Testiri për gratë në shek. XVIII, Elbasan
Testiri për gratë në shekullin XVII, Elbasan ishte një leje (licensë) që u jepej grave për të ushtruar një profesion në shekujt XVIII-XIX në Elbasan, sidomos në esnafin e gëzoftarëve. Në ato kohë, dhënia apo marrja e testirit nga një grua në Elbasan njihej si emancipim për shoqërinë shqiptare. Për të marrë testirin një gruaje i duheshin 3 vite përvojë pune pas një mjeshtri.
Historia
RedaktoZejtari (ustai) zakonisht mbante një çirak i cili mbasi mësonte teknikën e prodhimit mund të bëhej kallf (çirak i madh). Ustai duke pasur përkrahjen e esnafit, mund t'i jepte çirakut dhe kallfit dënime dhe gjoba. Për marrjen e testirit (leje për ushtrim profesioni), kallfi duhej t'i nënshtrohej një provimi, zakonisht pas 4 vitesh përvojë te punishtja e ustait, por kishte raste edhe më shumë.
Kur merrte testir kallfi dilte në dyqan të veçantë. Ustai i vet i jepte disa vegla pune dhe dy ditët e para punonte ustai i vjetër në dyqanin e ustait të ri (kallfit që merrte testirin).
Rrethanat
RedaktoËshtë për t'u shënuar fakti se disa esnafë u jepnin testir edhe personave të gjinisë femërore sidomos grave e bijave të zejtarve, apo personave që gëzonin ofiqe në shoqërinë e kohës. Ky testir i jepej për zejet me karakter shtëpiak e që ishin të përshtatshëm për femrat.[1]
Esnafi i gëzoftarëve që në fund të shek. XVIII i dha testirin grave në Elbasan. Ato i përkisnin komunitetit ortodoks.
Në arkivin e Historik Shtetëror gjenden këto të dhëna:
Në mbledhjen e datës 20 korrik 1770, bashkë me të birin e Gjonin, Profirin, mori testir edhe e bija e Gjonit, Ana.
Në 1778-ën, ky esnaf i dha testir edhe gruas së priftit Papa Jakov Mima, e cila quhej Zafira.
Më 20 korrik 1806 morën testire:
Ganxho, gruaja e priftit zotit Mihael Zafira;
gruaja e Naum Ohërliut, Anastasia;
e shoqja e Haxhi Filipit, Katerina,
gruaja e Pjetër Samarugës, Ana;
gruaja e Josif Xhani Markut, Ana;
gruaja e Jakov Mimës, Argjira; vjerra e Dhimitrit, etj [2]. Këto gra i përkisnin një rangu të lartë shoqëror.
Testiri parë që i është dhënë një gruaje në Elbasan njihet si emancipim për shoqërinë e asaj kohe.