Mastodon (rrjet social)
Mastodon është një softuer falas dhe me kod-burim të hapur për krijimin e rrjeteve sociale të vetë-hostuara. Ofron shërbime mikroblogimi të ngjashme me Twitter-in, të cilat ofrohen nga një numër i madh nyjesh të pavarura, të njohura si instanca, secila me kodin e vet te sjelljes, kushtet e shërbimit, politikën e privatësisë, opsionet e privatësisë dhe politikat e moderimit të përmbajtjes. [6] [7] [8]
Autor | Eugen Rochko[1] |
---|---|
Zhvillues | Mastodon gGmbH[2] |
Versioni i parë | 16 mars 2016[3] |
Versioni i fundit | 4.3.1 / tetor 21, 2024 |
Version pasues | 4.0.0rc4 / nëntor 14, 2022 |
Gjuhet e programimit | Ruby on Rails, JavaScript (React.js, Redux) |
Sistemi operativ | Cross-platform |
Platforma | iOS, Android, Linux, BSD, Sailfish OS, macOS, Microsoft Windows |
Gjuhët e mundshme | 93 gjuhë[4] |
Përdoret për | Microblogging |
Licenca | AGPLv3+[5] |
Faqja zyrtare | Stampa:Official URL |
Çdo përdorues është anëtar i një instance të caktuar Mastodon (e njohur ndryshe dhe si server), e cila mund të ndërveprojë me instancat e tjera si një rrjet social i federuar, duke u lejuar përdoruesëve në instanca të ndryshme të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Kjo synon t'u japë mundësinë përdoruesve të zgjedhin një instancë me politikat e së cilës bien dakord, dhe në të njejtën kohë të kenë akses në një rrjet social më të madh. Mastodon është gjithashtu pjesë e ansamblit të serverave kompjuterikë të njohur si Fediverse, të cilët përdorin protokolle të përbashkëta që lejojnë përdoruesit të ndërveprojnë me përdorues të tjerë në kompjuterë që ekzekutojnë paketa softuerike të pajtueshme [9] si PeerTube, Pixelfed apo Friendica. Mastodon financohet nëpërmjet kontributesh vullnetare (crowdfunding) dhe nuk përmban reklama.
Mastodon u krijua nga Eugen Rochko dhe u shpall për herë të parë në Hacker News në tetor 2016. [10] Rrjeti përjetoi një rritje të konsiderueshme të përdoruesve në 2022 pas blerjes së Twitter nga Elon Musk. [11]
Projekti mirëmbahet nga organizata jofitimprurëse gjermane Mastodon gGmbH. [12]
Funksionaliteti dhe veçoritë
RedaktoInstancat Mastodon ekzekutojnë një softuer për rrjete sociale që mundëson komunikimin duke përdorur standardin ActivityPub të W3C, i cili është zbatuar që nga versioni 1.6. [13] Falë kësaj, një përdorues i Mastodon mund të ndërveprojë me përdoruesit në çdo instance tjetër në Fediverse që mbështet ActivityPub.
Që nga versioni 2.9.0 Mastodon ka ofruar një ndërfaqe me një kolonë të vetme për përdoruesit e rinj si parazgjedhje. [14] Në modalitetin e avancuar Mastodon përafron përvojën e përdoruesit të mikroblogimit të TweetDeck (disa kolona). Përdoruesit postojnë mesazhe të shkurtra, të njohur historikisht si "toots", për t'i ndarë me të tjerët. Në një instancë standarde Mastodon, këto mesazhe mund të jenë deri në 500 karaktere, më shumë se kufiri prej 280 karakteresh i Twitter, [15] [16] edhe pse shumë instanca Mastodon kanë modifikuar kodin burim për të lejuar një limit më të madh karakteresh.
