Stampa:KUTIATogo Togo, zyrtarisht Republika Togoleze është një shtet në Afrikën perëndimore e kufizuar nga Gana në perëndim, Benini në lindje dhe Burkina Faso në veri. Togo zgjatet në jug në Gjirin e Guinesë, ku ndodhet kryeqyteti i saj Lome. Ajo ka një sipërfaqe prej 57.000 kilometra katrorë, duke e bërë atë një nga vendet më të vogla në Afrikë, me një popullsi prej rreth 7.5 milionë banorë.

Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë diçka më shumë se 4,27 milion banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Për kryeqytet kanë qytetin e quajtur Lome (Lomé) dhe gjuhën franceze për gjuhë zyrtare.

Një fushë e gjerë e kufizuar në perëndim nga një rrip i ngushtë bregdetarë është sipërfaqja e Togos në të cilën sundo klimë topike e nxehtë.

Prodhime bujqësore më të njohura nga Togo janë kafeja, kako, bërthama të palmës. kikiriku dhe mëndafshi. Xehetaria e ngushtë në xehen e fosfateve është pjesë tjetër e ekonomisë së pa industri të Togos. Partner tregtar kryesorë llogaritet të jenë Franca dhe shtete e Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet portës detare në Lomë bëhet edhe transporti i ndryshëm i vendeve fqinje edhe përtej Atlantikut.

Historia

Redakto

Togoja ishte territor i mbrojtur (Shutzgebite) gjerman deri me ramjen nën mandatin e Lidhjes së Kombeve më 1919. Nga 1964-ta në këtë pjesë hynë OKB-ja pjesa britanike më 1957 ju bashkua Ganës, pjesa tjetër e mbetur franceze e shpalli pavarësinë. Nga 1969-1991 kishte sistem një-partiak dhe nga 1967 president të shtetit kishte E. G. Ejademin ( E. G. Eyadéma)

Politika

Redakto

Gjeografia

Redakto
Artikulli kryesorë : Gjeografia e Togos

Sipërfaqja e përgjithshme e Togos është 56,785 km2 prej së cilës 2,400 km2 janë ujë. Togo shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 1 10 L. Togo ka një vijë bregdetare 56 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,647 km.

Klima në Togo është tropikale e nxehtë në jug e lagësht ndërsa në veri gjysmë shkretinore.

Relievi i Togos në veri është terren i xhunglës, në pjesën qendrore shkëmborë dhe me rrafshnalta në pjesën jugore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 986 metrave në malin "Agou" (ang.:Mont Agou).

Ekonomia

Redakto

Togoja ka ballafaquar shumë probleme ekonomike,dhe tani po përjeton një zhvillim,përkundër statistikave të dobëta në akordim me botën por të kënaqshme me Afrikën.

Demografia

Redakto

Kultura

Redakto
  • Sporti

Si në shumë vende afrikane,futbolli është sporti më i famshëm në Togo.Togo u kualifikua për Kupën e Botës në 2006,që u mbajt në Gjermani.Ylli i skuadrës pa dyshim është Sheyi Emmanuel Adebayor,i cili ka luajtur me skuadra gjigante siq janë Real Madrid,Totenham Hotspur,Monako etj.Ai është i lindur nga prindë togolez me origjinë nigeriane.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Togo – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Togo – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale