Tipe parenkime
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Parenkima klorofiliane
RedaktoPërmban shumë kloroplaste të diferencuar, dhe është veçanërisht e përshtatshme për të kryer fotosintezën. Gjendet në të gjitha pjesët e gjelbra të bimës : kërcejtë e rinj e sidomos në gjethe.
Parenkima e rezervës
RedaktoPërbëhet nga qeliza të mëdha me mure të holla dhe hapësira ndërqelizore të vogla. Qelizat janë shumë të pasura me amidon dhe vakuola është e mbushur me proteina ose sheqer. Është karakteristikë farat, frutat tulorë, rrënjet kërcejtë, sidomos për kërcejtë e transformuar si rizoma, bulbi, zhardhoku, etj.
Në disa fara është i pranishëm një ind rezervimi që përbëhet nga qeliza që shpeshtojnë murin e tyre primar me hemiceluloze, që funksionon si substancë rezerve. Kështu muret bëhen shumë të shpeshta e të forta siç vihet re tek ulliri apo tek hurma. Farat e palmës përmbajnë një ind rezervimi që përmban një polisakarid të patretshëm që quhet fildishi bimor. Parenkima permban disa pjese perberese te qelizes goj marrese
Parenkima ujëdashese
RedaktoTip i veçante i indit të rezervimit me qeliza të mëdha të cilat kanë vakuole të zhvilluar, të mbushur me jarge që mbajnë ujin. Gjatë kohës që qelizat e këtij indi humbin ujë, muret e tyre rudhen, e më pas rishtrihen kur uji ripërthithët. Janë karakteristike për kërcejtë e gjethet e bimëve që jetojnë në ambiente të varfra më ujë.
Parenkima ajërdashese
RedaktoPërmban qeliza elipsoidale ose cilindrike që lënë midis tyre hapësira të mëdha nderqelizore për të lejuar ajrosjen. Janë karakteristike për kërcejte dhe gjethet e bimëve ujore e kënetore, të cilat duke jetuar në ambiente asfiksuese kanë nevoje që oksigjeni të arrije edhe në qelizatë organeve të zhytura për të kryer frymëmarrjen.
Parënkima përcjellese
RedaktoPërbëhet nga qeliza të zgjatura me mure përgjithësisht të holla, të vendosura njëra mbi tjetrën pa hapësira ndërqelizore. Gjendet në kërcejte e vegjël dhe në gjethëzat e myshqeve që nuk kanë një ind të vërtetë përcjelles. Kjo parenkime transporton ujë, kripëra minerale dhe lënde organikë. Mund edhe të shoqërojë floemen dhe ksilemën në zonat përcjellëse, në këtë rast muret janë shpesh të drurezuar.