Tempulli Trilokjanatha

Tempull xhainist i shek. të VIII në Kançipuram, Tamil Nadu, Indi
(Përcjellë nga Tempulli Trilokyanatha)

Tempulli Trilokyanatha (i quajtur edhe Tempulli xhainist i Thiruparthikundramit) në Thiruparthikundram, një lagje e Kanchipuramit në shtetin e Indisë Jugore Tamil Nadu, është një tempull kushtuar figurave fetare xhainiste. Ai është i lidhur me sektin Digambara të Xhainizmit. Tempulli, i ndërtuar në stilin dhe materialet e Arkitekturës Dravidiane, besohet se është ndërtuar gjatë sundimit të Dinastisë Pallava gjatë shekullit të VIII me shtesa të mëvonshme nga Dinastia mesjetare Chola dhe mbretërit Vijayanagara. Tempulli është i administruar nga Departmenti i Arkeologjisë së Qeverisë së Tamil Nadu-së si një monument i mbrojtur, ndërsa mirë-mbahet nga trustet trashëgimtare xhainiste. Tempulli bashkë me Tempullin Chandraprabha në rajonin e kompleksit rrethues emërtohet si Xhaina Kanchi, ndërsa dy pjesët e tjera të qytetit janë të emërtuara përkatësisht Shiva Kanchi dhe Vishnu Kanchi.

kulla piramidale e tempullit Trilokyanatha

Historia

Redakto
 
Verandë me kolona e Tempullit Trilokyanatha

Dinastia Pallava, sunduese e rajonit që përqafoi Xhainizmin gjatë viteve të saj të para. Sipas legjendës vendore, tempulli u ndërtua nga dishepulli Pallava i të diturve Vamana dhe Mallisena. Ka edhe legjenda të tjera që ia atribuojnë ndërtimin e tempullit Simhavishnut, mbretit të parë Pallava gjatë dhjetëvjec/arit të fundit të shekullit të VI.[1] Megjithatë tempulli besohet se është ndërtuar gjatë shekullit të VIII afër vitit 800 kur mbretëronte Dinastia Pallava. Ka mbishkrime nga mbreti Pallava, Narasimhavarmani II (700-728) dhe mbretërit e dinastisë pasuese mesjetare Chola, Rajendra Chola I (1054-63), Kulothunga Chola I (1070-1120) dhe Vikrama Chola (1118-35) si dhe mbishkrime në gjuhën kanareze të Krishnadevarayas (1509-29). Mbishkrimet Chola Vijayanagara tregojnë përkrahjen e madhe të tempullit. Krishnadevaraya ndihmoi në riparimin e pikturave të shekullit të XIII gjatë shekujve të XV dhe të XVI. Kulla e tempullit besohet se është ndërtuar nga i dituri Pushpasena Vamanarya gjatë vitit 1199. Muret e tempullit besohet se janë ndërtuar nga Azhagiya Pallavani gjatë shekullit të XIII.[1] Në tempull gjendet edhe një sallon muzikor (i quajtur Sangeetha Mandapa) i ndërtuar nga Irugappa, ministër i mbretërisë Vijayanagara gjatë vitit 1387.[2]

 
Tempulli Trilokyanatha

Tempulli administrohet nga Departamenti i Arkeologjisë së Tamil Nadu-së.[3]

Arkitektura

Redakto
 
Çatitë e tre faltoreve në kompleksi e tempullit të Tiruparuthikundramit

Tempulli është ndërtuar në Arkitekturën Dravidiane me një gopuram (kulla e portikut) tre-katësh. Në tempull ndodhen tre faltore paralele me imazhin e Mahaviras që zë qendrën. Imazhi i Lokanatharit, tirthankara i 24rt është i vendosur në anën veriore, ndërsa Neminatha i vendosur në anën jugore. Të tre faltoret janë në formë rrethore dhe bujtin imazhe prej bronxi. Faltorja e Mahaviras bujt Dharmadevin dhe një tirthankara përbri tij.[1] Në sallonin që të c/on në shenjtërore ka kollona të pikturuara. Si në tempujt Hindu Indiano-Jugor, ndodhet një shtyllë flamuri (e quajtur Dwajastamba) midis aksit të hyrjes dhe shenjtërores.[4] Tempulli ka një numër të madh pikturash në tavanet që janë të shoqëruara me shkrime në alfabetin tamil Grantha. Mendohet se shkrimet xhainiste përmbajnë historinë e jetës së Krishnas të paraqitur nga shumica e pikturave.[1]

Kultura

Redakto

Tempulli Trilokyanatha ishte fillimisht nën kontrollin e trusteve tradicionale për 600 vjet deri në vitin 1991. Që nga atëherë, tempulli administrohet nga Departmenti i Arkeologjisë së Qeverisë së Tamil Nadu-së si një monument i mbrojtur.[5]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Chakravarthy, Pradeep (23 maj 2005). "Art languishes in dilapidated Jain temple". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2003. Marrë më 25 gusht 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Triyolakyanatha Jeenaswami temple - Tiruparuthikundram". Department of Archaeology, Government of Tamil Nadu. 2011. Marrë më 4 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Deprived of original élan". The Hindu. 2011. Marrë më 24 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Rao, P.V.L. Narasimha (2008). Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples. Readworthy. fq. 111. ISBN 8189973053. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Protected Monuments under the control of the Department". Department of Archaeology, Government of Tamil Nadu. 2011. Marrë më 4 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Bibliografia

Redakto
  Commons: Tempulli Trilokyanatha – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale