Tomorri (gazetë)
"Tomorri" gazetë e përkohëshme politke, letrare botuar nga Lef Nosi. Është gazeta e parë politike e letrare me drejtim të qartë patriotik e atdhetar. Dilte në Elbasan tre herë në muaj; numri i parë doli më 10 mars 1910 dhe vijoi deri më 13 korrik 1910. Shtypej në shtypshkronjën "Bashkimi i kombit" në Manastir[1].
Përmbajtja
RedaktoProgrami i saj ishte çështja kombëtare, shkollat shqipe dhe mbarëvajtja e Normales. Pasqyroi problemet themelore të kombit; autoktonia, gjuha, arsimi, kultura dhe e ardhmja. Në të u botuan kryesisht pjesë të veprave të Hahn-it, Kristoforidhit, shkrime të Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Simon Shuteriqit, Kristo Dakos etj. Vend të veçantë zinte në të shkolla Normale, korrespondencat e saj, artikuj mbi Kosovën e artikuj të natyrës shkencore[2].
Referime
Redakto- ^ Cankja, Drita; Hatellari, Manola (2012). Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. Elbasan: Rama Graf. fq. 76. ISBN 978-9928-115-15-7.
- ^ Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. 2003. fq. 587. ISBN 99927-962-1-9.