Turi Çiklistik i Shqipërisë
Rrethi çiklistik i Shqipërisë është kampionati çiklistik më i vjetër në Shqipëri. Për herë të parë filloj në vitin 1925, ndërsa nga viti 1946 mbahet deri më sot vetëm me një ndërprerje në vitin 1992. Në vitin 1948 u zhvilluan dy ture.
Historiku
RedaktoRrethi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe. Rrethi çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.[1]
Etapa e parë e Rrethit çiklistik të Shqipërisë ishte me itinerar:
- Shkodër – Durrës
- Durrës – Fier
- Fier – Vlorë
- Vlorë – Tepelenë
- Tepelenë – Gjirokastër
- Gjirokastër - kalohet kufiri me Greqinë në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit – Leskovik
- Leskovik - Korçë, në Korçë një ditë pushim
- Korçë – Qukës
- Ura e Haxhi Beqarit – Elbasan
- Elbasan – Peqin
- Peqin – Kavajë
- Kavajë – Tiranë
Në çdo qytet rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjeksor, duke krijuar një ambjent sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme. Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni. Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona.[1]
Fituesit
RedaktoStatistika
RedaktoFitoret sipas shteteve
RedaktoShteti | Fitoret |
---|---|
Shqipëria | 71 |
Serbia | 2 |
Fitoret sipas çiklistëve
RedaktoNr. | Çiklisti | Fitoret |
---|---|---|
1 | Bilal Agalliu | 11 |
2 | Besnik Musaj | 7 |
3 | Agim Tafili | 6 |
4 | Fadil Muriqi | 4 |
Palion Zarka | 4 | |
2 çiklistë me 3 fitore | ||
10 çiklistë me 2 fitore | ||
15 çiklistë me 1 fitore |
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "Historiku i Federatës Shqiptare të Çiklizmit". Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2017. Marrë më 19 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Rrethi/Turi Çiklistik i Shqipërisë Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine në cyclingarchives.com