Kanchipurami, Kanchi ose Kancheepuram, është një qytet i famshëm tempullor në shtetin indian Tamil Nadu. Ai shërbeu si kryeqyteti i Mbretërisë Pallava. Është gjithashtu i njohur me emrat e tij të mëparshëm Kanchiampathi, Conjeevaram dhe nofkën "Qyteti i Njëmijë Tempujve"[1] Tashmë është qendra administrative e Distriktit të Kanchipuramit. Kanchipurami gjendet 72 kilometra nga Chennai, kryeqyteti i shtetit jugorë indian, Tamil Nadu. Kanchipurami konsiderohet si një nga shtatë qytetet më të shenjta të HinduizmitIndi. Në Hinduizëm, një kshetra është një terren i shenjtë, një fushë e fuqisë aktive, një vend ku mund të arrihet moksha, çlirimi apo shpëtimi përfundimtar. Garuda Purana numëron shtatë qytete si ofrues të mokshas, përkatësisht Ayodhya, Mathura, Haridwari, Varanasi, Ujjaini, Dvaraka dhe Kanchipurami.

Lista e tempujve Redakto

Midis tempujve madhor hindu në Kanchipuram janë disa nga tempujt më të shquar të Vishnut Shivës në Tamil Nadu si Tempulli Varadharaja Perumal i Vishnut dhe Tempulli Ekambareswarar është "banesa tokësore" e Shivës. Tempulli Kamakshi Amman, Kumara Kottam, Tempulli Kachapeshwarar Tempulli Kailasanathar janë disa nga tempujt e tjerë të shquar.

  •   *   Divya Desamët – tempujt kushtuar Vishnut të hyjnizuar te Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar i letërisë tamile të shenjtëve alvarë midis shekujve të VI dhe të IX. Në Kanchipuram ndodhen 15 Divya Desamë.
  •   *   Padal Petra Stalamët – ku tre nga nayanarët më të nderuar (shenjtë shaivitë), Appari, Sundarari dhe Tirugnana Sambandari kanë hyjnizuar tempujt e Shivës në Tevaram gjatë shekujve të VII dhe të VIII. Në Kanchipuram ndodhen 11 Paadal Petra Stalamë.
Tempuj të Shivës
Tempulli Foto Arkitektura / Periudha Shënime / Besimet
Tempulli Ekambareswarar (Kachi Ekambam)
 
v. 600, Dinastia Pallava, struktura e tanishme – Nayakët e Tanjores Tempulli është më i madhi në qytetin e Kanchipuramit dhe gjendet në pjesën veriore.[2] Gopurami (kulla e hyrjes) i tempullit është 59 m i lartë, që është një nga gopuramët më të lartë të Indisë.[3] Është një nga Pancha Bhoota Stalamët që përfaqëson tokën duke ju referuar pesë tempujve,[4] kushtuar Shivës, një zot hindu, secili duke përfaqësuar manifestimin e pesë elementeve kryesore natyrore, toka, uji, ajri, qielli dhe zjarri.[5]
Tempulli Kailasanathar
 
v. 567 i e.s. themelimi, i zgjeruar në shekullin e VII nga Rajasimha Pallava[6] Është tempulli më i vjetër Pallava akoma në ekzistencë dhe është shpallur një monument arkeologjik nga Archaeological Survey of India (ASI). Tempulli është konsideruar si një kryevepër arkitekturore dhe plani i tij i veçantë që ka një seri qelash me skulptura në brendësi.[6]
Tempulli Karchapeswarar
 
Dinastia Pallava,[7] paraqet strukturë të ndërtuar nga sunduesit Vijayanagar[8] Vishnu besohet se ka adhuruar Shivën në formën e kurmas (breshkës).[6] Një tjetër emër që i është vendosur tempullit në disa mbishkrime është Kachipedu.[6] Tempulli është në afërsi të Tempullit Kanthakottam.
Tempulli Sathyanatheswarar (Kachi Nerikkaaraikkadu)
 
