Ulrike Guérot
Ulrike Beate Guérot (lindi 1964 në Grevenbroich, Gjermani[1]) është një shkencëtare politike dhe publiciste gjermane. Ajo dhe Robert Menasse janë të njohur në mbarë Evropën për kërkesën e tyre të një krijimi e një republike evropiane gjithëpërfshirëse dhe demokratike.
Jeta
RedaktoGuérot ka studiuar shkenca politike dhe ka doktoruar 1995 në Universitetin e Wilhelmit të Westfalenit në Münster me një shkrim mbi historinë e Partisë Socaliste franceze.[2] Ajo prej 1992 deri 1995 ka qenë nëpunëse në zyrën e ish-deputetit gjerman, Karl Lamers (CDU), dhe mori pjesë në letrën ″Schäuble-Lamers″ mbi thellimin të Bashkimit Evropian të vitit 1994. Më vonë, ajo ishte nëpunëse shkencëtare tek ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors, tek organizata Notre Europe në Paris dhe më pas prej 1998 deri 2000 profesore juniore tek Paul H. Nitze School for Advanced International Studies në Universitetin John Hopkins në Uashington D.C. në lëndën European Studies.
Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Guérot ishte kryesuese e grupit programues Europa tek Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme në Berlin dhe prej 2004 deri 2007 nëpunëse shkencëtare tek German Marshall Fund.
Prej vitit 2007 deri në vitin 2013, Guérot kryesoi zyrën e European Council on Foreign Relations në Berlin. Aty punoi dhe hulumtoi në fushat e politikës së jashtme evropiane, procesin integrues evropian, institucionet evropiane dhe marrëdhëniet gjermano-franceze dhe gjermano-amerikane.
Në prill 2013, ajo publikoi bashkë me Robert Menasse një manifest për ″krijimin e një republike evropiane″. Aty ata përshkruajnë zhvillimet aktuale negative dhe të metat në BE dhe bëjnë apel për krijimin e një republike evropiane. Manifesti është i lidhur me apelin për një Evropë tjetër,[3] të cilin ajo po mbështet dhe i cili u nënshkrua nga Thomas Piketty, Ernst Ulrich von Weizsäcker dhe Gesine Schwan. Njëkohësisht, Ulrike Guérot zhvilloi bashkë me Valeska Peschke, një artiste konceptualiste, projektin artistik me emrin ″Amikejo″ dhe vë me atë miqësinë evropiane në qendër.
Guérot publikon vëllimshëm nëpër revista dhe gazeta gjermane dhe evropiane mbi tema evropiane dhe transatlantike, poashtu ajo ftohet rregullisht për të komentuar në mediat evropiane zhvillimet aktuale. Për angazhimin e saj në integrimin evropian, ajo u emërua në vitin 2003 kalorëse e urdhërit kombëtar francez të meritës. Në debatin mbi problematikën e borxheve greke, ajo ka ndërhyr në forume të ndryshme me sa kishte në dorë për vendndodhjen e Greqisë në BE dhe kundër ″grexit″-it.
Në vjeshtë të vitit 2013, ajo e shoqëroi ish-presidentin gjerman, Joachim Gauck, në vizitën e tij shtetërore në Francë si anëtare e një delegate zyrtare.[4]
Në shtator të vitit 2014, ajo bashkë me Victoria Kupsch e themeloi European Democracy Lab (e cila ndodhet tek European School of Governance në Berlin[5]) për tu angazhuar më tepër me pyetje mbi demokracinë evropiane. Ideja qendrore e Labs-it është zhvillimi e një res publica europaea, përpunimi i Evropës si republikë. Mbi këtë, Guérot ka publikuar mjaftueshëm, së fundmi në vëllimin vjetor të vitit 2014 të Akademisë së Shkencave të Berlin-Brandenburgut. Një skicë të Evropës si republikë, Ulrike Guérot ka prezantuar në një fjalim tek konferenca berlinase ″Re:publica″,[6] versioni anglez dhe spanjoll i së cilës u publikua nga OpeanDemocracy[7] dhe revista Eurozine[8] dhe e cila u prezantua në konferencën Digital Bauhaus në Weimar në korrik të vitit 2015.[9]
Prej prillit 2016, Guérot është profesore për politikë evropiane dhe hulumtim demokratik sidhe kryesuese të departamentit me të njëjtin emër tek Universiteti i Danubit në Krems.[10] Libri i saj i parë (në gjuhën gjermane), Pse Evropa duhet bërë një Republikë! Një Utopi Politike (Warum Europa eine Republik werden muss! Eine politische Utopie), u publikua në muajin e njëjtë tek shtëpia botuese Dietz.[11]
Në maj të vitit 2017, u publikua vepra e saj e dytë (poashtu në gjuhën gjermane), Lufta e Re Civile: Evropa e Hapur dhe Armiqtë e saj (Der neue Bürgerkrieg: Das offene Europa und seine Feinde), në shtëpinë botuese Ullstein.[12]
Veç kësaj, Ulrike Guérot është e ngarkuar me mësime në Universitetin Evropa Vadrina në Frankfurt mbi Oder dhe në Bucerius Law School në Hamburg. Ajo është anëtare honorifike e kryesisë të ″Europa-Professionell″ në Berlin, ku ka qenë ndër vite aktive si anëtare e kryesisë.
