Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti Europian i Tiranёs (UET) ёshtё një universitet privat fitimprurës i themeluar në vitin 2006 nga një grup prej gjashtë intelektualёsh, ku përfshihen katёr akademikёt Adri Nurellari, Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja and Henri Çili, manaxheri Laert Duraj dhe gazetari Robert Rakipllari[2] dhe nën pronësinë e shoqërisë European Education Initiative Holding.[3]
Motoja | Cilësia na Diferencon |
---|---|
Lloji | Universitet Privat |
Themelimi | 2006 |
Rektori | Prof. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj |
Studentë | 3000 |
Kampusi | Tiranë |
Faqja zyrtare | www.uet.edu.al |
UET–i është licencuar nga Ministria e Arsimit më datë 20 shtator 2006 bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Nr. 636, datë 20.09.2006. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 796, datë 22.07.2009, UET–i, nga “Shkollë e Lartë Universitare” u strukturua ligjërisht në “Universitet” dhe është një institucion arsimor i akredituar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë.[4][5]
Viti 2018 përkon me dekadën e dytë të Universitetit Europian të Tiranës si një universitet më universal në ofertën e tij akademike e shkencore. Eksperienca dhe rezultatet inkurajuese të dhjetë viteve të para, konsolidimi i treguesve të cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, vlerësimet pozitive të akreditimit për të tre ciklet e studimit dhe sidomos vlerësimi maksimal i akreditimit britanik, na shtyjnë të ndërtojmë një strategji e objektiva të reja të konkretizuara në hapjen e mjaft programeve të reja në fushën e mjekësisë, inxhinierisë, arkitekturës, arteve dhe sportit, informatikës dhe teknologjive moderne, agrobiznesit dhe zhvillimit rural, burimet natyrore, etj. E gjithë kjo do mbështetet nga një staf akademik cilësor dhe mbi të gjitha nga ndërtimi i një kampusi të ri modern, i pajisur dhe kompletuar më së miri në funksion të realizimit të këtij objektivi.[6]
Filozofia
RedaktoKombinimi i dijeve teorike me aftësi konkrete, si dhe aftësia për të zbatuar në praktikё koncepte abstrakte teorike, janë bazat e filozofisë liberale mbi të cilën bazohet Universiteti Europian i Tiranёs (UET).
UET–i, gjithashtu, në bazë të filozofisë së tij ka bashkëpunimin e gjerë ndërkombëtar, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me universitete e institucione të huaja, si dhe aplikimin e programeve të veçanta të shkëmbimit akademik mes studentëve dhe stafeve akademike reciproke.[7]
Universiteti Europian i Tiranës vendos çdo vit një numër të caktuar bursash në dispozicion për studentët. Studentët mund të jenë përfitues të bursave të pjesshme apo të plota.
Bursat e Ekselencës përveçse vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit të përgatitjes së studentëve; Bursa Talenti që u vijnë në ndihmë të rinjve të talentuar që tregojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikatin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca. Bursa Sociale për shtresat në nevojë, ndonjëherë edhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë shoqërorë dhe institucionalë.Bursa lidershipi për të rinjtë që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të përfshihen akoma më shumë në zhvillimin e shoqërisë. Bursa “Pashko”e cila është një bursë e veçantë që bazohet mbi dy kritere: ekselencën dhe problemet sociale.
Ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës bëhet universiteti i parë privat, i cili do të hapë të gjithë gamën e degëve të shkencave humane dhe sociale, edhe pse shpesh ato janë të vështira në treg për t’u financuar nga përdoruesit. Për këtë qëllim, një kontingjent bursash i është dedikuar promovimit të këtyre degëve me anë të bursave apo gjysmëbursave në degë të tilla, si: filozofia, antropologjia, sociologjia, letërsia, gjuha, artet, historia, studimet religjioze etj., pra të gjitha degët sokratike.[8]
Programi
RedaktoProgrami akademik i Universitetit Europian të Tiranës është i ndërtuar sipas parimeve të Sistemit të Bolonjës. Kjo do të thotë që Diploma e ciklit të parë Bachelor[9] përftohet pas një studimi 3 vite akademike, gjatë të cilit studenti duhet të përmbushë një ngarkesë prej 180 kreditesh mësimore, nga të cilat 60 % janë lëndë të detyrueshme dhe 40 % lëndë me zgjedhje. Lëndët ndahen në të detyrueshme, me zgjedhje brenda degës dhe me zgjedhje jashtë degës, ku studentët kanë mundësi që të zgjedhin mes disa lëndëve të ndryshme.
