Teoria e kontrollit
Automatika është shkenca që merret me studimin e modeleve matematike të afta të pershkruajnë dhe paraqesin sisteme automatike nga më të ndryshmet, që nga sistemet mekanike te informatiket, të cilat nevojisin pak ose aspak ndërhyrje nga ana e njeriut për të funksionuar.
Në të vërtetë çka sot është kompetencë e automatikës para shekullit XX konsiderohej njohuri ose aftësi e inxhinierëve në përgjithësi. Ishte pikërisht revolucioni industrial që bëri të kuptohej për herë të parë rëndësia e studimit matematik dhe metodik të fenomeneve të lidhura me problemet e kontrollit. Pionierët e parë të automatikës gjatë studimeve të para mbi këtë temë kuptuan që edhe pse fusha e aplikimit të një sistemi industrial mund të ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme, principet që karakterizonin elementët e tij përbërës dhe ligjet që kushtëzonin ndërlidhjen midis këtyre elementëve ishin të njëjta. Kjo bëri të mundur në një kohë shumë të shkurtër dallimin e automatikës si disiplinë shkencore më vete, autonome nga të tjerat, dhe me kalimin e kohës me një teori të sajën të aftë për të studjuar çfarëdo fenomeni që i përket kësaj fushe.
Shembuj sistemesh të automatizuara
Redakto- Sistemi automekanik - sisteme primitive të automatizuara me ndihmen e rregullatorëve mekanik.
- Sistemi autohidraulik - sisteme primitive të automatizuara me ndihmen e rregullatorëve mekanik që përcjellin informatat me ndihmen e avullit
- Sistemi i automatizuar elektromekanik - sistem më i zhvilluar, rregullatorët e të cilit funksionojnë me rrymë por që informatën e përcjellin në mënyrë mekanike.
- Sistemi i automatizuar elektromagnetike - të ngjajshme si ato elektromekanike mirëpo informata nga rreullatori përcillet me ndihmen e fushës magnetike
- Sistemi i automatizuar elektrik - është sistem më i zhvilluar, informatat jepen në formë elektricitetit dhe pas përpunimit dalin si informata elektrike dhe fusin në veprm kryesish tensione të larta elektrike.
- Sistemi i automatizuar elektronik - mikro sisteme të automatizuara elektrike që shërbejnë si elemente matëse të rrymës në aparatet me tension të ulët. Futja e informatave bëhet kryesisht në bazë të skemave d.m.th nga elementet eleknonike
- Sistemei automatik - më i zhvilluar se paraardhësit dhe përbëhet nga mikro sisteme të automatizuara elektronike të cilat e bëjnë të mundëshme futjen e informatave në formë tekstesh në një memorie.
- Sistemi informatik - sistem që në të vërtet është si mbi sistem ku informatat merren në formë teksti dhe përpunohen si të tilla në gjuhë të afrta me gjuhën e makinës.
Përkufizime
RedaktoProblemi i kontrollit
RedaktoSistemi
RedaktoLlojet e sistemit
RedaktoThemeluesit e automatikës
RedaktoMori më shumë se 150 vjet dhe dy luftëra botrore që natyra e sistemeve automatike të kontrollit të kuptohej(nëse mund të thuhet se tani kuptohet pak a shumë). Zhvillimi i sofistifikuar i sistemeve automatike te kontrollit u bë i mundshëm vetëm pasi qe shumë pjesë të matematikës të cilat mendohej se janë vetëm teorike u vun në praktikë. Rregullatori i James Watt-it [1] thuhët se është fillimi i Automatikës. Ka shumë debate se kush janë themeluesit e automatikës por në një listë të shkurtër, jo gjithëpërfshirse mundë të jetë kjo renditje:
Projekte të ngjashme
RedaktoReferime
RedaktoBibliografi
Redakto