividya Parameshvari, që formon bërthamën e brendshme të prakata gayatrit dhe në këtë mënyrë e quajtur rahasya gayatri, është vendosur në qendër të gayatri mandapamit si shri Kamakshi. Ajo është e ulur mbi pancha brahmasana dhe mban në katër krahët e saj pashan, ankushan, iskhu kodandan dhe pushpa banan. Paramba është ulur në yonyasana dhe është e drejtuar nga jug-lindja. Kur u munduan nga asurat e drejtuara nga Bhandasura, devat thuhet se kryen një pendim që të shfaqej Shakti Sipëror në formën e papagallëve, që qëndrojnë mbi champaka vrkshat në Kanchi. E kënaqur me pendesën e tyre, Paramba thuhet se u shfaq nga vendqëndrimi i saj në Mahameru ose Bilakasha nëpërmjet Bila Dvaras dhe i shkatërroi demonët asura. Shri Vigraha e Parambas është përshkruar si e paraqitur në tre format e saj: Sthula (Dhyana yogya, Savayava), Sukshma (mantra dhe yantratmaka) dhe Karana ose Vasanatmaka. Thuhet gjithashtu se vetë zoti mahadeva adhuroi Paramban në katër yugat duke marrë format e të diturve Krodha Bhattaraka, Parashurama, Dhaumya dhe Adi Shankara Bhagavatpada (dhe Muka Shankara, besohet se është një mishërim i Krodha Bhattarakas). Bila Dvara që shkon te Bilakasha mund të shihet sot përballë Tapomagna Kamakshi Sannidhit brenda garbhagrihas. Thuhet po ashtu se Bhagavan Rudra mori fomën e Durvasas me shfaqjen e saj nga Bilakasha dhe në fillim e adhuroi atë nëpërmjet modaliteteve të Shrividya tantras duke shenjtëruar aty një Shrichakra. Ai është kështu guruja Sampradaya i shrIvidyas dhe vlerësohet për kristalizimin e Parambas në Kanchipuram si Gurumurtisvarupini (Charyanandanatha-Para Bhattarika Mithunatmika) që shkon në këtë Seer të madh. Format e Vashinyadi Vagdevatave mund të shihen përreth Shrichakras në pozicionin e tyre të njëjtë si Shripura. Një faltore kushtuar Hayagrivas dhe Agastyas mund të shihen në prakaran e tretë të tempullit, në vendndodhjen ku dha mësimi i Lalita Trishatit.

 
Panoramë e kompleksit të tempullit Kamakshi Amman

2. Tapah Kamakshi – Kjo formë e Parambas mund të shihet në të djathtë të Mula Devatas dhe pranë Bila Dvaras. E shkëputur nga Mahadeva, Uma e shfaqur në fillim si Annapurna në Kashi dhe pastaj duke ndjekur këshillën e të diturit Katyayana, shfaqet në Kanchi për të adhuruar Ekamranathan nën pemën e mangos në Rudrakoshtha dhe martohet me të.

3. Anjana Kamakshi – E njohur edhe si Arupa Lakshmi, faltorja e saj është e vendosur në të majtë të Mula Devatas, e drejtuar nga veriu dhe përballë Saubhagya Ganapatit. Rama thuhet se ka realizuar një vetëmohim pendestar për të rifituar bukurinë e saj të humbur në këtë vend dhe për shkak të hirit të Parambas, ofertat Kumkuma të Mula Devatas i bëhen asaj këtu përpara se të pranohen ato nga besimtarët. Ndërsa përfaqëson Raman në formën e saj si Rama-Bija, ajo përfaqson Kamakshin në formën e Kamakalaksharas që është pjesë e qenësishme e Rama Bijas.

4. Svarna Kamakshi – Faltorja e hyjneshës, të njohur edhe si Bangaru Kamakshi është e vendosur në prakaran e dytë. Thuhet se në këtë formë u krijua nga Shrividya Parameshvari nga syri i saj i tretë për ti shërbyer asaj si Shakti i Ekamranathas të emërtuar Ekambika. Statuja zanafillore e idhullit që shfaqet nga syri i tretë i Parambas shihet sot në Tanjore, ku u zhvendos nga Kamakshidasa, një paraardhës i Shri Shyama Shastrigalit, për ta mbrojtur nga sulmet myslimane.

5. Utsava Kamakshi – Faltorja e Utasava Kamakshit, idhullit që zbulohet gjatë procesioneve, është e vendosur në prakaran e dytë. Statuja e idhullit është e shoqëruar nga të dyja anët nga idhujt e Sharadas dhe Ramas. Ndërsa devatat përgjithësisht janë të shoqëruara nga bashkëshortët e tyre meshkuj/femra në shumicën e rasteve, për llogari të Kamakshit që është Shiva-Shaktyatmika, nuk ka faltore kushtuar Shivës.

Sri Lalitambika, që shfaqe nga Chidagni për shkatërrimin e Bhandasuras, u paraqit në botë nga Brahma me emrin e vec/antë – Sri Kamakshi. Në këtë mënyrë, ‘Kamakshi’ është epiteti i vec/antë i Parashakti Sri Lalitas zanafillore. Pasi sjellë gëzim në mendjen e Sri Kameshwaras, ajo konsiderohet si ‘Sri Lalita’.

Durvasa Maharishi

Redakto

Faltorja e vendosur përballë Garbha Grhamit të Sri Kamakshit është e të Diturit Durvasa, i njohur edhe si Krodha Bhattaraka. Ndodhen tridhjetë e dy upasaka kryesore të Devit si Manu, Chandra, Kubera etj. Midis këtyre, Kamaraja, Lopamudra dhe Durvasa janë upasakat kryesore. Durvasa Pranita Vidya quhet Sadi Vidya. Durvasa përfaqëson fuqinë e Sattvika Krodhas së Ambas, të përdorur për të mbrojtur dhe përmirësuar besimtarët e saj, dhe kështu Kriya Shaktin e saj të pafundëm. Është Sri Durvasa që vendosi Kamakoti Peethan duke shenjtëruar një Bhu-Prastara Srichakra përballë Ambas. Ai hartoi Lalita Stavaratnan, të quajtur edhe Arya Dwisahti, që përshkruan Srinagaran. Ai hartoi gjithashtu Traipura Mahimna Stotran, një Mantra Shastra e plotë në vetëvete dhe gjithashtu Para Shambhu Mahimna Stotran. Për shkak të një mallkimi nga Saraswati, ai lindi si një brahmana shurdh-memec dhe u përhirua nga Sri Kamakshi me Anugraha Dikshan.

Raudra Swaroopa

Redakto
 
Shiva duke mbajtur kufomën e hyjneshës Sati

Një tjetër mit popullor është ai rreth Adi Shankaran që zbut Raudra Swarupan e Kamakshit. Sri Kamakshi është Purna Brahma Swarupini dhe ajon nuk e mori Raudran. Faltorja në hyrje të tempullit, e përmendur si Adi Kamakshi, në fakt është Kalikamba. Është e mundur që kjo hyjni të jetë paqësuar nga Adi Acharya.

Tempulli Kanchi Kamakshi Amman si një Shakti Peetha

Redakto

Miti i Daksha yagas dhe vetëflijimit të Satit është tema kryesore në zanafillën e Shakti Peethave.[3][4][5] Shakti Peethat janë tempujt hyjnorë të Adiparashaktit dhe përfaqësojnë vendet ku kanë rënë pjesët e trupit të hyjneshës (Devi) Sati. Në këtë tempull besohet se ka rënë pjesa e kërthizës së Sati Devit. Në tërësi janë 51 Shakti Peethq që janë të lidhura me 51 gërmat e alfabetit sanskrit. Ka debate edhe nëse tempulli i vjetër i Kanchit është Shakti Peetha ku Sankaracharya ka vendosur Shri Chakran. Ajo nderohet botërisht si Kanchi Kamakoti Peethami.[6]

Tirukkalavanuri

Redakto

Në faltoren e Kamakshi Ammanin pranë shenjtërores, është i pranishëm Tirukalavanur Divya Desami, tempujt kushtuar Vishnut të lavdëruar nga alvarët (poetë të shenjtë tamilë) e shekulljve të VII-X. Tempulli i drejtuar nga perëndimi u rrënua dhe tani hyjnia është vendosur brenda Tempullit Kamakshi Amman. Mbi vimana ka gjithahtu faltore.[7]

Tempuj të tjerë të famshëm të Kamakshit në Tamil Nadu

Redakto
 
Ujëmbledhësi Tempullor Kamakshi Amman
    • Tempulli Sri Aadhi Kamakshi Amman,Thiruvarangam, pranë Paramakudit (16 km nga vendqëndrimi i autobusit të Paramakudit), distrikti Ramanathapuram.
    • Tempulli Sri Kamakshi Amman, Arappothu, pranë Paramakudit, distrikti Ramanathapuram.
    • Tempulli Sri Ekambareswar Kamakshi Amman, Keela Eral (pranë Ettaiyapuramit, Kovilpatti, distrikti Tuticorin), Tamil Nadu. Sri Chakra e bërë këtu dhe që u lutet 51 zotave. C/do vit që zhvillohet festa do të tërheq njerëz nga e gjithë bota që duan të marrin bekimin e Kamakshit.

Pellgu tempullor dhe streha e Elefantit

Redakto

Në foton e mësipërme mund të shihet Pellgu Tempullor dhe Streha e Gajas. C/do ditë ritualet tempullore fillojnë me Go Pooja dhe Gaja Pooja. Ndodhet gjithashtu një strehë e shkëputur me elefantë që i kryejnë pooja hyjnisë duke pëllitur c/do ditë në mëngjes herët në orën 5. Përballë Grabagrahas ndodhet një Gayatri Mandapam në të djathtë të të cilës mund të shohim hyjnitë Arupa Lekshmi dhe Swaroppa Lekshmi.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kamakoti peetam on Kanchi
  2. ^ Hindunet's article on kamakshi
  3. ^ Muller (përkthyesi), Max (1 qershor 2004). The Upanishads, Vol I. Kessinger Publishing, LLC. ISBN 1419186418. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Muller (përkthyesi), Max (26 korrik 2004). The Upanishads Part II: The Sacred Books of the East Part Fifteen. Kessinger Publishing, LLC. ISBN 1417930160. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kottiyoor Devaswam Temple Administration Portal". Kottiyoor Devaswam. Marrë më 20 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ http://www.kamakoti.org/
  7. ^ Jagadisa Ayyar: South Indian shrines: illustrated; fq. 539

Bibliografia

Redakto
  • Jagadisa Ayyar: South Indian shrines: illustrated.
  • Muller (përkthyesi), Max (1 qershor 2004). The Upanishads, Vol I. Kessinger Publishing, LLC. ISBN 1419186418. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Muller (përkthyesi), Max (26 korrik 2004). The Upanishads Part II: The Sacred Books of the East Part Fifteen. Kessinger Publishing, LLC. ISBN 1417930160. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto