Tyrbja e Abaz Aliut

monument kulturor në Shqipëri
(Përcjellë nga Teqeja e Kulmakut)

Tyrbja e Abaz Aliut është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e në qarkun e Beratit, Shqipëri. Ky monument është i llojit "", i miratuar më "15.05.2008".

Tyrbja e Abaz Aliut
VendndodhjaBerat, Shqipëri
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar15.05.2008
Nr. i referencësBR450

Vendi më i rëndësishëm sot botëror i Pelegrinazhit Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet larg nga teqeja e Kulmakut, 2 orë në këmbë ose 40 minuta me makinë, në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit. Nga burimet historike jepen të dhëna si një vend besimi nga lashtësia. Sipas baba Ali Tomorit dhe Osman Myderrizit, Eqrem bej Vloras në shek. XV. Mustafa Tusiu dhe Haxhi Baba Horasani ngritën varrin kenotaf të Abaz Aliut, në Çukën e Tomorit. Nga ajo periudhë e deri më sot, pranë varrit të Abaz Aliut, 20 - 25 gusht të çdo viti organizohet pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj. Pelegrinazhit i dhanë përmasa gjithnjë e më të mëdha dervish Iliazi dhe baba Ali Turabiu. Sot ky pelegrinazh ka karakter ndërkombëtar. Në të marrin pjesë besimtarë bektashinj, myslimanë, të krishterë, nga gjithë Shqipëria, nga trojet etnike shqiptare, nga diaspora shqiptare dhe nga e gjithë bota, madje pjesëmarrja vjen duke u shtuar vit pas viti, dhe numri arrin në shifrën rekord për pesë ditë, nga 20 deri më 25 gusht për çdo vit, në 250.000 vetë.[1]

Thënie

Redakto

Abas Aliu zu’ Tomorë,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh.

Naim Frashëri (Luletë e verësë, 1890)[2]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I BERATIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 tetor 2017. Marrë më 10 qershor 2017.
  2. ^ Elsie, Robert (2019). The Albanian Bektashi: history and culture of a Dervish order in the Balkans (në anglisht). London: I.B. Tauris. ISBN 978-1-78831-569-2