Kosovë edhe disa qyteteve ua kanë ndërrua emrin pas Luftës ballkanike më 1912, si p.sh. duke e quajtur Ferizajn – Uroshevac, Hanin e Elezit – Gjeneral Jankoviq, Skenderajn – Serbicë e kështu me radhë, ndërsa shumë fshatra i kanë ‘’pagëzuar’’ me emra të ‘’heronjve’’ nga miti i betejës së Kosovës: Llazarevo, Milloshevo, Obiliq, Devet Jugoviqa etj.

Shenja e drejtimit me 3 gjuhë në Kosovë

Serbët Rrafshin e Dukagjinit e quajnë Metohi, sa herë që përmendet Kosova, ata thonë ‘’Kosovo i Metohija’’, Fjala Metohi vjen nga greqishtja ‘’metoh’’, që do të thotë ‘’pronë’’, ‘’vakëf’’ i kishës, ose i xhamisë. Pronë, ose ‘’metohi’’ të tilla, kanë pasur në të kaluarën, dhe kanë edhe sot shumë kisha e xhami.

Toponimet sllave në trojet shqiptare, madje edhe në Greqi, mund të jenë më parë bullgare se serbe, sepse në Ballkan ka sunduar gjatë kohë, qysh nga shekulli i nëntë, perandori bullgar Samuili, me seli në Ohër.

Lidhje të jashtme

Redakto