Gjithashtu, UET–i ofron programe studimi të ciklit të dytë Master Profesional,[10] i cili zgjat për një periudhë 1 vit akademik dhe Master i Shkencave,[11] i cili zgjat 2 vite akademike. Së shpejti, UET–i to të ofrojë dhe studimet e Doktoraturёs.[12]
Struktura
RedaktoUniversiteti Europian i Tiranës përbëhet nga pesë fakultete :
- Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare;
- Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale;
- Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit,;
- Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës;
- Fakulteti i shkencave Mjekësore Teknike;
UET–i jep diploma në Ekonomi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Gazetari, Marrëdhënie me Publikun, Juridik, etj. Diplomat jepen nga Fakultetet dhe Departamentet përkatëse.
Marrëdhëniet me jashtë
RedaktoUniversiteti Europian i Tiranës përkrah bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimet e lektorëve dhe të ftuarve me Universitetet perëndimore, organizimin e konferencave ndërkombëtare shkencore të përbashkëta dhe shkëmbimin e studentëve me institucionet partnere.
UET–i ka një marrëdhënie të gjerë Bashkëpunimi me Aston University, në Birmingham, Angli, me të cilin UET–i shkëmben gjerësisht programe, pedagogë dhe studentë. UET–i, gjithashtu, ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Paris 2 – Sorbonë dhe me Universitetin e Marsejës, në Francë ; me Universitetin e Barit, në Itali ; me Universitetin Bar-Ilan, në Izrael ; me Universitetin e Malit të Zi ; me Universitetin e Evropës Juglindore, në Maqedoni ; me Universitetin e Santiagos, në Kili dhe të tjera Universitete të huaja.
UET–i është anëtar i Qendrës Ndëruniversitare për Kërkime dhe Bashkëpunim me Europën Lindore dhe Juglindore (CIRCEOS - Bari), që nga muaji maj i vitit 2010.
UET–i synon që në një të ardhme të afërt të ofrojë diploma të përbashkëta, programe Masteri dhe Doktoratura të përbashkëta me Universitetet perëndimore partnere.[13]
Botimet dhe kërkimi shkencor
RedaktoUniversiteti Europian i Tiranës i kushton një vëmendje të veçantë zhvillimit të kërkimit shkencor. Brenda UET–i funksionojnë dy Qendra Kërkimore që merren me studime sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Përveç botimit të punimeve shkencore të pedagogëve dhe personaliteteve të Universiteteve shqiptare, UET–i boton edhe disa revista periodike shkencore : POLIS (Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare), ECONOMICUS (Fakulteti i Ekonomisë) dhe JUS & JUSTICIA (Fakulteti Juridik).
Lidhje të jashtme
RedaktoBurim i të dhënave
Redakto- ^ "UET:Fakte dhe shifra". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2016. Marrë më 7 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Themeluesit – Faqja Zyrtare
- ^ QKR: Regjistri i Subjekteve Tregtare[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Historiku – Faqja Zyrtare". Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2010. Marrë më 12 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Institucionet e Arsimit të Lartë të Akredituara - APAAL". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2009. Marrë më 12 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fjala e Presidentit - UET". UET. Marrë më 2018-10-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Përshëndetja e Rektorit - UET Guidë" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 korrik 2011. Marrë më 12 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bursa dhe Financim - UET". UET. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 2018-10-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bachelor - UET". UET. Marrë më 2018-10-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Master Profesional - UET". UET. Marrë më 2018-10-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Master Shkencor - UET". UET. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2018. Marrë më 2018-10-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Programet e Studimit - Faqja Zyrtare". Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2010. Marrë më 12 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Marrëdheniet me Jashtë - UET Guidë" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 korrik 2011. Marrë më 12 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)