Programi i Mësuesisë në Gjuhën Shqipe i Universitetit të Malit të Zi

Programi i Mësuesisë në Gjuhën Shqipe (Malazezisht: Učiteljski Program na Albanskom Jeziku) është një program i pavarur i studimit i cili vepron në kuadër të Universitetit të Malit të Zi, në Podgoricë.

Historiku Redakto

Programi Studimor për Arsimimin e Mësuesve në Gjuhen Shqipe u konstitua në vitin 2004 si njësi e veçantë e Universitetit te Malit të Zi. Akti konstituues u nënshkrua nga komisioni i amzës të cilin e përbënin, Prof. Dr Lubisha Stankoviq, Prof Dr Sllobodan Backoviq, Prof. Dr David Kalaj, Prof. Dr Bojka Gjukanoviq, Prof. Dr Ratko Gjukanoviq dhe Dr Maksut Haxhibrahimoviq. Ai udhëhiqet që nga fillimi nga Prof Dr David Kalaj. Në shtator të vitit 2004 startoi gjenerata e parë e studentëve e cila numëronte 45 studentë. Ne vitin shkollor 2010/2011 u regjistrua gjenerata e 7 e studentëve. 80 % të lëndëve ligjërohen në gjuhën shqipe, kurse 20 % në gjuhën malazeze. Deri në vitin 2009 kanë diplomuar 32 kandidatë.[1]

Me regjistrim në ketë program studimor, studenti fiton mundësinë që të aftësohet për njërin nga profesionet më të shenjta dhe me përgjegjësi më të madhe, për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve, në fazën më intensive të zhvillimit të tyre. Pas përfundimit të studimeve katërvjeçare studenti fiton mundësinë që të japë mësim klasor deri në klasën e 4-të, kurse disa studentë më të mirë, sipas të gjitha gjasave, do të mund të fitojnë të drejtën të japin lëndë të caktuara edhe në klasën e 5-të dhe të 6-të të shkollës fillore.

Bashkëpunimi ndëruniversitar Redakto

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

42°26′34″N 19°14′25″E / 42.442722°N 19.240305°E / 42.442722; 19.240305