Undercover Cops
Undercover Cops (në shqip Policët e Infiltruar; në japonisht: アンダーカバーコップス) është një lojë arcade beat ‘em up zhvilluar dhe publikuar nga Irem në vitin 1992. Loja ka pasur një version për konzolën Game Boy dhe më vonë u publikua edhe për Snes.
Loja zhvillohet në vitin 2043 në një ambient të ngjashëm me atë të filmit Mad Max. Këshilli bashkiak i qytetit (i cili nuk emërohet kurrë gjatë lojës por supozohet se ndodhet diku në ShBA) shqyrton cështjen e kriminalitetit në rritje dhe vendos për krijimin e një “task force” nën emrin Pastruesit e Qytetit. Këta janë vigjilentë të cilët duhet të ndeshen fizikisht me kriminelët. Të gjithë bien dakort për formimin e kësaj skuadre.
Lojtari mund të zgjedhë midis tre personazheve Zan Takahara (Claude), Mat Gables (Bubba) dhe Rosa Felmond (Flame). Loja mund të luhet deri në tre veta njëkohësisht. Lojtarët mund të godasin njëri tjetrin gjatë lojës por nuk ka penalitete të asnjë lloji (e njëjta gjë vlen edhe për lojëra të ngjashme si Final Fight etj). Lëvizjet në lojë kryhen nga dy butona dhe janë përgjithësisht të limituara (duke e krahasuar - për versionin ndërkombëtar - me lojra të tjera të llojit beat ‘em up si Sengoku 3, Captain Commando etj).
CPU e lojës është: V33 (@ 9 Mhz), V30 (@ 7.15909 Mhz); CPU e zërit është: YM2151 (@ 3.579545 Mhz), GA20 (@ 3.579545 Mhz); Display është: Raster, 320 x 240 pixels, 60.00 Hz, 2048 colors.
Rreth lojës në fjalë ka pasur edhe një publikim të shkurtër manga lincensuar nga Irem.
Personazhet
RedaktoShkrimi i mëposhtëm është marrë nga vetë loja:
Versionet
RedaktoLoja ka pasur disa versione të ndryshme me diferenca të vogla midis njëra tjetrës:
- Versioni ndërkombëtar: Ka më pak lëvizje dhe manovra. Kundërshtarët nuk mbajnë armë të rrezikshme por thjeshtë mjete rrethanore. Vështirësia në nivelin e tretë është më e madhe se versioni origjinal.
- Versioni origjinal: Lojtari ka më shumë opsione, mënyra të ndryshme goditjeje dhe ndryshime të dukshme në sfond të niveleve të ndryshme.
- Versioni Game Boy: Kuptohet që ky version është për përdorim vetjak ku lojtari ka mundësi të zgjedhë vetë vështirësinë, kreditet që mund të përdorë si edhe jetët e mundshme.