Toni Pezo (lindur më 14 Shkurt 1987Split, Kroaci) është një futbollistë kroat i cili luan me klubin boshnjak NK VitezPremier Ligën Boshnjake si mesfushor mbrojtës.

Toni Pezo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëToni Pezo
Datëlindja (1987-02-14) 14 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaSplit, Kroaci, RSF Jugosllavi
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
NK Vitez
Numri99
Karriera me të rinjtë
2000–2005Hajduk Split
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2011Hajduk Split4(0)
2007–2008Zrinjski Mostar (huazim)29(0)
2008–2009SK Tirana (huazim)28(0)
2010–2011NK Zadar (huazim)24(1)
2011NK Zadar9(0)
2012–2013Flamurtari Vlorë29(0)
2013–2014Zrinjski Mostar6(0)
2014–NK Vitez17(1)
Karriera ndërkombëtare
2003Kroacia U163(0)
2003Kroacia U171(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 maj 2015

Karriera

Redakto

Pezo filloi karrierën e tij në Kroaci me Hajduk Split. Pasi shpenzoi sezonin 2005–06 pa arritur ndonjë sukses, ai zbuloi se nuk kishte asnjë mundësi për të kaluar në skuadrën e parë duke vendosur të kërkojë një skuadër të re. Lëvizja erdhi në merkaton verore të vitit 2006, ku ai vendosi të luante në Bosnjë me Zrinjski Mostar. Pas dy sezonesh në Bosnje, Pezo kaloi në Shqipëri ku tërhoqi interesin e SK Tiranës. Ai e pati të vështirë pas kalimit në Shqipëri por ishte ende në gjëndje të impresiononte atje. Pas mbarimit të sezonit ai u rikthye te Hajduk Split.

Pezo firmosi me Flamurtarin më 10 janar 2012, sëbashku me kroatin tjetër Pero Pejić.[1]

Kombëtarja

Redakto

Pezo ka zhvilluar tre paraqitje me Kroacinë U–16 dhe një me Kroacinë U–17.

Referime

Redakto
  1. ^ Elton Nika (11 janar 2012). "Gjika: Ambiciet e kroatëve në unison me ato të Flamurtarit". Sporti Shqiptar. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2012. Marrë më 11 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto