Tuberkulozi
artikull shkencor
(Përcjellë nga Tuberkuloza)
Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm.
Tuberkulozi parësor
Redakto- Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohën atje gjatë frymëmarrjes.
- Zakonisht është josimptomatik.
- Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).
duhet specifikuar sesi në rastin e TBC-së parësor ,dhe në ate të TBC-së dytësor,patogjenesa dhe simptomat klinike varen nga përgjigja e sistemit imunitar,e cila mund të jetë normale, e reduktuar apo e tepërt.
Tuberkulozi dytësor
RedaktoTuberkulozi miliar
Redakto- Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
- Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.
- Sindromat klasike:
- a. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.
- b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
- c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.
Diagnoza
Redakto- Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse:
- a. Në vendin e injektimit, pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm.
- b. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10 mm.
- c. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi HIV ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm.Turbekulozi ka nje kotele lila.Ai te hyn ne trup dhe s te del me.
- Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit:
- a. Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me SIDA-AIDS); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e anergjisë.
- b. Edhe nqs pacienti nuk është anergjik, në 50% të rasteve të TB të diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas).
- Grafia e gjoksit:
- a. Mund të shihet kompleksi Ghon.
- b. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë.
- Kultura e sputumit:
- a. Merren 3 kampionë sputumi, në 3 ditë të njëpasnjëshme, në mëngjes.
- b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët.
- c. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë.
- d. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).
- Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet TB miliar.
Trajtimi
Redakto- Profilaksia:
- a. Në USA rekomandohet që t'i bëhet profilaksi me izoniazid për 1 vit të gjithë atyre që bëhen Mantoux pozitivë nën moshën 35 vjeç.
- b. Izoniazidi është hepatotoksik ; mbi 35 vjeç i jepet izoniazid vetëm atyre që janë në shumë rrezik infektimi (atyre që kanë HIV, mangësi imune, kontakt të afërt me të sëmurët me TB).
- Tuberkulozi aktiv.
- a. Përdoret kombinim barnash :(i) rifampin; (ii) isoniazid ; (iii) pyrazinamide ; (iv) ethambutol; (v) streptomycin.
- b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janë që të treja barna hepatotoksike.
- c. Izoniazidi shkakton neuropati ; ethambutoli shkakton neurit optik; streptomicina si gjithë aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dëmtim të veshkave.