Ura e Panamit

Urë mogule në Bangladesh

Ura e Panamit është një strukturë e ndërtuar me tulla në Periudhën Mogule. Ajo është njdërtuar në Kanalin Pankhiraxh në anën lindore të Habibpurit në zonën e Sonargaonit të distriktit të Narajanganxhit. Fillimisht, ajo u quajt Kompani Ke Ganxh Ka Pul ose Ura e kompani ganxhit.[1]

Ura e Panamit
পানাম সেতু
Emrat forumesKompani Ke Ganxh Ka Pul
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksionale
TipiUrë
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaKanali Pankhiraxh, Panam Nagari, ana lindore e Habiburit, upazila e Sonargaonit, distrikti i Narajanganxhit, divizioni i Dhakës,  Bangladesh
Koordinatat23°39′23″N 90°36′07″E / 23.656478°N 90.602065°E / 23.656478; 90.602065
PërfundimiShekulli i XVII
Technical details
MaterialTulla

Vendndodhja

Redakto

Ura e Panamit është ndërtuar në kanalin e Pankhiraxhit në rrugën puka që lidh Kompaniganxhin dhe zonën Bari-Maxhlis në anën lindore të Habibpurit nën upazilën e Sonargaonit. Ura u ndërtua në shekullin e XVII në rrugën me baltë që lidh zonën e Haxhiganxhit me zonën e Pazarit të Baidjas.[1]

Historia dhe përshkrimi

Redakto
 
Pamje nga lartë e urës

Panam Nagari ose Qyteti Panam është një nga qytetet e lashta nën upazilën e Sonargaonit në distriktin e Narajanganxhit. Ajo gjendet dy kilometra e gjysmë në veri të pikës Mograpara në autostradën Dhaka-Chittagong.

 

Pasi u vu nën sundimin e drejtpërdrejtë të Perandorisë Moghule, në qytetet e Sonargaonit dhe Panam Nagarit mogulët ndërtuan një numër rrugësh dhe urash në një formë të re. Periudha Mogule ishte domethënëse për çdo pjesë të Nënkontinentit. Gjatë kësaj periudhe u kryen disa punime zhvillimore dhe struktura. Panam Nagari nuk bënë përjashtim. Ndoshta Ura e Panamit është ndërtuar në atë periudhë.

Në zonën e Sonargaonit mjaft struktura mogule kanë mbetur të padëmtuara, duke përfshirë edhe tre ura. Këto janë Ura e Panamit, Ura e Dalalpurit dhe Ura e Panam Nagarit.[2] Megjithëse nuk ka mbishkrim autentik në lidhje me kohën e ndërtimit të urës, historianët bien dakord se ajo u ndërtua në Periudhën Mogule, d.mth., në shekullin e XVII. Ura me tre harqe është 173 ft (53 m) e gjatë dhe 14 ft (4.3 m) e gjerë. Struktura e lartë e urës është organizuar në një formë qarkore. Harku i mesit të urës është më i lart dhe i gjerë se dy të tjerët. Si pasojë, anijet mund të kalojnë poshtë urës.[1] Ura akoma akoma në përdorim.[3]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Muazzam Hussain Khan (2012). "Panam Bridge". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Panamnagar Bridge". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  3. ^ "অরক্ষিত প্রত্নসম্পদ". samakal.net (në bengalisht). 28 gusht 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)