Teqeja e Turanit

monument kulturor në Shqipëri

Teqeja e Turanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Turan, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971".

Kulla (Teqeja e Turanit)
Teqeja e Turanit is located in Earth
Teqeja e Turanit (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaTuran, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°37′12″N 20°44′20″E / 40.619869°N 20.738908°E / 40.619869; 20.738908
NdërtuarShek. XIX
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO072
TipologjiaKulle Roje

Objekti ndodhet ne buze te rruges. Ka nje siperfaqe prej 46.575 M2 me dimensione 6.75 X 6.9 M,lartesi 15m. Perdorimi fillestar I kulles ka qene vrojtimi. Kulla, ka nje pjese te zhytur nen toke, kurse pjesa tjeter eshte mbi toke. Hyrja behet e mundur nga nje dere me qemer, e cila te fut ne nje korridor te voge, qe aty behet e mundur kalimi per nje pjesen nentoke dhe pjesen siper. Tek pjesa e siperme ka pasur nje shkalle druri dhe dysheme druri ne nderkat. Tek pjesa e siperme ka disa dritare te medha me qemer.[2]

Historia

Redakto

Teqeja e Turanit është një nga katër teqetë e përmendura në afërsi të Korçës, e cila ndodhet 4.5 km në perëndim të Korçës, rrugës për në Voskopojë. Sipas Hasluck, ka vërejtur se varri i dedesë së katërt i përkiste datës 1307 H (1889/90), tregues ky sipas Kiel që teqeja i përket fillimshekullit 19.[3]

Më 1967, me veprimtarinë antifetare të Revolucionit Kulturor, më e vjetra prej tyrbeve të teqesë që kishte 3 varre u zbraz, gjithashtu dhe varret e dervishëve përreth tyrbes qenë hapur, kufomat e tyre u hoqën dhe këpucët e rrobat e tyre që ishin varrosur rishtas u shpërndanë nëpër vende të ndryshme. Ndërtesat e teqesë dhe dy tyrbeve u shndërruan në kotece pulash.[3]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 4 shkurt 2017.
  3. ^ a b Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 240–242. ISBN 9789290632429.