Traktati për Bashkimin Evropian
(Përcjellë nga Traktati i Mastriçtit)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Traktati i Bashkimit Evropian ose Traktati për Unionin Evropian, TUE (anglisht Treaty on European Union - TEU), u miratua në mbledhjen e Këshillit Evropian, në Mastriht, me 9 - 10 dhjetor te vitit 1991 dhe u nënshkrua pas tre muajsh, po ashtu në Mastriht. Pasi që u ratifikua nga te gjitha parlamentet kombëtare, TUE-ja hyri në fuqi, me 1 nëntor te vitit 1993.
Traktati për Unionin Evropian, i cili është i ndare në gjashte pjesë, e cili po ashtu përmban një numër te madh shtrsash dhe protokolleve, në esence përbehet nga mandamentet e Traktatit te Romes, Provizionet kryesore te Traktatit në Mastrihtit janë :
- BE-ja u zotua që te realizonte unionin ekonomik dhe monetar, duke përfshire edhe njësinë monetare te përbashkët (monedhën - Euro) e cila do te kontrollohej nga Banka Qendrore e pavarur. Kjo do te arrihet në tri faza. Faza e trete duhet te filloje me se voni, me 1 janar te vitit 1999, e jo me herët se 1 janar te vitit 1997, kur shtetet anëtare t'i plotësonin kriteret lidhur me inflacionin, deficitin buxhetor, shkallen e shkëmbimit valutore dhe shkallen e interesit, vetëm atëherë ato mund te vazhdojnë procesin e adaptimit te valutës se përbashkët.
- Në lidhje me zhvillimin e politikes se përbashkët në politiken e jashtme dhe mbrojtjen ushtarake, u vendos që çështjet në lidhje me mbrojtjen ushtarake se pari te subkoordinohen në Unionin Evropës Perëndimore, UEP (Western European Union - WEU), i cili ishte i hapur për çdo anëtare te interesuar te BE-se.
- Formulimi i nënshtetësisë evropiane, me ç'gjë do te definoheshin te drejtat dhe obligimet e qytetareve. Kjo përfshinë te drejtën në lëvizje, te drejtën në rezidence, te drejtën e votës dhe te votimit si kandidate në zgjedhjet Evropiane dhe te drejtën e mbrojtjes diplomatike jashtë unionit.
- Autoriteti i BE-se në fushat si edukimi, kultura, shëndetësia, industria, mbrojtja e konsumatoreve she zhvillimi i kooperimit u konfirmua dhe u zgjerua.
- Krijimin e Fondit Kohesiv për transferin e resurseve nga anëtaret me te pasura në ato me te varfra.
- Forcimin e kooperimit policor, legjislativ si dhe çështjen e imigrimit brenda shteteve anëtare në baze interqeveritare.
- Marrëveshjen midish njëmbëdhjete anëtareve (duke përjashtuar Britaninë) për te përdorur mekanizmin e BE-se për implementimin e masave që dalin nga Karta Sociale, e vitit 1989, në lidhje me mbrojtjen e punëtoreve nepune, shëndet, siguri, kushter punë, informim dhe konsultimin e punëtoreve, trajtimin e barabarte dhe integrimin e personave jashtë tregur te punëtoreve.
- Ndërrimet duke përfshi zgjerimin e autoritetit legjislativ te Parlamentit Evropian, zgjatjen e kohës shërbyese te Komisionit... nga katër në pese vjet dhe Gjykatës se Drejtësisë iu dha e drejta që ti dënonte (financiarisht) shtetet te cilat nuk i respektonin vendimet e saj.