Tempulli Pataleeswarar është një tempull hindu kushtuar Shivës në qytetin e Cuddalores. Ai është ndërtuar gjatë Periudhës Pallava dhe i zgjeruar gjatë sundimit të Dinastisë Mesjetare Chola. Shenjti shaivit Appar besohet se në këtë tempull ka adoptuar Shaivizmin.

Tempulli Pataleeswarar

Vendndodhja Redakto

Tempulli është i vendosur në Cuddalore të Thirupathiripuliyurit. Ai është 0.5 km nga stacioni hekurudhor i Thirupathiripuliyurit. Tempulli Padaleesëarar është një nga tempujt e lashtë në Tamil Nadu. Ai është një nga tempujt më të fuqishëm të perëndisë Shiva, ai luajti një rol në historinë e Besimit, Artit dhe Arkitekturës Hindu.

Tempulli Redakto

Tempulli Padaleeswarar është një faltore hindu kushtuar Shivës në qytetin e Cuddalores ndërtuar në Arkitekturën Dravidiane. Ai u ndërtua gjatë Sundimit të Dinastisë Pallava dhe u rikonstruktua gjatë sundimit të Dinastisë Mesjetare Chola. Në këtë tempull besohet se shenjti shaivit Appar ka adoptuar Shaivizmin. Sipas një miti hindu duke adhuruar një herë të vetme këtë hyjni është e barabartë me adhurimin 16 herë të Shivës në Kasi, 8 herë në Thiruvannamalai dhe 3 herë në Chidambaram. Thirupathiripuliyuri në Cuddalore është një tempujt më të lashtë në Tamil Nadu. Ai është emërtuar sipas Pemës Pathiri dhe Puliyur, një shenjt me këmbë tigri që në këtë zonë arriti shpëtimin hyjnor. Devaara Thiruthalami është një shou mbi në Peppers TV që paraqet tempujt e Shivës që kanë qenë përmendur në Thirumurai, poezi e lashtë tamile e shkruar nga shenjtët shaivitë.

Shiko edhe Redakto

Bibliografia Redakto

  • Tourist Guide to Tamil Nadu. Sura Books. fq. 52. ISBN 81-7478-177-3, ISBN 978-81-7478-177-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)