Veprat
Redakto- Brockmeyer (Sh.B.): Die PS und Europa. Eine Untersuchung der europapolitischen Pragmatik der französischen Sozialisten 1971–1995. Brockmeyer, Bochum 1996, ISBN 3-8196-0412-X.
- Dietz Verlag (Sh.B.): Warum Europa eine Republik werden muss!. Eine politische Utopie. Dietz Verlag, Bonn 2016, ISBN 978-3-8012-0479-2.
- Propyläen Verlag (Sh.B.): Der neue Bürgerkrieg: Das offene Europa und seine Feinde. Propyläen Verlag, Berlin 2017, ISBN 978-3-549-07491-6.
- Bashkë me Robert Menasse, Bernstein-Verlag (Sh.B.): Manifest für die Begründung einer Europäischen Republik. Kritik der Europäischen Vernunft, Bernstein-Verlag, 2017, ISBN 978-3-945426-28-9 (publikuar në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht).
- Intervista
- Ulrike Guérot në bisedë me Jürgen Wiebicke (në gjuhën gjermane): Hoffnungsträger? - Republik Europa (Shpresa? – Republika Evropa). Radio Filozofike. WDR 5, 10 shkurt 2017.
- Politologja Ulrike Guérot: Wir brauchen die Nation nicht mehr (Ne nuk na duhet më kombi). Der Standard, 2 maj 2017.
- Eseje
- Ligjëratë fillestare: Europa zwischen Geist und Ungeist. Nationalismus und Konzepte europäischer Föderation in historischer Perspektive (Evropa ndërmjet intelektit dhe mendësisë së mbrapshtë. Nacionalizmi dhe konceptet të një federate evropiane në perspektivën historike). Wiener Zeitung, 28 prill 2017
Lidhje të jashtme
Redakto- Commons: Ulrike Guérot – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Faqja zyrtare e Ulrike Guérot
- Literatura nga dhe mbi Ulrike Guérot në Bibliotekën Kombëtare Gjermane
- Faqja zyrtare e ″The European Republic″ (në gjuhën angleze)
- Projekti artistik ″Amikejo″
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ "Autoren Januar 2010". blaetter.de. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ulrike Guérot, Brockmeyer (Sh.B.): Die PS und Europa – eine Untersuchung der europapolitischen Pragmatik der französischen Sozialisten 1971–1995. Brockmeyer, Bochum 1996, ISBN 3-8196-0412-X.
- ^ "European School of Governance (EUSG)". eusg.de. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2016. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Empfang in der Residenz der Botschafterin, gegeben vom Bundespräsidenten und von Daniela Schadt". Faqja kryesore e internetit e presidentit gjerman. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "European School of Governance (EUSG)". eusg.de. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2016. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "re:publica 2015 - Ulrike Guérot: The European Republic is under construction". youtube.com. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Europe's unfinished democracy". opendemocracy.net. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2018. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Eurozine – Europe's leading cultural magazines at your fingertips". eurozine.com. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Digital Bauhaus Summit 2017". digitalbauhaussummit.de. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Univ.-Prof. Dr. Ulrike Guérot". donau-uni.ac.at. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2017. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ulrike Guérot – Warum Europa eine Republik werden muss! Eine politische Utopie". dietz-verlag.de. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2017. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Der neue Bürgerkrieg – Ulrike Guérot". ullsteinbuchverlage.de. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 2017-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)