Ukbe ibn Ebu Mu'ayt (Arabisht: عقبة بن أبو معيط; vdiq më 624) ishte një nga kundërshtarët kryesor të Islamit. Ai ishte lider i Kurejshëve dhe anëtarë i fisit Banu'Abdu Shams.

Familja

Redakto

Ai ishte i martuar me Arwā bint Quraiz ibn Rabī‘ah. Më vonë Arwā u martua me 'Affān ibn Ebu el-‘Āṣ dhe lindi Othman ibn Afanin i cili Ukbe u bë njerku i tij. Ai ka pasur dy djem El-Velid ibn Ukbe dhe 'Ammara ibn Ukbe dhe një vajzë Umm Kulthum bint Ukbe. Të gjithë janë bërë muslimanë.

Roli i Ukbesë kundër Muhammedit

Redakto

Ukbe ishte fqinj i Muhammedit. Ai e sulmonte Muhammedin gojarisht dhe fizikisht gjatë predikimit.[1] Ai poashtu vazhdimisht u tallte me Muhammedin ku ky i fundit predikonte në Mekë. Në një rast, Muhammedi ishte duke u falur në Qabe, Ukbe e solli një deve të therur dhe e vendosi në shpinën e Muhammedit ku ai ishte në sexhde. Ata qeshnin aq shumë derisa u rrëzuan. Përshkak peshës, Muhammedi nuk munde të ngrihej prej sexhdes deri kur vajza e tij erdhi dhe i'a largoi.[2]

Ukbe ishte poashtu një nga kundërshtarët të cilët u gëzuan kur djali i dytë i Muhammedit, Abdullahu vdiq.

Ubej ibn Khalaf ishte shok i ngushtë i Ukbesë. Kur Ubeji ndëgjoi se Ukbe ishte ulur dhe e ndëgjonte të dërguarin, Ai i tha Ukbesë: "A ndëgjova që ti ishe ulur me Muhammedin? Betohem se nëse e bën prapë nuk do të flasë ose nëse nuk shkon pështyje në fytyrën e tij." Ukbeja e bëri këtë dhe Allahu e zbriti një ajet në lidhje me ta: "Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart eveta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! (Surja Furkan 25:27)[3]

Vdekja

Redakto

Sipas disa haditheve që transmetohen në Sahih Buhariu dhe përmbledhjes biografike të Ibn Sa'd, Ukbe u vra në fushëbetejë gjatë Betejës së Bedrit dhe ishte mesin e liderëve Kurejshit që trupat u varrosën në gropë.[4][5][6] Sidoqoftë, sipas biografisë së Ibn Hishamit, Ukbe u ekzekutua me urdhër të Muhammedit nga Asim ibn Thabit si i burgosur pas Betejës së Bedrit.[7][8] Sipas dijetarit Safiur Rahman Mubarakpuri, pas Betejës së Bedrit, kokat e Ukbe ibn Ebu Mu'ayt dhe Nadir bin Harith u prejtën nga Aliu. Mubarakpuri e përmend se kjo ndodhi përmendet edhe në Sunenin e Ebu Davudit.[9]

Referimet

Redakto
  1. ^ Sahih Buhariu: Volume 6, Book 60, Number 339
  2. ^ Sahih Buhariu: Volume 1, Book 9, Number 499
  3. ^ The Life of Muḥammad: A Translation of ibn Isḥāq’s Sīrat Rasul Allāh with introduction & notes by Alfred Guillaume, Oxford University Press, 1955, page 164
  4. ^ Sahih Buhariu: Volume 1, Book 4, Number 241
  5. ^ Sahih Buhariu: Volume 1, Book 9, Number 499
  6. ^ Al Tabaqat-al-Kubra, Muhammad Ibn Sa'd, Volume 2, p.260, ghazwatul Badr, Darul Ihya'it-Turathil-'Arabi, Beirut, Lebanon, First Edition, (1996)
  7. ^ Ibn Ishaq, Sirat Rasul Allah (The Life of Muhammad), A. Guillaume, tr. (New York: Oxford University Press, 1980), p. 308.
  8. ^ Gabriel Said Reynolds, The Emergence of Islam (Minneapolis: Fortress Press, 2012), p. 39.
  9. ^ Mubarakpuri, The Sealed Nectar (Free Version)[lidhje e vdekur], p. 129