Tirugnana Sambandari, një poet tamil shaivit i shekullit të VII, e veneron Sathyanatheswarar në një varg të Tevaramit, të hartuar si Tirumurai i parë. Në Tevara nderohet edhe tempulli.
Tempulli Metraleeswarar (Kachi Metrali) Appari dhe Sambandari, poetët tamilo-shaivitë të shekullit të VII, e nderonin Metralinatharin në një varg secili në Tevaram.
Tempulli Ona Kantheeswarar (Onakanthan Thali)
 
Onakandan do të thotë dashnor i yjësisë Sravana dhe Metrali i referohet krahut jugor.[9]
Tempulli Anekadhangavadeswarar (Kachi Anekatangapadam)
 
Tempulli ndodhet në një pyll që frekuentohet nga grupe të mëdhenj njerëzish.[9] Ndodhet pranë Tempullit Kailasantha në një kompleks shumë të vogël.
Kuranganilmuttam Mbretëria Pallava[10] Tempulli është pranë Mamandurit, në jug të Kanchipuramit. Tempulli ka një faltore të skalitur në shkëmb me zanafillë Pallava të lidhur me majmunin, ketrin dhe korbin (kurangu, Anil dhe Mutram në gjuhën tamile).[10] Tempulli është çmuar nga Tevarami i Campantarit.[10]
Tempulli Jalanatheeswarar, Takkolam (Tiruvooral) Është ndërtuar gjatë mbretërimit të mbretit Pallava, Abarajitha Varmani në vitin 876 si një tempull prej guri. Rajagopurami i tempullit ishte ndërtuar, megjithatë, më vonë gjatë mbretërimit të mbretit Vijayanagara, Veera Pradhaba Sadasiva Maharayari në vitin 1543. Hyjnia kryesore e tempullit është Jalanatheeswarari i shoqëruar nga hyjnesha Giriraja Kannigambal. Aspekti i mrekullueshëm i hyjnisë kryesore këtu është se Linga paraqitet në ngjyrë të bardhë gjatë periudhës Dhakshanayane (nga fillimi i muajit tamil Thai deri në fundin e muajit Aadi) dhe paraqitet i kuq i zbehtë gjatë periudhës Uttarayane (nga fillimi i muajit tamil Aani deri në fundin e muajit Marghazhi).
Tempulli Thirumakaraleeswarar Tempulli është lartësuar nga Campantari në hymnet Tevaram. Vendet kanë dy imazhe xhainiste që dëshmojnë ekzistencën e zanafillore të Xhainizmit në zonë.[11]
Tempulli Vedapureeswarar në Cheyyar (Tiruvothur) Vendi fillimisht ishte një tempull xhainist dhe më vonë i marr nga shaivitët. Pema e Palmyas është skalitur në tempull. Tempulli është lartësuar nga Campantari në hymnet Tevaram.
Thirumarperu Vishnu (i quajtur Tirumal) besohet se në këtë tempull ka adhuruar Shivën dhe kështu mori emrin Thirumalpur. Tempulli ka një rajagopuram me katër nivele. Tempulli ka grupe mbishkrimesh nga periudha Chola e Rajaraja Cholas I (985 – 1014). Appari, poeti i shenjtë i shekullit të VII e ka lartësuar hyjninë në një varg të Tevaramit. Tempulli është përmendur gjithashtu si Hari-Chakrapuram. Statuja e Nandit (demi i shenjtë i Shivës) në këtë tempull është në këmbë, ndryshme nga tempujt e tjerë të Shivës ku është i shtrirë. Pema e tempullit është Bilva.
Sri Thalapureeswarar, Krubanatheswarar, Tempulli Panangattu Easwarar (Thiruppanangadu) afër Ayyangarkulamit Tempulli është lavdëruar nga shenjti Sundarar në hymnet e tij Thevaram. Duke përshkruar lavdinë e Panangattur -Shivas, Sundarari thotë se çfarë njerëzish mund të mendojnë nëse ata nuk mendojnë për Shivës që i mban largë nga mashtrimet, Nëna e Madhe si pjesë e tij dhe që ka Pananangattorin si banesën e tij. Ky është tempulli i 19 i Shivës në rajonin e Thondaimandalamit i lavdëruar në hymnet Thevaram.
Tempulli Muktheeswarar Nandivarman II Tempulli është në gjendje të rrënuar dhe ka mbishkrime që datojnë nga periudha Pallava. Skulptura përballë mandapas (sallë) ka konture të theksuara.[9]
Tempulli Vazhakarutheeswarar Vazhakku tregon situatë – adhurimi në këtë tempull besohet se i çliron njerëzit nga të gjitha grindjet.[12] Tempulli mori rëndësi kur Vasanthi Stanli, një funksionar i partisë Dravida Munnetra Kazhagam u lut për Kanimozhin (vajza e ish kryeministrit të Tamil Nadusë, Karunanidhi), i ofroi adhurim të veçantë për ta shpëtuar atë nga çështja gjyqësore "2G spectrum scam".[12]
Tempulli Iravatanesvara në Kanchipuram
 