Përdoruesit regjistrohen në një nga instancat Mastodon, dhe jo në një uebsajt apo aplikacioni të vetëm të qendërzuar. Instancat janë të lidhura si nyje në një rrjet dhe çdo instance administron rregullat e veta, privilegjet e llogarisë dhe nëse do të komunikojë me instancat e tjera. Shumë instanca kanë tematike të bazuar në një interes specifik. Është gjithashtu e zakonshme që instancat të bazohen rreth një lokaliteti, rajoni apo shteti të caktuar. [17] [18]
Mastodon ofron disa karakterisita të ndryshme privatësie. Çdo mesazh ka në dispozicion një shumëllojshmëri opsionesh privatësie dhe përdoruesit mund të zgjedhin nëse mesazhi është publik apo privat. Mesazhet publike shfaqen në një kohështrirje (timeline) globale, dhe mesazhet private ndahen vetëm në kohështrirjet e ndjekësve të përdoruesit. Mesazhet gjithashtu mund të shënohen si të palistuara (që nuk shfaqen ne kohështrirje) ose të drejtpërdrejta ndërmjet përdoruesve. Përdoruesit gjithashtu mund t'i bëjnë llogaritë e tyre plotësisht private. Në kohështrirje, mesazhet mund të shfaqen me nje paralajmerim (content warning) opsional, i cili kërkon që lexuesi të klikojë në pjesën kryesore të fshehur të mesazhit për ta zbuluar atë. Instancat e Mastodon e kanë përdorur këtë veçori për të fshehur spoilerët, permbajtje sensitive dhe përmbajtje jo të sigurt për punë (NSFW), ndërsa disa përdorues e përdorin këtë veçori për të fshehur lidhjet dhe mendimet që të tjerët mund të mos dëshirojnë t'i lexojnë. [7]
Mastodon grumbullon mesazhe në kohështrirje lokale dhe të federuara në kohë reale. Kohështrirja lokale liston mesazhe nga përdoruesit në një instance të vetme, ndërsa kohështrirja e federuar liston mesazhe nga të gjithë instancat pjesëmarrëse Mastodon me të cilët instanca në fjalë ka të paktën një lidhje. Përdoruesit mund të komunikojnë ndërmjet instancave të lidhura Mastodon me emra përdoruesish të ngjashëm në format me adresat e plota të emailit. [16]
Moderimi i përmbajtjes
RedaktoNë fillim të vitit 2017, gazetarë si Sarah Jeong[19] vunë në dukje qasjen e ndryshme të Mastodon në luftën kundër ngacmimeve krahasuar me Twitter. Metoda e moderimit ne Mastodon është e bazuar te komuniti, ku çdo server mund të kufizojë ose filtrojë llojet e padëshiruara të përmbajtjes, ndërsa Twitter përdor një politikë të vetme globale për moderimin e përmbajtjes. Për shembull, mastodon.social dhe disa instanca të tjera ndalojnë përmbajtjet që janë të paligjshme në Gjermani ose Francë, duke përfshirë simbolizkat naziste, mohimin e Holokaustit dhe nxitjen e dhunës kunder hebrenjëve. Instanca të tjera të Mastodon mund të zgjedhin një qasje më të lehtë për materiale të tilla. Instancat gjithashtu mund të zgjedhin të kufizojnë ose filtrojnë mesazhe me përmbajtje denigruese. Autori kryesor i softuerit Mastodon, Eugen Rochko, beson se komunitetet e vogla dhe të lidhura ngushtë trajtojnë sjelljet e padëshiruara në mënyrë më efikase sesa ekipi i vogël i sigurisë i një kompanie të madhe. [20] Përdoruesit gjithashtu mund të bllokojnë dhe raportojnë të tjerët te administratorët, njësoj si në Twitter. [21] ]
Administratorët e instancave mund të bllokojnë instanca të tjera nga ndërveprimi me të tyret, një veprim i quajtur "defederim". Administratorët dhe përdoruesit përdorin hashtagun "#fediblock"—i krijuar nga përdoruesit @artistmarciax dhe @gingerrroot—për të paralajmëruar të tjerët rreth instancave problematike.
Krahasimi me Twitter
RedaktoKërkimi dhe trendet
RedaktoNdryshe nga Twitter, Mastodon përqendrohet te privatësia dhe kërkon vetëm hashtags dhe llogaritë e përmendura në Fediverse, jo tekstin e plotë të postimeve. Disa instanca mbështesin kërkimin e tekstit të plotë të të dhënave të vetë përdoruesit. Për më tepër, kërkimi për postime do të tregojë vetëm rezultate nga instanca e Mastodon në të cilin përdoruesi është pjesë ose instanca të Fediverse që janë ruajtur në memorie nëpërmjet federimit, jo nga të gjitha instancat. Faqja e internetit https://search.noc.social lejon kërkimin e llogarive Mastodon në çdo instance të listuar. [22] ]
Për arsye të ngjashme, vetëm hashtags mund të shfaqen në temat trending të një instance Mastodon, jo fjalë popullore arbitrare, dhe temat trending ndryshojnë midis instancave.
