Teoria austriake e ciklit ekonomik (Austrian business cycle theory) është një teori ekonomike e zhvilluar nga ekonomistët e Shkollës Austriake të ekonomisë, që merret me fenomenin e cikleve ekonomike, se si ndodhin dhe se nga çfarë shkaktohen.

Teoria i pati fillesat e veta në veprën e ekonomistëve si Ludwig von Mises dhe Friedrich August von Hayek. Në vitin 1974 von Hayek fitoi çmimin Nobel për Ekonominë, pjesërisht falë punës së tij mbi këtë teori.

Ekonomistët e shkollës austriake argumentojnë se bankat qëndrore janë shkaktaret e të ashtuquajturit cikël ekonomik, nëpërmjet një rritje konstante të ofertës së monedhës (inflacioni monetar) falë sistemit monetar të Fiat Currency (rritje artificiale e kreditit bankar). Rezultatet e një politike të tillë monetare janë norma interesi të ulura dhe të mbajtura ulur në mënyrë artificiale. Kjo ulje artificiale e normave të interesit shkakton të ashtuquajturat boom-e që karakterizohen nga një kërkesë më e madhe për investime të cilat në një situatë zhvillimi ekonomik normal (pa ndërhyrje shtetërore, të bankës qëndrore) nuk do të mund të zhvilloheshin. Boom-et karakterizohen nga një kolokim deficitar dhe i rremë i investimeve (malinvestment). Korrektimi i një situate të tillë të krijuar nga ndërhyrja qeveritare, ndodh në të ashtuquajturat reçesione, në të cilat ndodh një rikolokim apo ripozicionim optimal i resurseve.

Shiko dhe

Redakto