Periudha Pallava, Shekulli i VIII Është i famshëm për vimanan e tij të mrekullueshme dhe shenjtëroren rrethore.[13] Ky tempull u ndërtua nga mbreti pallavas Narasimhavarmani II (Rajasimhan). Tempulli është nën mbikqyrjen e ASI-t dhe është një monument i mbrojtur.[14]
Tempujt e Shaktit
Tempulli Kamakshi Amman
 
I ndërtuar nga pallavasit në shekullin e VI dhe i modifikuar në shekujt XIV-XVII[15] Hyjnesha është paraqitur në formën e një yantra-je. Chakra ose peetami (bazamenti) është aty ku është vendosur hyjnia. Por në këtë tempull, yantra është vendosur përballë hyjnisë.[16] Adi Sankara është i lidhur ngushtësisht me këtë tempull dhe besohet pas këtij tempulli ka vendosur Kanchi mathan. Historia zyrtare pohon se u themelua nga Adi Sankara i Kaladit dhe se shenjtëria e Tij Jayendra Saraswati Swami është kryeprifti i tanishëm – kryesuesi i 69 sipas radhës, duke e gjurmuar historinë e tij deri në shekullin e V p.e.s..[17] Një pohim i lidhur me këtë është se Adi Sankara erdhi në Kanchipuram dhe se ai vendosi Kanchi Muttin e quajtur "Dakshina Moolamnaya Sarvagnya Sri Kanchi Kamakoti Peetam" në një pozicion mbizotërimi (Sarvagnya Peetha) mbi mathat e tjera të nënkontinentin, përpara se të vdiste po këtu.
Tempuj të tjerë hindu
Kumarakottami Tempulli i është kushtuar Muruganit (të quajtur Skanda), djali i Shivës dhe Parvathit dhe është i vendosur midis Tempullit Ekambareswarar dhe Tempullit Kamakshi Amman duke çuar në kultin e Somaskandas (Skanda, fëmija midis Shivës dhe Parvathit). Tempulli është vendlindja e Kandapuranamit, vepra fetare tamilas mbi Muruganin të përkthyer nga sanskritishtja Skandapurana në vitin 1625 nga Kachiappa Shivacharya.[8]
Tempulli Chitragupta Periudha Chola – shekulli i IX[18][19] Chitragupta, për Hinduizmin është vëllai i vogël i Yamas, zotit të vdekjes, i cili ndjek veprat e mira dhe të këqija të njerëzve dhe vendos për shpënien e tyre në parajsë ose në ferr.[19] Tempulli është thjeshtë i vetmi në llojin e tij që ka një tempull të veçuar për Chitraguptan.[19] Statuja prej panchaloha-je (përzierje e bërë nga të pesë elementet natyrore) i hyjnisë dhe bashkëshortes së tij u gjetë gjatë procesit të gërmimeve në vitin 1911.[19]
Tempujt xhainistë
Tempulli TrilokyanathaTempull xhainist Shekulli i IX, Mbretëria Pallava[7] Tempulli Trilokyanatha / Chandraprabha është një tempull i dyfishtë xhainist që ka mbishkrime nga mbreti pallavas, Narasimhavarman II dhe mbretërit cholas Rajendra Chola I, Kulothunga Chola I dhe Vikrama Chola, si dhe mbishkrime kanareze të Krishnadevarayas. Tempulli mirëmbahet nga departamenti arkeologjik i Tamil Nadusë.[20]
Tempuj të Vishnut
Tempulli Varadharaja Perumal
 
