Tempulli Kumarakotam
Tempulli Kumarakottam është një tempull Hindu në Kanchipuram të shtetit indian Tamil Nadu. I është kushtuar Muruganit, zoti Hindu i luftës dhe djali i zotit Shiva dhe hyjneshës Parvati. Tempulli është gjithashtu i njohur si Tempulli Subramanyam Swamy dhe është ndërtuar nga Dinastia Pallava me shtesa të mëvonshme Chola në Arkitekturën Dravidiane, megjithatë në formën e tij të tanishme tempulli i vjetër u rindërtua në vitin 1915.
Vendndodhja
RedaktoTempulli Kumarakottam është i vendosur në rrugën kryesore Raja.[1] Thuhet se formon një grup me Tempullin Ekambareswarar dhe Tempullin Kamakshi Amman por secili tempull ka identitetin e tij liturgjik.[2] Tempulli i Muruganit është i vendosur midis tempujve të prindërve të tij – Tempulli Ekambareswarar kushtuar Shivës dhe Tempulli Kamakshi Amman kushtuar Kamakshit, një aspekt i Parvatit. Simbolikisht, kjo vendosje përfaqëson ikonografinë e Somaskandas, një aspektt i Shivës ku ai paraqitet me Muruganin dhe Parvatin. Murugani fëmijë është paraqitur i ulur midis prindërve të tij. Kjo paraqitje çon në kultin e Somaskandas.[3] Të gjithë tempujt në Kanchipuram thuhet se i përkasin një familjeje të zgjeruar.[2] Tempulli më i afërt hindu i Tempullit Kumarakottam është Tempulli Arulmigu Thirumagaraleeswar në Magaral.
Veçoritë
RedaktoTempulli, në formën e tanishme të rindërtuar, ka kullë tempullore (shikara) mbi shenjtëroren kryesore (garbhagriha), që është ndërtuar në granite dhe është në formën e një kubeje të quajtur chakravimanam (kubeja rrethore) që është një strukturë e periudhës Chola. Konsujt dhe kolonat me mbishkrime dekorojnë muret e tempullit.[4] Tempulli ka dy prakaramë (korridore rrethore për ecjen rituale rreth shenjtërores) dhe shumë nga parivara devatat (hyjni familjare) janë vendosur në faltorëzet dytësore përreth tij.[5] Imazhi qendror i Muruganit është i paraqitur në mënyrë unike si Brahma-Shasta, duke mbajtur një kamandalu (enë uji) dhe rruazat e Rudrakshas.[3] Lingami i adhuruar nga Murugani është hyjnizuar në një faltore të veçantë brenda kompleksit të tempullit dhe është quajtur Devasenapatisar ose Senapatisvara.[6]
Domethënia fetare
RedaktoLegjenda e tempullit në Kandapuranam – versioni tamil i Skanda Puranas që është kryesisht e kushtuar për Muruganin (i njohur edhe si Skanda ose Kanda) – tregon se Murugani kishte burgosur këtu zotin-krijues, Brahma për injorancën e tij mbi Om-in, mantran një rrokshe sanskrite që është e shenjtë në Hinduizëm dhe që në këtë vend mer rolin e vetë krijuesit. Megjithatë, babai i Muruganit, Shiva e kishte urdhëruar atë ta lironte Brahmën. Kur Murugani e kuptoi gabimin e tij duke mos ju bindur udhëzimit të babait të tij, ai kreu një pendesë përpara në Lingami (simboli i Shivës), që për rrjedhojë u adhurua me emrin Devasenapatisar, që fjalë për fjalë do të thotë zoti që u adhurua nga Devasenapati (një epitet i Muruganit si kryekomandanti i zotave).[3] Në një tjetër version thuhet se Brahma i penduar u liruan nga Shiva pasi ai adhuroi Muruganin pasi mësoi nga ai përuljen.[1] Tempulli është një nga 21 tempujt madhor në Kanchipuram dhe është një qendër e rëndësishme pelegrinazhi.[7] Shenjti Arunagirinathar ka kënduar hymne adhuruese për ikonën tempullore të Muruganit.[5]
Kandapuranami
RedaktoKachiyapperi, një studiues i tamilishtes dhe sanskritishtes, ishte prift në Tempullin Kumarakottam. Ai hartoi tekstin Kandapuranami. Salla, Kandapurana Arangetra Mandapa (një pavjon i jashtëm) ku Kachiyapperi hartoi tekstin ekziston akoma në kompleksin tempullor. Tufa pallonjsh paraprijnë akoma dhe sot.[3] Kachiyapperi e shkroi eposin në gjashtë këngë duke përfshirë 10,346 stanca. Besohet se rreshti i parë i stancas së parë u shkruan nga hyjnia mbrojtëse e Kachiyapperit, vetë Murugani. Hyjnia besohet gjithashtu se ka korrigjuar 100 stancat e shkruara nga prifti gjatë ditës.[8] Poeti e mori kompozimin te zoti dhe e kopjoi.[9] Edhe tani priftërinjtë në tempull janë pasardhës të Kachiyapperit.[5]
Festat
RedaktoNjë festë popullore e mbajtur këtu është Skanda Shashti (në nëntor), ditën e gjashtë të gjysmës së ndritshme të muajit hënor të emërtuar sipas Muruganit, të njohur edhe si Skanda (Kanda në gjuhën tamile).[3] Celebrimet mbahen në tempull gjatë muajit të Kartigait (nëntor–dhjetor) midis gjysmës së errët dhe gjysmës së ndritshme të Hënës, kur në tempull ndizen një numër shumë i madh fenerësh.[2] Adhurimi në tempull është i programuar gjashtë herë në ditë. Në çdo muaj hënor në ditët e shfaqjes së yllit të Krittikas (sipas Kalendarit Hindu) në tempull mbahen festa, ku një mori adhuruesish i luten perëndisë.[5] çdo tempull në Kanchipuram celebron festën Brahma, si Brahmotsavam, kur në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes mbahen procesionet e zotave.[10]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Rao, A. V. Shankaranarayana & Temples of Tamilnadu 2001, f. 56.
- ^ a b c Michell & Temple Towns Of Tamil Nadu 1993, f. 30.
- ^ a b c d e Rao, P. V. L. Narasimha & Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples, f. 109-10.
- ^ Rao, A. V. Shankaranarayana & Temples of Tamilnadu 2001, f. 55.
- ^ a b c d "Temples in Kanchi Near Srimatam". Kamakti organization. Marrë më 22 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rao, P. V. L. Narasimha & Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples, f. 159.
- ^ Knapp & Spiritual India Handbook 2009, f. 305.
- ^ Pillai & A Primer of Tamil Literature 1904, f. 107.
- ^ Spuler & Handbook of Oriental Studies 1975, f. 222.
- ^ Michell & Temple Towns Of Tamil Nadu 1993, f. 36.
Bibliografia
Redakto- Knapp, Stephen (1 janar 2009). Spiritual India Handbook. Jaico Publishing House. ISBN 978-81-8495-024-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Michell, George (1 mars 1993). Temple Towns Of Tamil Nadu. Marg Publications. ISBN 978-81-85026-21-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pillai, M. S. Purnalingam (1904). A Primer of Tamil Literature. Ananda Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rao, A. V. Shankaranarayana (2001). Temples of Tamilnadu. Vasan Publications.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rao, P. V. L. Narasimha (2008). Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples. Readworthy. ISBN 978-81-89973-54-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Spuler, Bertold (1975). Handbook of Oriental Studies. BRILL. ISBN 978-90-04-04190-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)