Teuta Topi ka lindur në Tiranë13 qershor 1961 është bashkëshortja e ish-Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe ish-Zonja e Parë e Shipërisë.

Teuta Topi
Zonja e Parë e Shqipërisë
2007-2012
U lind në13 qershor, 1961
Kombësiashqiptar
Profesionispecialiste në Entin e Farave dhe Fidanave

Ajo ka mbaruar gjimnazin Petro Nini Luarasi në kryeqytet dhe është diplomuar në vitin 1984 në degën Agronomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Zonja Topi ka marrë një master për Shkencën dhe Teknologjinë e Mjedisit. Ka një eksperiencë të gjatë profesionale si specialiste në Entin e Farave dhe Fidanave, por edhe si specialiste e zhvillimit rural në Ministrinë Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit. Zonja Topi e ka thelluar eksperiencën e saj profesionale me kualifikime si brenda ashtu edhe jashtë vendit (Mississippi State University USA). Është anëtare e Grupit të punës për zhvillimin rural në rajonin e Ballkanit, përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë së Shqipërisë në Projektin (IRENE) Programi INTERREG III, për Zhvillimin Rajonal me Bazë Lokale, Anëtare e Grupit të Punës për hartimin e strategjisë së zhvillimit rajonal dhe anëtare e Grupit Teknik të Punës për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë me vendet fqinje. Zonja e Parë nuk është angazhuar në politikë, por është përfshirë në programe me interes social e publik si çështje të përkatësisë gjinore apo çështje të integrimit europian dhe të procesit të stabilizim-asocimit. Në vitin 1986 martohet me Bamir Topin. Ata janë prindër të dy vajzave Nada dhe Etida. Zonja Topi nuk e ka ndërprerë aktivitetin e saj profesional në Ministrinë e Bujqësisë ndërsa aktivitetin si Zonjë e Parë do t’ua kushtojë shtresave më në nevojë të shoqërisë.

Referime

Redakto