v. 1053, Mbretëria Chola, struktura e tanishme është ndërtuar në shekullin XIV-XV, nga Nayakët e Tanjores Tempulli Varadharaja Perumal u ndërtua fillimisht nga sunduesit cholas në vitin 1053[21] dhe u zgjerua gjatë mbretërimit të mbretërve të mëdhenj cholas, Kulottunga Chola I dhe Vikrama Chola. Në shekullin e XIV u ndërtua një tjetër mur dhe gopuram nga mbretërit e vonë cholas. Është një tempull i lashtë dhe një nga 108 Divya desamët, banesat e shenjta të Vishnut. Gjendet në një pjesë tëKanchipuramit të quajtur Vishnu Kanchi dhe që është vendbanimi i mjaft tempujve të famshëm të Vishnut, duke përfshirë edhe këtë. Tempulli Varadharaja Perumal është një tempull i stërmadh në një kompleks prej 93,000 m2 tregon mjeshtrinë e vishwakarma sthapathit e lashtë në arkitekturën e tempullit dhe është i famshëm për historinë e tij të shenjtë dhe të lashtë. Një tjetër gjë domethënëse rreth tempullit janë hardhucat e skalitura mjeshtërisht dhe të veshura me ar, mbi shenjtërore.[22]
Ashtabujakarami - Tempulli Sri Adhikesava Perumal Hyjnia është me tetë krahë dhe kështu e quajtur asta bhujakaram.
Tiruvekkaa - Tempulli Sri Yathothkari
 
Hyjnia këtu është emërtuar "Sonna Vannam Seitha Perumal" që do të thotë thënësi i të vërtetës. Gjendet në perëndim të Tempulli Varadaraja Perumal.[23]
Tiruththanka - Tempulli Sri Deepa Prakasa Perumal
 
Në këtë tempull ka faltore për Lakshmin, Hayagriva, Andalin, Vedanta Desikan dhe alvarët. Është vendi i lindjes së Vedanta Desikas. Bashkë me atë të Vedanta Desikas gjendet një faltore e veçuar për Hayagreevan.
Tiruvelukkai - Tempulli Sri Azhagiya Singar
 
Tempulli është i njohur për avatarin Narasimha (forma luanore) të Vishnut.
Tirukalvanoor - Tempulli Sri Adi Varaha Swami Tempulli është një faltore e vogël brenda rrethimit të Tempullit Kamaakshi Amman.
Tempulli Tirurakam - Sri Ulagalantha Swami
 
v. 846-869, Nandivarmani III[24] Tempulli besohet se ka qendruar në sallën Karikala, pasi mbretit cholas Karikala. Mbishkrimet tregojnë për ekzistencën e sallën në kohët e vjetra.[25] Që të katër tempujt janë të vendosur në të njëjtin kompleks.[23]
Tiruneeragam - Tempulli Sri Jagadeeshwarar
Tirukaaragam - Tempulli Sri Karunagara Perumal
Tirukaarvaanam - Tempulli Sri Tirukaarvarnar
Tempulli Tiruparamechura Vinnagaram - Sri Vaikunda Perumal
 
Fundi i shek. të VIII, Nandivarmani II[26] Në këtë vend ka lindur shenjti azhwar, Poigai Alvar.[26] Faltorja qendrore ka seri prej tre faltoresh, njëra mbi tjetrën, me Vishnun të paraqitur në secilën prej tyre.[26] Prakarami (korridore rreth shenjtëros) ka seri me skulptura që paraqesin sunduesit pallavas.[26]
Tempulli Tirupavalavannam - Sri Pavala Vanar
 
Tempulli është i drejtuar nga perëndimi dhe tregohet se binjakët asvinë kanë adhuruar hyjninë e këtushme.[23]
Tempulli Tirupaadagam - Sri Pandava Thoodar
 
