Teqja e Sari Salltikut
Teqeja e Sari Salltikut është një teqe në qytetin e Krujës. Ajo është ndërtuar për nder të Sari Salltikut, i cili ishte një klerik i besimit bektashi.
Sari Salltëku thuhet të ketë shkelur e të ketë lënë gjurmën e tij në Krujë në mesin e viteve 1300. Mik me Sulltan Bajazitin (thotë studiuesi francez Degrand) e gjithashtu nxënësi i Ahmed Jeseviut. Gjurma e të shenjtit ndodhet në teqen në hyrje të Krujës. Në vitin 1967, regjimi komunist e prishi edhe këtë teqe ashtu si objektet e kultit në të gjithë Shqipërinë. Teqeja e Sari Salltikut u rindërtua në vitin 1991.