Toplica është krahinë shqiptare në jug të Serbisë. Në ditët e sotit pjesë të kësaj krahine quhen me emra të ndryshem si: Lugina e Preshevës, Kosova Lindore etj.[1]

Histori

Redakto
 
Të dëbuarit në rruget e Stambollit

Kjo krahinë përbëhet prej më shumë se 400 fshatra e qytete të cilat dikur ishin të banuara me shqiptarë. Serbia me përkrahjen e Rusisë bën okupimin e këtyre trojeve rreth viteve 1878-1881. Okupimi u shoqërua me dhunë dhe terror. Shqiptarët u ndoqën, vranë e masakruan. Ata që arrijnë të largohen, i shpëtuan masakrës serbo-ruse. Një numër i vogël i tyre arritën të shpëtojnë duke ikur në Kosovë. Historianët thonë se dikund rreth 90000 shqiptarë nga Toplica u vendosen në Kosovë. Për ta mbajtur gjallë historinë dhe me shpresë se ata një ditë do të kthehen në vendin e tyre ata marrin për mbiemër të ri emrin e fshatit, qytetit prej nga vinin. Kështu sot në Kosovë kemi mbiemrat siq janë Bllaca, Bajqinca, Konjusha, Konjuhi, Përbeza, Pllana, Qyqalla, Restelica e të tjerë, të cilët janë emërtime të vendbanimeve shqiptare në Dardaninë Lindore, vendbanime në të cilat sot nuk jetojnë më shqiptarët, sepse ata që nuk arritën të largoheshin, u vranë e u masakruan nga forcat ruso-serbe. Për qka ndodhi me të tjerët, të cilët ikën në drejtime tjera si drejt Shkupit, Sofjes e Rumanisë nuk dihet shumë.

Struktura e popullsisë së Toplicës 1912

Redakto

Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serbë, ndërsa pjesa tjetër 6207, kanë qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[2] Leskovci deri në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptarë të konfesionit musliman.[3] Në Prokuplë me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. [4] Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome.[5]

Shiko dhe këtë

Redakto

Burim i të dhënavə

Redakto
  1. ^   Wiki Libri: Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani - 2007
  2. ^ Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
  3. ^ Vidosava Nikoliq - Stojanoviq , Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim
  4. ^ Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq
  5. ^ “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15

Lidhje të jashtme

Redakto