Liqeni i Ujmanit
Liqeni i Ujmanit është një liqen artificial që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Kosovës dhe një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë.[1]
Liqeni i Ujmanit | |
---|---|
Vendi | Kosova, Serbia |
Koordinatat | 42°57′42″N 20°34′1″E / 42.96167°N 20.56694°E |
Burime lumi | Lumi Ibër |
Gjatësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Gjërësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Sipërfaqja | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Thellësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Lartësia e sipërfaqes | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Gjeografia
RedaktoLiqeni i Ujmanit shtrihet në rrjedhën e mesme të lumit Ibër dhe në një distancë prej rreth 15 km në veriperëndim të Mitrovicës midis malit të Rogoznës në verilindje dhe atij të Moknës në jugperëndim. Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 11.9 km² (4.59 mi²), nga të cilat 9.2 km² (3.55 mi²) në territorin e Kosovës dhe 2.7 km² (1.04 mi²) në territorin e Serbisë. Shprehur në gjatësi, liqeni është i gjatë 18 km, nga cilat 15 km i përkasin Kosovës, ndërsa pjesa tjetër Serbisë.[2]
Liqeni është formuar nga ndërtimi i pendës në lumin Ibër, i cili rrjedh në liqen. Shtrati i liqenit ndjek formën gjarpëruese të luginës së Ibrit, e ndërtuar në këtë sektor pothuajse tërësisht nga terrigjenë të paleozoit e të mesozoit. Liqeni i Ujmanit ka një vëllim uji prej 390 milionë m3, niveli mesatar i pasqyrës së ujit arrin 690 metra mbi nivelin e detit. Furnizohet kryesisht nga rrjeti ujor i lumit Ibër. Shpatet rrethuese vishen nga një mbulesë dushku. Ujërat e Liqenit të Ujmanit furnizojnë hidrocentralin e Ujmanit si dhe një pjesë të Hidrosistemit Ibër-Lepenc. [3][4]
Galeria
Redakto-
Pamje e liqenit me Urë
-
Liqeni i Ujmanit
-
Pamje e Liqenit
-
Pemje e Liqenit në Ribariq
-
Pamje e liqenit te ura
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Gail Warrander; Verena Knaus (2010). Kosovo (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 279–. ISBN 978-1-84162-331-3.
- ^ "Ujmani, objekt strategjik: Kur e si u ndërtua?". Veriu. 18 gusht 2018. Marrë më 3 prill 2020.[lidhje e vdekur]
- ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 1. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 757. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ Revista Drini (7 shtator 2020), Për Liqenin e Ujmanit, historia e ndërtimit si dhe Ligji i publikuar në ”Fletoren Zyrtare te KSAK Nr. 12, i datës 26 Prill 1972, arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2022, marrë më 23 shtator 2022
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)