Karakteristika të tjera që nuk janë të pranishme në Mastodon
RedaktoVersionit më të përdorur të softuerit Mastodon i mungon qëllimisht ekuivalenti i "quote tweets", [23] të cilat jane kritikuan nga Slate si një faktor teknologjik që kontribuon në toksicitetin në Twitter, ngaqë "quote tweets" inkurajojnë njerëzit të tallen me armiqtë e tyre. [24]
Softueri
RedaktoMastodon është shkruar si softuer i lirë dhe me kod-burim të hapur (FOSS) që mundëson mikroblogim të federuar, ku çdokush mund të kontribuojë me kod dhe të cilin kushdo mund ta ekzekutojë në infrastrukturën e serverit të vet, nëse dëshiron, ose të bashkohet me serverët e drejtuar nga njerëz të tjerë [25] brenda rrjetit Fedivers. [26] Kodi në anën e serverit është shkruar me Ruby on Rails dhe Node.js, ndërsa kodi në anën e klientit është shkruar në React.js dhe Redux. [27] Softueri i bazës së të dhënave është PostgreSQL . [28] Shërbimi mund të ndërveprojë me rrjetet dhe platformat sociale të decentralizuara që përdorin protokollin e komunikimit ActivityPub. [29] Që nga versioni 3.0, Mastodon hoqi dorë nga mirëmbajtja e protokollit të mëparshëm OStatus . [30]
Mastodon mund të aksesohet përmes ndërfaqes web, por gjithashtu përmes një morie aplikacionesh nga palë të treta, si ndërfaqe alternative webi, aplikacione desktop për sisteme operative Windows, macOS dhe familjen e sistemeve operative GNU/Linux, si dhe aplikacione për telefona iOS, Android dhe telefona celularë me burim të hapur.
Siguria
RedaktoStruktura e decentralizuar e Mastodon është një nga tiparet e saj më dalluese, por ajo paraqet gjithashtu sfida sigurie shtesë.
Ekspertë të ndryshëm të sigurisë kanë shprehur shqetësim mbi sigurine e të dhënave dhe reagimin nda kërcemineve kompjuterike, ngaqë shumë instanca të Mastodon drejtohen nga vullnetarë. Vështirësitë e konfigurimit dhe mirëmbajtjes së serverëve mund të jenë problem po të marrim parasysh nivelin e pabarabartë të aftësive të administratorëve. Gabimet në konfigurimin e instancave dhe gabimet e sigurisë në implementimin e serverave kanë çuar disa herë në fshirje ose vjedhje të të dhënave të përdoruesit nga sulmuesit. Duhet theksuar se Mastodon mbledh shumë më pak të dhëna personale krahasuar me platformat e tjera të mediave sociale, gjë që e bën atë një objekt sulmi me vlerë më të ulët dhe humbjet e mundshme të të dhënave më pak të rëndësishme. [31]
Instancat e drejtuara nga vullnetarët mund të mos kenë burimet e nevojshme për t'u marrë me sulmet e mohimit të shërbimit (DDoS) në të njëjtën mënyrë si platformat e centralizuara. Kjo dobësi mund të përdoret si një mënyrë për të shuar zërat e kundërshtarëve politikë. [31]
Një tjetër çështje problematike mund të jetë moderimi i përmbajtjes. Pavarësisht se instancat Mastodon mund të kufizojnë ose filtrojnë llojet e padëshiruara të përmbajtjes, një fushatë ngacmimi dhe dezinformimi në shkallë të gjerë mund të kërkojë moderim aktiv. [31]
Financimi
RedaktoMastodon financohet nga kontribute vullnetare dhe nuk përmban reklama; në nëntor 2022, ai mbështetej nga 3,500 njerëz. Që nga viti 2021 është regjistruar në Gjermani si një organizatë jofitimprurëse. [32]
- ^ Lekach, Sasha (6 prill 2018). "The coder who built Mastodon is 24, fiercely independent, and doesn't care about money". Mashable. Marrë më 6 nëntor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The company behind Mastodon". joinmastodon.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "v0.1.0". 16 mar 2016. Marrë më 18 korrik 2019 – nëpërmjet GitHub.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ English plus 92 translations listed in
"Mastodon translations in Crowdin". Crowdin. Marrë më 8 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "mastodon/mastodon". Mastodon. 5 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chan, Wilfred (2 nëntor 2022). "Mastodon gained 70,000 users after Musk's Twitter takeover. I joined them". The Guardian. Marrë më 3 nëntor 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Farokhmanesh, Megan (7 prill 2017). "A beginner's guide to Mastodon, the hot new open-source Twitter clone". The Verge (në anglisht). Marrë më 4 shkurt 2021.
