Ashtabuxhakarami
Ashtabujakarami i vendosur në Kanchipuram në shtetin e Indisë Jugore Tamil Nadu, i është kushtuar zotit Hindu Vishnu. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempullit i janë thurur lavde në Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë midis shekujve të VI dhe të IX. Është një nga 108 Divyadesamët kushtuar Vishnut, që adhurohet si Ashta Bhuja Perumali dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Alamelumangai. Tempulli besohet se është ndërtuar nga Dinastia Pallava në fundin e shekullit të VIII me kontribute të mëvonshme nga Dinastia mesjetare Chola dhe mbretërit Vijayanagara. Tempulli ka tre mbishkrime në muret e tij, dy që datojnë nga periudha e Kulothunga Cholas I (1070–1120) dhe një nga ajo e Rajendra Cholas (1018-54). Një mur graniti e rrethon tempullin duke e përfshirë të gjitha faltoret dhe dy pellgjet e ujit. Në tempull ndodhet një raxhagopuram, kulla e portikut të tempullit, me katër kate. Në tempull zhvillohen gjashtë rituale të përditshme dhe tre festa vjetore. Tempulli administrohet dhe mirëmbahet nga Bordi i Besimit dhe Përkrahjes Hindu të Qeverisë së Tamil Nadu-së.
Legjendat
RedaktoSipas legjendave Hindu, dikur kishte një debat midis Saraswathit, bashkëshortes së Brahmas dhe Lakshmit mbi superioritetin. Ato shkuan te Indra, mbreti i hyjnive qiellore që konsideroi Lakshmin si superiore. E pakënaqur me gjykimin e tij, Saraswathi shkoi te burri i saj, Brahma që zgjodhi gjithashtu Lakshmin si më superiore. Saraswathi ishte e trishtuar me gjykimin dhe vendosi të rrijë larg nga Brahma. Brahma bëri një pendesë të thellë duke iu lutur Vishnut dhe bëri një Aswametha Yagna. Saraswathi ishte akoma e mërzitur që yagna, që zakonisht është bëhet bashkë me bashkëshortet u bë vetëm nga Brahma. Ajo u përpo ta ndërpriste pendesën në mënyra të ndryshme, por Vishnu ndërhyri në të gjitha përpjekjet e saj. Pasi të gjithë demonët që ishin dërguar nga Saraswati për të prishur yagnan (pendesën) që bënte Brahma, u vranë nga Vishnu, ajo në fund dërgoi një sarpam(gjarpër) të tmerrshëm. Vishnu mori formën e Ashtabhuja Perumali duke mbajtur 8 armë të ndryshme për të vrarë gjarprin. Në këtë tempull gjarpëri gjendet në fundin e Vaayus së yaaga salas si "Sarabeswarani".[1][2] Një tjetër legjendë e lidh këtë tempull me Gajendra mokshan e dhënë nga Vishnu për mbretin e elefantëve, Gajendra. Sipas legjendës elefanti Gajendra, e kishte zakon të adhuronte Vishnun zambakë të marrë nga pellgu ujor i tempullit c/do ditë. Njëherë, ndërsa po merrte zambakë, një krokodil kapi këmbën e Gajendras, që filloi të thirrte emrin e Vishnut për ndihmë. Vishnu për të shpëtuar elefantin dhe ndëshkuar krokodilin dërgoi diskun e tij.[1]
Arkitektura
RedaktoTempulli i Ashtabhujakaramit gjendet në zonën Vishnu Kanchi të Kanchipuramit. Tempulli është i vogël me një depozitë përballë dhe ka një gopuram (kullë portiku) tre-katësh që rrethohet nga mure drejtkëndorë koncentrikë. Hyjnia kryesore e tempullit është Ahstabhuja Perumali i drejtura nga perëndimi, imazhi i të cilit në faltoren qendrore është paraqitur me tetë krahë. Tetë krahët vërehet se mbajnë shpatë, mburojë, topuz, hark, shigjetë, zambak, guackë kërmilli deti dhe chakra. Ai shihet duke mbajtur Mahalakshmin në kraharorin e tij dhe një kurorë të bërë prej Saligrama. Në kompleksin e tempullit ndodhet edhe një faltore për Alamelumangain. Tempull ka gjithasthu edhe faltore kushtuar Hanumanit, shenjtëve alvarë, Andalit, Chakras dhe Sarabeswaras. Depozita e tempullit, Gajendra Pushkarani, gjendet jashtë kullës hyrëse.[3]
Rëndësia fetare
RedaktoTempullit i janë thurur vargje në Nalayira Divya Prabandham, kanoni vaishnavit i shekujve VII-IX, me nga një hymn të shkruar nga by Pey Azhwari dhe Thirumangai Azhwari. Tempulli për rrjedhojë klasifikohet si Divya Desam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në libër. Tempulli është kështu një nga 14 Divya Desamët e Kanchipuramit.[4] Tempulli besohet se është vendi ku Brahma realizoi pendesën duke kërkuar bekimin e Vishnut dhe një nga pak vendet ku Brahma adhuron Vishnun.[5] Tempulli llogarite si një nga katër tempujt në Kanchipuram që përfshijnë Tempullin Yathothkari Perumal, Tempullin Deepaprakasa Perumal dhe Tempullin Varadaraja Perumal të lidhur me vendin ku sipas legjendë Brahma realizoi pendesën. Tempulli është i përmendur në vargjet e Manavala Maamunigalit, Vedanata Desikarit dhe Pillai Perumal Iyengarit.[3]
Festat dhe praktikat fetare
RedaktoPriftërinjtë e tempullit kryejnë puxha (rituale) gjatë festave dhe mbi bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin komunitetit Vaishnavit, një nënkastë Brahmine. Ritualet e tempullit kryehen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 pasdite, Irandamkalami në orën 7:00 të mbrëmjes dhe Ardha Jamami në orën 10:00 të darkës. C/do ritual ka tre hapa: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Govindarajanin ashtu dhe për Pundarikavallin. Gjatë hapit të fundit të adhurimit luhen nagaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), ndërsa recitohen udhëzimet fetare nga Vedat (libra të shenjta hindu) nga priftërinjtë dhe gjunjëzohen përballë Imazheve hyjnore. Në tempull kryehen rituale edhe mbi bazë javore, dy-javore dhe mujore. Festa 10-ditore e Vaikunta Ekadasit, që celebrohet gjatë muajit tamil Chittirai (dhjetor - janar) është festa më e shquar e zhvilluar në tempull. Rama Navami dhe Navarathri janë festa të tjera të rëndësishme të zhvilluara në këtë tempull.[4]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b M.S. Ramesh: 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1; 1993, fq. 73-8
- ^ Dr. R. Vijayalakshmy: An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam; 2001, fq. 430
- ^ a b K. Subramaniam (21 nëntor 2003). "Samprokshanam at Kanchi" (në anglisht). The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2004. Marrë më 28 gusht 2016.
- ^ a b "Sri Ashtabhuja Perumal temple" (në anglisht). Dinamalar. 2011. Marrë më 27 gusht 2016.
- ^ C. Chandramouli (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District (në anglisht).
Bibliografia
Redakto- C. Chandramouli (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District (në anglisht). Directorate of Census Operations, Tamil Nadu.
- M.S. Ramesh (1993). 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1 (në anglisht). Tirupati: Tirumala Tirupati Devasthanams.
- Chithra Madhavan (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu) (në anglisht). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
- Dr. R. Vijayalakshmy (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (në anglisht) (bot. i 1-rë). Chennai: International Institute of Tamil Studies.