I zgjeruar në vitet 1070-1120, Kulothunga Chola I[18][25] Tempulli ka një seri mbishkrimesh të lidhur me mbretërinë Chola. Një regjistrim i mbretit cholas, Rajakesari Varaman i quajtur edhe Kulothunga Chola I, daton nga viti i tij i pestë i sundimit.[25]
Tempulli Tirunilaaththingalthundam - Sri Nilathingal Thundathan Perumal Tempulli është një faltore e vogël afër shenjtërores së Tempullit Ekambranathar.
Tempulli Tirupputkuzhi - Sri Vijaya Raghava Perumal
 
Tempuj të tjerë
Tempulli Parithiyur - Kalyana Varadharaja Perumal
Sri Aadhi Kesava Perumal – Kooran, rreth 8-9 km nga Kanchipurami
Tempulli Vamanar (shumë afër me Tempullin Kamakshi)
Tempulli Dhrmalingeswarar (Kayaar Kulam)
Neervalur - Tempulli Sri Veetrirunda Lakshmi Narayana Perumal
Tempulli Sangupani Vinayakar
Tempulli Satyanadeeswara
Tempulli Kanaka Durga, Koneri Kuppam
Upanishada Bramham Mutt – Vendi ku u shfaq Lalitha Sahasrama. Rama Yantra u vendos nga i urti Narada

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Tourist Places Arkivuar 23 prill 2012 tek Wayback Machine; Government of Tamil Nadu, 2001
  2. ^ Let's Go India & Nepal 8th Edition; 2004, Let's Go Publications, New York, isbn 0-312-32006-X, fq. 584
  3. ^ Dr. Manohar Sajnani: Encyclopedia of Tourism Resources in India, Volume 2; isbn 81-7835-014-9, fq. 305
  4. ^ Vijaya Ramaswamy: Historical Dictionary of the Tamils; isbn 978-0-470-82958-5, fq. 301-302
  5. ^ William Reeve & Daniel Sanderson: A dictionary, Canarese and English
  6. ^ a b c d P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; isbn 81-206-0151-3, fq. 73
  7. ^ a b "Temple, 2001". Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2012. Marrë më 20 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b P.V.L. Narasimha Rao: Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples; isbn 978-93-5018-104-1, fq. 110
  9. ^ a b c P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; isbn 81-206-0151-3, fq. 86
  10. ^ a b c Kodayanallur Vanamamalai Soundara Rajan: Concise Classified Dictionary of Hinduism; isbn 81-7022-857-3, fq. 27
  11. ^ K.R. Subramanian: The Origin of Saivism and its History in the Tamil Land; isbn 81-206-0144-0, fq. 40
  12. ^ a b "DMK distances itself from poojas for Kanimozhi by Party MP". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 20 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; isbn 81-206-0151-3, fq. 74
  14. ^ "List of protected monuments in Tamil Nadu maintained by ASI". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ David Abram, Nick Edwards, Mike Ford, Daniel Jacobs, Shafik Meghji, Devdan Sen & Gavin Thomas: The Rough Guide to India ; isbn 978-1-84836-563-6, fq. 456
  16. ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; isbn 81-206-0151-3, fq. 70-1
  17. ^ [1]
  18. ^ a b P.V.L. Narasimha Rao: Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples; isbn 978-93-5018-104-1, fq. 111
  19. ^ a b c d The Hindu: Shrine for Chitragupta Arkivuar 27 prill 2013 tek Wayback Machine, 2003
  20. ^ Deprived of original élan, 2011
  21. ^ Abodes of Vishnu – Thirukkachchi
  22. ^ "Gateway to Kanchipuram district - Varadaraja Temple". Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2013. Marrë më 20 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ a b c P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; isbn 81-206-0151-3, fq. 539
  24. ^ P.V.L. Narasimha Rao: Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples; isbn 978-93-5018-104-1, fq. 109
  25. ^ a b c P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; isbn 81-206-0151-3, fq. 75
  26. ^ a b c d P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; isbn 81-206-0151-3, p. 80

Bibliografia Redakto