Truth Social
Truth Social (stilizuar si TRUTH Social) është një rrjet social alt-tech në pronësi të Trump Media & Technology Group (TMTG), një kompani amerikane e mediave dhe teknologjisë, e zotëruar në shumicë nga presidenti i 45-të dhe i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.[2][3] Wired e ka quajtur atë "kloni i Twitter-it" në konkurron me rrjetet sociale Parler, Gab dhe Mastodon në përpjekje për të ofruar një alternativë për Twitter dhe Facebook.[4] Truth Social përdor Mastodon si strukturën e vet të serverave (backend).[5]
Webfaqja | truthsocial |
---|---|
Regjistrim | Obligativ |
Gjuha(t) e gjendshme | Anglisht and Portugalisht |
përdoruesit | Rreth 607,000 përdorues mujorë (korrik 2023)[1] |
Pronari | Trump Media & Technology Group |
Lëshuar më | 21 shkurt 2022 |
Gjendja e tanishme | Aktive |
Shërbimi u lançua më 21 shkurt 2022.[6] Që nga mesi i vitit 2022, Truth Social është përballur me probleme financiare dhe rregullatore. Aplikacioni fillimisht nuk ishte i disponueshëm në Google Play për shkak të shkeljeve të politikave të Google-it, që ndalojnë përmbajtjen me kërcënime fizike dhe nxitje për dhunë, por u miratua për Google Play në tetor 2022 pasi ra dakord të zbatonte politikat kundër nxitjes.[7]
Digital World Acquisition Corporation (DWAC), e formuar për të financuar kompaninë mëmë të Truth Social TMTG dhe për ta bërë atë publike, shpalosi në tetor 2023 se po u kthente investitorëve 1 miliardë dollarët që kishte mbledhur për TMTG.[8] Një zbulim financiar i nëntorit 2023 nga DWAC tregoi se Truth Social kishte bërë një humbje kumulative prej të paktën 31.5 milion dollarë që nga fillimi i saj.[9] Në mars 2024, aksionerët e DWAC votuan për t'u bashkuar me TMTG, me kompaninë e bashkuar që tregtohet në NASDAQ nën shenjën e aksioneve DJT.[10][11]
Në maj 2024, depozitimi rregullator i TMTG për tremujorin e parë të 2024 raportoi 327.6 milion dollarë në humbje, kryesisht si rezultat i marrjes publike të kompanisë dhe 770.000 dollarë të ardhura.[12]
Referime
Redakto- ^ Katie Paul; Akash Sriram (korrik 10, 2023). "Meta's Twitter rival Threads surges to 100 million users faster than ChatGPT" (në anglisht). Reuters.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "What we know about Truth Social, Donald Trump's social media platform". AP News (në anglisht). 2024-03-22. Marrë më 2024-12-27.
- ^ "Truth Social | Features, Description, & Facts | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). 2024-12-26. Marrë më 2024-12-27.
- ^ Turton, William. "Trump's Truth Social Is Going Public". Wired (në anglishte amerikane). ISSN 1059-1028. Marrë më 2024-12-27.
- ^ Mak, Aaron (2022-02-23). "Donald Trump's New Social Network Has a Surprising Rival". Slate (në anglishte amerikane). ISSN 1091-2339. Marrë më 2024-12-27.
- ^ Bhuiyan, Johana (2022-02-21). "Donald Trump's social media app launches on Apple store". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2024-12-27.
- ^ Fung, Brian (2022-10-13). "Google approves Truth Social for the Google Play Store | CNN Business". CNN (në anglisht). Marrë më 2024-12-27.
- ^ Picchi, Aimee (13 tetor 2023). "Trump Media's funding partner says it's returning $1 billion to investors, with many asking for money back". CBS News (në anglisht). CBS.
- ^ Weprin, Alex (13 nëntor 2023). "Trump's Truth Social Lost Tens of Millions Since Launch, New Filing Shows". The Hollywood Reporter (në anglisht). Marrë më 14 nëntor 2023.
- ^ "Trump Endorses Truth Social Amid DWAC Stock Plunge: A Tale of Social Media Merger Drama". International Business Times UK (në anglisht). 2024-03-25. Marrë më 2024-12-27.
- ^ "Check out Trump Media & Technology Group Corp's stock price (DJT) in real time". CNBC (në anglisht). Marrë më 2024-12-27.
- ^ "Trump Media Reports Lackluster Revenues and Large Losses" (në anglisht). 2024-05-20. Marrë më 2024-12-27.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |