Tiru Paramesvara Vinagarami
Thiru Parameswara Vinnagarami ose Tempulli Vaikunta Perumal është një tempull i kushtuar perëndisë Hindu Vishnu, i vendosur në Kanchipuram në shtetin e Indisë Jugore Tamil Nadu. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli është lartësuar në Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë ose azhvarë midis shekujve të VI dhe të IX. Është një nga 108 Divyadesamët kushtuar Vishnut, që adhurohet si Vaikuntanathani dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Vaikundavalli. Tempulli besohet se është ndërtuar nga mbreti Pallava, Nandivarmani II (720-96), me zgjerime ose rikonstruksione të mëvonshme nga Dinastia Mesjetare Chola dhe mbretërit Vijayanagarë. Tempulli është i rrethuar nga një mur graniti që përfshin të gjitha faltoret dhe pellgjet ujore të tempullit. Vaikuntanathani besohet se i është shfaqur mbretit Viroacha. Tempulli ndjek Vaikasana Agaman dhe ndjek gjashtë rituale të përditshme dhe dy festa vjetore. Tempulli administrohet nga Bordi i Besimit dhe Përkrahjes Hindu të Qeverisë së Tamil Nadu-së. Tempulli është një nga tërheqjet e shquara turistike të qytetit të Kanchipuramit.[1]
Legjenda
RedaktoSipas legjendave Hindu, rajoni ku gjendet tempulli quhej Vidarbha Desa dhe sundohej nga një mbret i quajtur Viroacha. Për shkak të veprave të tij të këqija në lindjet e mëparshme, Virocha nuk trashëgimtar. Ai u lut Shivës në Tempullin Kailasanathar. Hyjnia kryesore e tempullit i mundësoi që dvarapalët (gardianët hyjnorë të portave) e Tempullit të Vishnut të lindnin si djemtë e tij. Princat ishin besimtarë të përkushtuar të Vishnut dhe realizonin yagna për mirëqenien e popullit të mbretërisë së tyre. Vishnu ishte i kënaqur me adhurimin dhe iu shfaq princave si Vaikundanatha.[2]
Tempulli
RedaktoSipas Dr. Hultzh, Parameswara Vinnagarami u ndërtua nga mbreti Pallava, Nandivarmani II në vitin 690, ndërsa studiues të tjerë e vendosin datën e ndërtimit më vonë, në fundin e shekullit të VIII.[3] Pallavamallani ishte një adhurues i Vishnut dhe një përkrahës i madh i arsimit. Ai rikonstruktoi tempuj të vjetër dhe ndërtoi mjaft të rinj. Midis këtyre të fundit ishte dhe Parameswara Vinnagarami ose Tempulli Vaikunta Perumal në Kanchipuram, që përmban panele skulpturore me mbishkrime, që portretizojnë ngjarjet që c/uan në hipjen e Pallavamallas në fron. Shenjti i madh vaishnavit Thirumangai Alvari ishte bashkëkohës i tij.[4][5][6] Tre faltoret bujtin imazhe të Vishnut në qëndrime të ndryshme – i ulur (kati përdhes), i shtrirë (kati i parë; i lejueshëm për besimtarët vetëm në ditët ekadashi) dhe në këmbë (kati i dytë; i palejueshëm për të hyrë besimtarët, por vetëm priftërinjtë e zgjedhur). Planimetria logjike dhe e ndërlikuar e tempullit përbënte një prototip për faltoret shumë më të vona që do të ndërtoheshin në të gjithë Tamil Nadunë. Verandat e jashtme, për shembull, me kolonat e tyre luanore, janë pararendëse të sallave madhështore me njëmijë kolona të tempujve të mëvonshëm.[2] Ky tempull është vlerësuar në 10 hymne të Nalayira Divya Prabandhamit, kanoni vaishnavit midis shekujve të VII dhe të IX i hartuar nga Thirumangai Alvari. Tempulli klasifikohet si një Divyadesam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në kanonin vaishnavit. Ai është një nga katërmbëdhjetë Divyadesamët e Kanchipuramit dhe është pjesë e Vishnu Kanchit, vendi ku gjenden shumica e tempujve të Vishnut në Kanchipuram.[3][7][8]
Festat dhe praktikat fetare
RedaktoTempulli ndjek Vaikasana Agaman dhe priftërinjtë e tij kryejnë pooja (rituale) gjatë festave dhe në mënyrë të përditshme. Si tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin bashkësisë Vaishnavaite, një nënkastë Brahmine. Ritualet e tempullit kryehen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7:30 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit., Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 5:00 pasdite, Irandamkalami në orën 6:00 po pasdite dhe Ardha Jamami në orën 7:30 të mbrëmjes. Secili nga ritualet ka tre hapa: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e ndric/uesve) si për Vaikuntanathanin ashtu dhe për Vaikundavallin. Gjatë hapit të fundit të adhurimit, priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe adhuruesit përkulen përpara imazheve hyjnore të tempullit. Në tempull zhvillohen edhe rituale mbi bazë javore, dyjavore dhe mujore. Vaikasi Brahmotsavami, që celebrohet gjatë muajit tamil të Vaikasit (maj–qershor) dhe Vaikunta Ekadashi që celebrohet gjatë muajit tamil të Margazhit (dhjetor–janar) janë dy festat kryesore që zhvillohen në tempull. Gjatë tyre një grup priftërinjsh të recitojnë vargje nga Nalayira Divya Prabandhami të shoqëruar me muzikën e nagaswaramit (instrument frymor) dhe tavilit (instrument me perkursion).[2]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Gopal, Madan (1990). India through the ages. fq. 217.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Sri Paramapada Nathar temple". Dinamalar. Marrë më 8 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b B.V. Ramanujam: History of Vaishnavism in South India Upto Ramanuja; 1973, fq. 161-2
- ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955 (ribotuar në vitin 2003), ISBN 0-19-560686-8, fq. 142)
- ^ Cuppiramaniyan, Ca. Vē; Rajendran, G. (1985). Heritage of the Tamils: Temple Arts. fq. 298.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Proceedings and Transactions of the All-India Oriental Conference". Oriental philology. 1: 146. 1951.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Knapp, Stephen (2009). Spiritual India Handbook. fq. 305. ISBN 9788184950243.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chandramouli, C. (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Chandramouli, C. (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District. Directorate of Census Operations, Tamil Nadu.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam (red.). India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Knapp, Stephen (2009). Spiritual India Handbook. Jaico Publishing House. ISBN 9788184950243.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Cuppiramaniyan, Ca. Vē; Rajendran, G. (1985). Heritage of the Tamils: Temple Arts. International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ramanujam, B.V. (1973). History of Vaishnavism in South India Upto Ramanuja. Annamalai University.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955 (ribotuar në vitin 2003), Oxford University Press, New Delhi, ISBN 0-19-560686-8.
- "Proceedings and Transactions of the All-India Oriental Conference". Oriental philology. 1: 146. 1951.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)