Majmuni

majmuni hynë në llojin e gjitarëve

Majmunët janë primatë halporhini[1] (“hundë-thatë”), një grup parafiletik të cilët kryesisht posedojnë bisht dhe përafërsisht është e përbërë nga 260 lloje të njohura ekzistuese. Shume lloje të majmunëve janë banorë të pemëve (që rron në drurë), megjithëse ka lloje të cilat kryesisht jetojnë në tokë, siç janë babuinët[2]. Shumë lloje po ashtu janë aktive gjatë ditës (ditor). Majmunët kryesisht janë të konsideruar të jenë inteligjent, në veçanti majmunët e Botës së Vjetër[3]. Lemurët, lorisët[4] dhe galagot[5] nuk janë majmunë; në vend të majmunëve janë primatë sepstirinë[6] (“hundë-lagur”). Si majmunët, thembërgjatët[7] janë primatë halporhini; sidoçoftë, ata po ashtu nuk janë majmunë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të majmunëve: majmunët e Botës së Re[8] (platirhinët) nga Amerika Jugore dhe Qëndrore dhe majmunët e Botës së Vjetër (katarhinët e superfamiljes Cercopithecoidea) nga Afrika dhe Azia. Majmunët hominoid[9] (gibonët[10], orangutanët, gorillat, shimpanzetë dhe njerëzit), ku të gjithë nuk kanë bisht, janë po ashtu katarhinë por nuk konsiderohen majmunë. Për shkak se majmunët e Botës së Vjetër janë të lidhur më ngushtë me majmunët hominoid më shumë se me majmunët e Botës së Re, akoma termi “majmun” përjashton këtë fis më të afërt, majmunët përmenden si grupi parafiletik. Simianët[11] (“majmunët”) dhe thembërgjatët u shfaqën në mes të halporhinëve para 60 milion viteve. Majmunët e Botës së Re dhe majmunët katarhinë[12] u shfaqën në mes të simianëve para 35 milion viteve. Majmunët e Botës së Vjetër dhe Hominidaët u shfaqën në mes të majmunëve katarhinë para 25 milion viteve. Simianët basal të zhdukur siç është Aegyptopithecus[13] ose Parapithecus[14] [35-32 milion vite më parë] janë po ashtu të konsideruar si majmunë nga primatologët.

Majmuni
Makaka Bonet (Macaca radiata) Mangaon, Maharashtra, Indi
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Nënrendi:
Infrarendi:
Grupet e përfshira
Platyrrhini
Cercopithecidae
Parapithecidae
Sinonimet
Hominoidea
Majmuni Makaka

Përshkrimi

Redakto
 
Marmoseti Goeldi (Callimico goeldii)

Majmunët sillen prej një madhësie nga marmoseti xhuxh[15], i cili mund të jetë i vogël 117 milimetra (4.6 in) me një bisht prej 172 milimetra (6.8 in) të gjatë dhe 100 gram (3.5 oz) i rëndë, deri te mashkulli mandril[16], gati 1 metër (3.3 ft) i gjatë dhe një peshë prej 36 kilogramësh (79 lb). Disa jetojnë nëpër pemë kurse disa jetojnë në savane: mënyra e të ushqyerit ndryshon në disa lloje por shumica konsumojnë: fruta, gjethe, fara, lule, vezë dhe kafshë të vogla (përfshirë merimanga dhe insekte). Disa karakteristika ndahen në mes të grupeve: shumica e majmunëve të Botës së Re kanë bishta kapës ndërsa majmunët e Botës së Vjetër nuk kanë bishta kapës ose nuk kanë bisht fare. Majmunët e Botës së Vjetër kanë shikim me ngjyra trikormatike si të njeriut, ndërsa majmunët e Botës së Re mund të jenë triomatik[17], dikromatik[18] ose si te majmunët e natës dhe te galagoja më e madh-monokromatik[19]. Sidoqoftë edhe majmunët e Botës së Re dhe të Vjetër, kanë sy të drejtuara përpara, fytyrat e majnunëve të Botës së Re dhe të Vjetër kanë dukje të ndryshme, sidoçoftë përsëri, çdo grup ndan disa karakteristika të prbashkëta siç janë llojet e hundëve, faqeve dhe nofullave.

Klasifikimi

Redakto

Në listën e më poshtme mund të shihni se ku janë të vendosur disa familje të majmunëve në klasifikimin e primatëve ekzistues.

 
Majmuni ketër i thjeshtë
 
Makaka gaforrengrënëse
  • RENDITJA E PRIMATËVE
    • Nënrendi Strepsirrhini[20]: lemurët, lorisët[21] dhe galagët[22]
    • Nënrendi Haplorhini[23]: thembërgjatët[24] , majmunët hominoid[25] dhe majmunët
      • Infrafisi Tarsiiformes[26]
        • Familja Tarsiidae[27]: thembërgjatët
      • Infrafisi Simiiformes[28]: simianët
        • Parvrendi Platyrrhini[29]: majmunët e Botës së Re
          • Familja Callitrchidae[30]: marmosetët[31] dhe tamarinët[32] (42 lloje)
          • Familja Cebidae[33]: kapuqinët[34] dhe majmunët ketër[35] (14 lloje)
          • Familja Aotidae[36]: majmunët e natës[37] (11 lloje)
          • Familja Pitcheciidae[38]: titisët[39], sakisët[40] dhe uakarisët[41] (41 lloje)
          • Familja Atelidae[42]: majmunët ulëritës[43], merimangë[44] dhe leshator[45] (24 lloje)
        • Parvrendi Catarrhini[46]
          • Superfamilja Cercopithecidae[47]
            • Familja Cercopithecidae: majmunët e Botës së Vjetër (135 lloje)
          • Superfamilja Hominoidea[48]: majmunët hominoid

Marrëdhënia me njerëzit

Redakto

Shumë lloje të majmunëve kanë pasur marrëdhënie me njerëzit. Disa mbahen si kafshë shtëpiake, disa përdoren si organizma model nëpër laboratore ose në misione në hapsirë. Ata mund të mbyten (kur rrezikojnë agrokulturat) ose përdoren si kafshë shërbyese për njerëz të paaftë. Në disa zona, disa lloje të majmunëve konsiderohen si peste (dëmtues) bujqësore, dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha në të korura. Kjo mund të shkaktojë ndërlikime për mbrojtjen e specieve të rrezikuara, e cila mund të jetë një lëndë për keqtrajtim. Në disa raste të fermerëve perceptimi i dëmit mund të kapërcej dëmin aktual. Majmunët të cilët janë mësuar pranisë së njerëzve në vende turistike koniderohen si të dëmshëm, duke sulmuar turistët. Në fe dhe në kulturë, majmuni shpesh përfaqëson ligësinë.

Si kafshë shërbyes për të paaftët

Redakto

Disa organizata ushtrojnë majmunët kapuqinë si kafshë shërbyes për t'i ndihmuar tetraplegjikët dhë njerëz të tjerë me lëndime të rënda të shtyllës kurrizore ose me dëmtime të mobilitetit. Pasi që të jenë të socializuar në shtëpi njerëzish si foshnje, majmunët tejkalojnë një ushtrim të gjerë para se të vihen me një njeri të paaftë. Rreth shtëpisë, majmunët ndihmojnë me ushqimin, joshjen, përdorimin e objekteve, dhe mirëmbajtje personale.

