Treva është vend ( hapësirë ) i vogël, më i vogël se krahina (regjioni), i përbërë prej dy a më shumë trojesh fqinje, të cilat ndërmjet tyre dallohen nga pjesët përbërëse natyrore dhe antropogjene, por që gjithëashtu përbënë një tërësi të caktuar hapsinore. Treva është më e përbërë se trualli, por më e tjeshtë se krahina , nga se përcakton pak a shumë një veçori, njëllojshmëri të një elementi gjeografik. P.sh. treva e fushës së Kosovës , e Moravës së Binçës, i e fushës së Kumanovës, e Shkupit, e Tetovës, e Manastirit, e Strugës , e Janinës, e Kosturit, e Shkodrës, e Lushnjës, e Korçës, e Gjirokastrës etj.