Teresa Claramunt Creus (1862 – 1932) ishte anarki-sindikaliste spanjolle-katalunase.

Teresa Claramunt Creus
Të dhëna vetjake
U lind më4 qershor 1862
Sabadell
Vdiq më11 prill 1932
Barcelonë
NënshtetësiaKatalunase
PunësimiAktiviste anarkiste

Ajo ishte punonjëse e tekstilit dhe themeloi një grup anarkist në Sabadell e ndikuar nga Fernando Tarrida de Mármol, i cili mori pjesë në grevë të shtatë javëve të vitit 1883 ku u pretendua që dita e punës të jetë vetëm 10 orë. Në tetor të vitit 1884 ishte njëri nga themeluesit e variantit të seksionit të punëtorëve për kolektivitetin anarkist në Sabadell (Secció Vària de Treballadores Anarco-col•lectivistes de Sabadell). Në vitin 1892, me Ángela Lopez de Ayala dhe Amàlia Domingo promovuan shoqërinë e parë feminist spanjolle, Sociedad Autónoma de Mujeres de Barcelona (Shoqëria Autonome e Gruasë së Barcelonës).[1]

Ajo u arrestua pas shpërthimit të bombës në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë në vitin 1893 dhe sërish gjatë procesit të shtypjes së Montjuicit (Procés de Montjuïc) (1896), gjatë së cilës ajo u godit brutalisht, gjë që la pasoja në jetën e saj të mëpastajshme. Edhe pse ajo nuk u dënua për ndonjë krim, pas gjyqit ajo mbyll në Angli deri në vitin 1898. Ajo themeloi revistën El Productor (Prodhuesi) (1901) dhe mori pjesë aktivisht në kërkesat shoqërore të fillimit të shekullit XX. Ajo vazhdoi të punonte për revistat La Tramuntana dhe La Revista Blanca dhe drejtori gazetën El Rebelde gjatë viteve 1907 – 1908.[2]

Në vitin 1902 ajo mori pjesë në mbledhje me solidaritet me grevistët e sektorit të metaleve dhe në grevë të përgjithshme në shkurt të atij viti. Ajo u arrestua përsëri pas ngjarjeve në Javën Tragjike në gusht të vitit 1909 dhe u mbyll në Zaragozë, ku në vitin 1911 ajo ndihmoi sindikatat lokale për të rritur anëtarësinë në CNT dhe në grevë e përgjithshme të vitit 1911, e cila i solli asaj burgim të ri. Tashmë shumë e sëmurë dhe e mbyllur në mes të shtratit dhe karrihës, policia kërkoi apartamentin e saj pas sulmit të kardinalit Juan Soldevilla y Romero në Zaragozë më 4 qeshor 1923, në kërkim të dëshmisë se ajo është fajtore.

Në vitin 1924 ajo u kthye në Barcelonë, por paraliza gradualisht e distancoi atë nga aktivitet publike. [3]

Referime

Redakto
  1. ^ "Teresa Claramunt". Nomenclator. Ajuntament de Sabadell. Marrë më 16 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Laura Vicente (2006): Teresa Claramunt: Pionera del feminismo obrerista anarquista. Madrid: Fundación Anselmo Lorenzo. Biografías y Memorias, 4
  3. ^ Pérez Molina, Isabel. "Les dones en el moviment obrer a Catalunya". Institut Català de les Dones. Marrë më 16 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme

Redakto