Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.

protein model mosaic.

Elementet ndërtues për ndërtimin e proteinave janë proteinogjenet, gjegjësisht aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Tek njerëzit bëhet fjalë për 21 llojesh të aminoacideve, ku zinxhiri që përbëhet prej nën 100 aminoacide quhen dhe peptide dhe kur të krijohet zinxhiri më i gjatë atëherë mund të themi se bëhet fjalë për proteinë. Madhësia e një proteine sipas rregullës matet me kilo-Dalton (kDa). Proteina më e madhe tek njeriu është Titin dhe është diku 3600 kDa, përbëhet nga më shumë se 30.000 aminoacide dhe përmban 320 proteindomene. Numri për nga dallimi i zinxhirit aminoacide është gjigante. Formimi i një proteine, si dhe ndërtimi i saj është e koduar me gjenin përkatës.

Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t'i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave.Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.Proteinat janë furnizuesi i vetëm i azotit në organizëm që është i domosdoshëm për rritjen, dhe mbajtjen në jetë .Ato përtërihen pa ndalur, deri 250-300gr në ditë. Shpejtësia e përtëritjes ndryshon sipas proteinave. Ato plaken dhe fillojnë të shkatërrohen. Ky shkatërrim furnizon energji. 1gr proteine = 4kalori(Kcal)

Proteinat në trupin e njeriut

Redakto

Nevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr për 1 kilogram të peshës në ditë, me ndryshime në bazë të rëndësisë së aktivitetit muskulor. Për bodybuilding nevojat janë mesatarisht 1.5-2gr për kilogram,në ditë:

Pesha juaj Proteina gjatë ditës (faktori 1.8g/kg/ditë

45kg 81 gr në ditë
50kg 90 gr në ditë
55kg 99 gr në ditë
60kg 108 gr në ditë
65kg 117 gr në ditë
70kg 126 gr në ditë
75kg 135 gr në ditë
80kg 144 gr në ditë
85kg 153 gr në ditë
90kg 162 gr në ditë

Nevoja për proteina ndryshon sipas: moshës, gjinisë, (gratë kanë më pak nevojë pasi që masa e tyre muskulore është më e vogël).Këto nevoja ditore plotësohen duke konsumuar dy ose tri here në ditë ushqim me origjinë kafshësh ose bimësh të pasur me proteinë.

Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Redakto

Proteinat me prejardhje bimore:Këto proteina janë prezente në bishtaja (soja,qiqër etj.). Proteinat me origjinë bimore nuk kanë të gjitha aminoacidet esenciale (përveç sojës). Proteinat me prejardhje nga kafshët: Këto përmbajnë të gjitha aminoacidet e domosdoshme,dhe i gjejmë në mish, peshq, vezë dhe prodhime qumështi. Proteinet me prejardhje nga kafshët duhet të konsumohen çdo ditë për të plotësuar nevojat me aminoacide të domosdoshme. Proteinat "e nxjerrura": vinë nga vezët dhe nga soja, këto janë burimet e amino-acideve të kualitetit më të mirë.


Tri burime kryesore te gatshme: Nga i bardhi i vesë, kazeina dhe whey (hirra), kjo e fundit është më e njohur nga bodybuilder-ët. Këto prodhime ofrojnë përparësinë të ofrojnë proteinën pa materie yndyrore apo kaloritë që i shoqërojnë këto materie. Proteina Whey Whey është një proteinë e lactoserum-it, me prejardhje nga hirra (lactoserum), ideale për ta ndaluar katabolizmin (shkatërrimin e muskujve). Ajo tretet shpejtë nga organizmi. Ky burim i proteinave është i pasur me glutaminë. Është gjithashtu edhe një burim i shkëlqyeshëm i amino-acideve të Degëzuara (ose në angl. BCAA Branched Chains Amino Acids),të domosdoshëm për rikuperimin e rritjes muskulore. Një proteinë që nuk preferohet të merret para se të flemë pasi që nuk shpërndan gjatë kohë amino acide në trup. Në këtë rast preferohet kazeina ose proteina e vesë.Në mbrëmje: Së paku 3 orë pas darkës. Përzihet me qumësht(gjysmë yndyror ose me 0% yndyrë),eventualisht me qumësht nga soja, lëng portokalli(lëshon një sekrecion që është i dobishëm për tretjen e proteinave nga organizmi (por të shmanget marrja në mbrëmje))Nga 1.8 deri në 2 g proteine për kilogram të peshës trupore të ndarë në 4-5 ngrënie.Kujdes, shumë Whey të shitur në treg përmbajnë më tepër përbërës (amino-acide, glutaminë, kreatinë etj), lexoni mirë përbërjen që të evitoni mbidozimin. Në disa raste Whey komplet mund të ju kursejnë para ngase nuk duhet të bleni përbërës tjerë ndaras.

Vetitë

Redakto

Vetitë e proteinave lidhen me vetitë e përbërësve të tyre, aminoacideve: janë elektrolite amfotere. Për të matur peshën molekulare të proteinave duhen përdorur teknika mjaft të vështira një ndër të cilat është spektometria e masës. Proteinat janë komponime amofotere. Proteinat, në përgjithësi, nuk treten mirë në ujë, por formojnë tretësira koloideale, gjë që është në pajtim me natyrën e molekulave të tyre. Disa prej tyre treten në ujë(p.sh e bardha e vesë), ndërsa disa të tjerë në tretësira të holluara të acideve, bazave ose të kripërave të holluar.