- ^ Wong, Joon Ian (6 prill 2017). "How to use Mastodon, the Twitter alternative that's becoming super popular". Quartz (në anglisht). Marrë më 4 shkurt 2021.
- ^ "Mastodon launches their ActivityPub support, and a new CR!". ActivityPub.rocks. Marrë më 20 janar 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Show HN: A new decentralized microblogging platform". 2016-10-05. Marrë më 2022-10-31.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Perez, Sarah (3 nëntor 2022). "Decentralized social network Mastodon grows to 655K users in wake of Elon Musk's Twitter takeover".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The company behind Mastodon". joinmastodon.org (në anglisht). Marrë më 2022-12-27.
- ^ "ActivityPub IndieWeb". indieweb.org. Marrë më 12 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mastodon 2.9". Official Mastodon Blog (në anglisht). Marrë më 2019-06-16.
- ^ "Twitter just doubled the character limit for tweets to 280". Theverge.com. 26 shtator 2017. Marrë më 3 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "How To Get Started on Mastodon and Leave Twitter Behind". PCMAG (në anglisht). Marrë më 2021-02-04.
- ^ "Ditt lokale sosiale nettverk — oslo.town". Mastodon hosted on oslo.town (në anglisht). Marrë më 2020-10-19.
- ^ "Tŵt Cymru | Toot Wales". Mastodon hosted on toot.wales (në anglisht). Marrë më 2020-10-19.
- ^ "Mastodon Is Like Twitter Without Nazis, So Why Are We Not Using It?". Motherboard. 2017-04-04. Marrë më 2018-09-21.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "One Mammoth of a Job: An Interview with Eugen Rochko of Mastodon". medium.com/we-distribute. 9 korrik 2018. Marrë më 5 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rochko, Eugen. "Learning from Twitter's mistakes". Medium.com. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2018. Marrë më 7 shtator 2018.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hassan, Nihad (27 nëntor 2022). "Mastodon OSINT: A Comprehensive Introduction". Secjuice. Marrë më 27 dhjetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rochko, Eugen. "Eugen Rochko @Gargron@mastodon.social's post". Mastodon. Marrë më 25 shkurt 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schwedel, Heather (4 dhjetor 2017). "'Dunking' Is Delicious Sport". Slate. Marrë më 27 dhjetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mastodon Instances — The Fediverse Network". Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2020. Marrë më 1 mars 2023.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rochko, Eugen (1 prill 2017). "Welcome to Mastodon". Hacker Noon. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2018. Marrë më 3 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Installation". joinmastodon.org. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2018. Marrë më 26 dhjetor 2018.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ tootsuite/mastodon, Mastodon, 2021-02-04, marrë më 2021-02-04
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Release v1.6.0". GitHub. Marrë më 2017-09-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Your self-hosted, globally interconnected microblogging community: tootsuite/mastodon, TootSuite, 2019-10-04, marrë më 2019-10-04
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Goodin, Dan (2022-11-29). "How secure a Twitter replacement is Mastodon? Let us count the ways". Ars Technica (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-01-28.
- ^ Glanz, Berit. "Twitter-Alternative: Wer steckt eigentlich hinter Mastodon?". FAZ.NET (në gjermanisht). ISSN 0174-4909. Marrë më 2022-11-14.