Termokos quhet ngrohtorja qëndrore publike e kryeqendrës së Kosovës, Prishtinë.[1]

Tymtari i Termokosit
Termokosi Prishtinë

Historiku

Redakto

Termokosi është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore. Më 1974 “Termokos” iu bashkua BVI Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë. Më 1978 ajo u nda nga BVI[2] Ndërmarrja Banesore dhe filloi operimin si kompani e pavarur e ngrohjes, por nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës. Para nëntorit 2001, Departamenti i Shërbimeve Publike të UNMIK-ut ka qenë i ngarkuar me mbikëqyrjen e “Termokosit”.

Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM) brenda autorizimeve të rezervuara të UNMIKU-ut, në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe “Termokosi”. Përveç detyrave tjera, AKM ka pasur mbikëqyrjen komplete mbi veprimtarinë e “Termokosit” duke përfshirë edhe procedurat e prokurimit për furnizimin e lëndës djegëse si dhe donacionet. Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike në N.P. “Termokos” Sh.A. Nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Termokosi.

Lidhje të jashtme

Redakto