Në eksperimente

Redakto
 
Përdorimi i majmunëve nëpër laboratore është i diskutueshëm

Majmunët më të zakonshëm që gjenden në hulumtimin e kafshëve janë griveti, dhe makaka zeshkane, të cilët janë ose të kapur egërsisht ose janë të edukuar me qëllim. Ata kryesisht përdoren për shkak se trajtohen me lehtësi, cikli i shpejtë riproduktiv (në krahasim me majmunët e tjerë) dhe ngjashmërinë e tyre psikologjike dhe fizike me njerëzit. Në mbarë botën, mendohet se rreth 100,000 deri në 200,000 primatë jonjerëzor përdoren për hulumtime çdo vit, 64.7% e të cilëve janë majmunë të Botës së Vjetër, dhe 5.5% majmunë të Botës së Re. Kjo përfshin një pjesë të vogël të kafshëve që përdoren në hulumtime. Në mes të viteve 1994 dhe 2004 Shtetet e Bashkuara përdorën rreth 54,000 primatë jonjerëzor, përderisa rreth 10,000 primatë jonjerëzor u përdorën në Bashkimin Evropian në vitin 2002. Përdorimi i majmunëve në laboratore është i kundërrshtuar. Aktivistët e të drejtave të kafshëve deklarojnë se përdorimi i tyre është mizor dhe është një burim i vogël i informacioneve, dhe ka pasur shumë protesta, vandalizëm në objektet e testimeve dhe kërcënime tek puntorët. Të tjerët deklarojnë se kjo ka quar drejt përparimeve mjeksore siç është vaksina e tërbimit, kuptimin e riproduktimit të njerëzve dhe njohuri bazike për funksionin e trurit dhe se parandalimi i lëndimeve ndaj njerëzve duhet të jetë një prioritet më i lartë se lëndimi i mundshëm i bërë ndaj majmunëve. Kjo temë është kthyer në një shkak të njohur për të drejtat e kafshëve dhe grupeve për mirëqenien e kafshëve.

Në hapsirë

Redakto

Një numër i shteteve kanë përdorur majmunët si pjesë e programeve të tyre për eksplorimin e hapsirës, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Majmuni i parë në hapsirë ishte Alberti II, i cili fluturoi në raketën V-2 e lëshuar nga SHBA-të më 14 qershor, 1949.

 
Semi një Makakë zeshkane, ka fluturuar në një lartësi prej 89 kilometrave (55 milje) nga NASA, 1959

Si ushqim

Redakto

Trunjtë e majmunëve përdoren si ushqim i shijshëm në pjesët e Azisë Jugore, Afrikë dhe Kinë. Në ligjet tradicionale të dietës muslimane, ngrënja e majmunëve është e ndaluar. Sidoçoftë, majmunët ndonjëherë janë duke u ngrënë në disa pjesë të Afrikës.

Letërsia

Redakto

Sun Vukong (“Mbreti majmun”), një personazh i cili figuron dukshëm në mitologjinë Kineze, është një protagonist në romanin Kinez klasik komik Udhëtimi për në Perëndim. Majmunët janë të përhapur në shumë libra, programe televizive dhe filma. Seriali televiziv majmuni dhe personazhi letrar Xhorxhi Kurioz janë të gjitha shembuj. Joformalisht termi “majmun” shpesh përdoret më gjerësisht se vetëm si përdorim shkencor, dhe mund të përdoret për të përmendur shimpanzetë, gibonët dhe gorillat. Shkrimtari Terry Pratchett përmend këtë diferencë duke e përdorur në romanin e tij Discworld[52], ku biblotekani i Universitetit të Padukshëm është një orangutan i cili bëhet shumë i dhunshëm nëse përmëndet si majmun.

Feja dhe adhurimi

Redakto

Hanumani, një qenie hyjnore e njohur në Hinduizëm, është majmun perëndi si njeri. Ai jep guxim, fuqi dhe jetëgjatësi për personin që mendon për të ose perëndin Rama.

 
Statuja Simiane në një faltore Budiste në Tokjo, Japoni

Budizëm, majmuni është një personifikim i Budës por mund të përfaqësojë edhe dinakërinë dhe shëmtuarsinë. Metafora Kineze Budiste "majmuni i mendjes" i referohet të pavendosurës, shtetit të shqetësuar të mendjes së njeriut. Majmuni poashtu është një nga Tre Kafshët e Pakuptimta, që simbolizonë lakminë, tigri që përfaqësonë zemërimin dhe dreri sëmundje dashurie. Mizaruja, apo tre majmunët e mençur, janë të nderuar në folklorin Japonez, ata së bashku shprehin parimin proverbial "mos shih të keqen, mos dëgjo të keqen, mos flas të keqen". Malajët antikë të Perusë adhuronin natyrën. Ata vendosën shprehje mbi kafshë dhe përshkruanin majmunët në artin e tyre.

Zodiak

Redakto

Majmuni është i nënti në ciklin dymbëdhjetë-vjetor të kafshëve i cili shfaqet në Zodiakun Kinez i afërt me Kalendarin Kinez. Hera tjetër kur majmuni do të figuroj si shenjë e zodiakut do të jetë në vitin 2028.