Uji mbretëror ose aqua regia (lat) është përzierje e një pjese të acidit nitrik të koncentruar me tre pjesë të acidit klorhidrik të koncentruar. Ai është një lëng që avullohet shpejt me ngjyrë të verdhë. Emrin e ka marrë sepse reagon me metalet fisnike pra së gjithash me arin dhe platinën të cilët konsiderohen metale mbretërore. Këto metale nuk reagojnë gati me asnjë substancë tjetër.formohet nga 3 vellime HCl dhe 1 vellim HNO3

Ena laboratorike e pregatitur për pastrim me ujin e mbretit

Është interesante se asnjëra nga komponentat e ujit mbretëror të marra veç e veç nuk reagon me këta metale fisnike. Aqua regia përdoret kryesisht për të prodhuar acid kloroaurik, elektrolitin në procesin Wohlwill për rafinimin e arit me cilësinë më të lartë (99,999%).

Aqua regia përdoret gjithashtu në gravurë dhe në procedura specifike analitike. Përdoret gjithashtu në disa laboratorë për pastrimin e qelqave nga përbërjet organike dhe grimcat e metaleve.

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.