Tom Ndreca
Gjyqtari Tom Ndreca, i lindur në Mirditë, është një jurist shqiptar me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku së tashmi ai kryen detyrën e Anëtarit të i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Tom Ndreca | |
Datëlindja: | 1958 |
Vendlindja: | Mirditë |
Kombësia: | Shqiptar |
Profesioni: | Gjyqtar |
Edukimi: | Fakultetiti i Drejtësisë Universiteti i Tiranës |
Vendi i punës: | Gjykata e Lartë |
Biografia
RedaktoTom Ndreca ka lindur në Mirditë dhe është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë.[1] Ndreca, për një periudhë 4-vjeçare, ka ushtruar detyrën e Prokurorit gjyqsor dhe Prokurorit të Rrethit, pranë prokurorisë së Rrethit Mirditë. Më pas, për dhjetë vite me radhë ka ushtruar detyrën e juristit në ish-Komitetin Ekzekutiv të Kukësit. Rikthehet në Mirditë për të punuar në ish-Komitetin Ekzekutiv për një vit sërish si jurist. Më pas, po në vendin e lindjes punoi për tri vite fillimisht si prokuror i sektorit gjyqësor dhe më pas prokuror rrethi. Në vitin 1994 emërohet gjyqtar i gjykatës së Apelit në Tiranë, detyrë të cilën e ushtron për 16 vjet, para se të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Në mbështetje të formimit të tij profesional si gjyqtar, Z. Ndreca ka marrë pjesë në një sërë kursesh kualifikimi të organizuara në vite nga Shkolla e Magjistraturës, si dhe është trajnuar në kuadër të aftësimit të tij profesional si gjyqtar në një sërë trajnimesh të organizuara jashtë vendit.[1]
Burim i të dhënave
Redakto- ^ a b "Gjykata e Lartë: Struktura". Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2016. Marrë më 26 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)