Universiteti i Nju Jorkut është universiteti privat më i madh në Shtetet e Bashkuara i ndodhur në qytetin e Nju Jorkut.[1]

Logoja e Universitetit të Nju Jorkut

Universiteti u themelua në vitin 1831 nga Albert Gallatin në Grinuiç, Nju Jork. Kampusi i tij është kryesisht përreth Washington Square Park-ut, Broduej dhe në qendër të Bruklinit. Universiteti është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Amerikane, një rrjet i universiteteve kryesore të Amerikës së Veriut, që nga viti 1900.

Ai njihet kryesisht për fakultetet e tij të ekonomisë, drejtësisë, mjekësisë, shkencave kompjuterike, matematikës, filozofisë, shkencave politike dhe neuroshkencave. Për shkak të prestigjit dhe cilësisë së arsimit, universiteti konsiderohet në shumë aspekte i barabartë ose edhe superior ndaj universiteteve tradicionale të Ivy League-ës. Për këtë arsye, shpesh quhet një "New Ivy".

Referime

Redakto
  1. ^ Communications, NYU Web. "NYU". www.nyu.edu (në anglisht). Marrë më 2024-12-10.